| |
DASHI |
|
Pavarësisht se sot mund të përqendroheni mjaft, shumë nga objektivat tuaja do t’ju duken të paarritshme. Kjo mund t’ju dekurajojë, por është në dorën tuaj nëse do të zgjidhni të hiqni dorë apo të vazhdoni përpara me të njëjtin ritëm. |
| |
DEMI |
|
Edhe nëse këto kohët e fundit keni qenë duke lundruar sipër reve, sot do të merrni disa lajme të cilat do t’ju bëjnë të zbrisni në tokë. Fatmirësisht, ju jeni mjaft të stabilizuar, kështu që kjo zbritje nuk do t’ju tronditë. |
| |
BINJAKET |
|
Dikush do të mundohet t’ju bëjë të ndiheni më pak të aftë seç jeni në të vërtetë. Ju vazhdoni përpjekjet tuaja pa humbur besimin te vetja dhe pa pasur besim te njerëzit që hiqen si miq. |
| |
GAFORRJA |
|
Kjo nuk do të jetë një ditë e lehtë për ju, pasi do të përballeni me situata të cilat do të jenë mjaft të pakëndshme për ju. Kini parasysh se kjo është kohë ndryshimesh, të cilat mund të jenë mjaft të favorshme nëse dini të bëni zgjedhjet e duhura. |
| |
LUANI |
|
Sot do të ndiheni disi në udhëkryq, pasi nga njëra anë qëndrojnë përgjegjësitë tuaj dhe nga ana tjetër janë dëshirat dhe mendimet tuaja që ju tërheqin. Nëse tregoheni të duruar dhe veproni me mençuri kjo situatë do të mbarojë më shpejt se ç’mund ta mendoni. |
| |
VIRGJERESHA |
|
Pavarësisht se ju sot keni shpresa të mëdha për të pasur një dialog frytdhënës me dikë që e keni për zemër gjërat mund të dalin pak nga kontrolli. Pavarësisht se keni shumë gjëra për të thënë, janë kufijtë që vendosni ju vetë që ju pengojnë të jeni të lirshëm.
|
| |
PESHORJA |
|
Sot është e nevojshme që të mbani disa sekrete dhe të mos i tregoni të gjitha gjërat që kanë lidhje me ju. Duhet të dini se ju keni më shumë aftësi seç e mendoni. Përdorini këto aftësi me mençuri. |
| |
AKREPI |
|
Nëse do të përpiqeni të gjeni motivet e ngjarjeve të pakëndshme që mund të ndodhin në jetën tuaj do të shihni se keni humbur mjaft gjëra rrugës. Mos lini pas dore miqtë tuaj, pasi një ditë mund të keni nevojë për mbështetjen e tyre. |
| |
SHIGJETARI |
|
Është shumë e rëndësishme që të përcaktoni dhe të sqaroni gjërat në gjithë marrëdhëniet që mund të keni, pasi sot mund të lindin mjaft keqkuptime të panevojshme. |
| |
BRICJAPI |
|
Sot do të shpenzoni para më shumë nga ç’do të fitoni, kështu që duhet të filloni menjëherë të kurseni. Disa projekte që i keni lënë pas dore prej kohësh do kenë nevojë që t’u kushtoni mjaft kohë. |
| |
UJORI |
|
Dita e sotme do të jetë shumë e zënë për ju, pasi do t'ju ngarkohen shumë detyra dhe takime. Por sa më shumë që ju shtohen të ardhurat, aq më të vështirë e keni të vendosni se si duhet t'i shpenzoni këto para. |
| |
PESHQIT |
|
Sot do të keni nevojë të bëni zgjedhje që do ju frikësojnë, pasi nuk jeni të përgatitur. Mendohuni mirë dhe merrni vendime të duhura pa rënë pre e pasigurive tuaja. |
| |
|
|
|