Tel:+355 4 235 552
Tel/Fax:+355 4 235 559
 
 
Naim Frashëri (1846 – 1900)

Naim Frashëri lindi më 25 maj të vitit 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori te hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”. Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e revolucionit borgjez francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë si: greqishten e vjetër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri. Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres. Ai krijoi traditën e letërsisë patriotike, qytetare, ai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të popullit. Dashuria për atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës së tij. Në formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorë, por faktori kryesor ishte jeta e popullit të vet dhe lëvizja e tij për çlirim kombëtar.

 

 

MEDIA

 

“THE NEW YORK TIMES”

Tetë ushtarë amerikanë janë vrarë në dy ditët e fundit në sulmet e rebelëve irakianë, thuhet në të përditshmen amerikane “The New York Times”. Gjithashtu, në Badad janë vrarë dje edhe dy civilë, kur një makinë shpërtheu pranë një stacioni policie. Sipas artikullit, sulmi ndodhi jashtë një shkolle vajzash, por zyrtarët u shprehën se ishte e qartë që shënjestra ishte patrulla e policisë. Gjithnjë sipas artikullit, rebelët kanë si synime të luajnë me frikën dhe paragjykimet që ekzistojnë ndërmjet sunitëve që dikur qeverisnin vendin dhe shiitëve dhe kurdëve që dominojnë qeverinë e tanishme. Liderët politikë i frikësohen faktit se rebelët e kanë intensifikuar fushatën e tyre për të thelluar hendekun ndërmjet sunitëve dhe shiitëve dhe po mundohen tashmë të nxisin një luftë civile.

 

“THE INDEPENDENT”

“Shumë nga gjërat antike që janë në shitje në Britaninë e Madhe janë ose të vjedhura ose të rreme, thuhet në artikullin kryesor në të përditshmen britanike “The Independent”. Këtë e ka deklaruar Pol Kradok, shkencëtar në muzeun britanik, puna e të cilit përfshin kontrollin e vërtetësisë të sendeve. Sipas artikullit, ai është shprehur se sasia e veprave të artit të ligjshme që ekzistojnë në treg është shumë e vogël. Këto deklarata të profesor Kradokut janë bërë publike në një konferencë në Londër dhe mund të dëmtojnë tregun fitimprurës të tregut të objekteve të artit. Profesor Kradoku ka insistuar se shkalla e këtij problemi është aq e lartë, saqë ai do të kërkonte me ngulm të dhënat e sakta të një vepre arti nëse do t’i duhej të blinte një të tillë.

 

“IL CORRIERE DELLA SERA”

Dy shpërthime eksplozivash kanë ndodhur në dy qytete të ndryshme, por ndoshta mund të jetën të lidhura nga një rrjet i njëjtë terrorist, thuhet në të përditshmen italiane “Il Corriere Della Sera”. Shpërthimi i parë ka ndodhur në Torino në një zyrë të policisë bashkiake, ku kanë mbetur të plagosur dy policë roje. Sipas artikullit, shpërthimi i dytë ka ndodhur në Modena, ku eksplozivi i ishte adresuar Daniele Xhovanardi që është vëllai i ministrit të Marrëdhënieve me Parlamentin. Gjithnjë sipas artikullit në të përditshmen italiane “Il Corriere Della Sera”, hipotezat e para të formuluara nga hetuesit, atentatet mund të kenë lidhje tensionin që është krijuar ditët e fundit në Torino. Të shtunën e kaluar, anarkistët kanë organizuar në Torino një protestë me parulla kundër policisë dhe karabinierëve.

 

“SÜDDEUTSCHE ZEITUNG”

“Gjigantët e futbollit të Real Madridit janë në turrin e shit-blerjeve”, është artikulli kryesor në të përditshmen gjermane “Süddeutsche Zeitung”. Shuma e parave të hedhura ka arritur majat dhe lista e lojtarëve është e gjatë. Vazhdon të jetë një sezon i keq për Real Madridin. Gjithnjë sipas artikullit, të shtunën në Ligën e Kampionëve derbi kundër Atletico Madridit ishte “derbi më i keq i shekullit”, kjo sipas gazetave spanjolle. Sipas artikullit, në fund të ndeshjes Ronaldo u “përshëndet” nga publiku me fërshëllima. Pas dy vjetësh pa titull, Real Madrid po mendon që këtë verë të hidhet fuqishëm në tregun e transfertave. Gjithnjë sipas të përditshmes, për lojtarët e rinj do të hidhet një shifër prej 120 milionë eurosh.

 
 
HISTORI & MEDIA
 
Rubrikat
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
E përditshme e pavarur. Që nga 25 Marsi 2005