Të gjitha gratë, të cilat
janë të siguruara në
skemën e sigurimeve shoqërore, përfitojnë të ardhura për barrë lindje, si dhe shpërblim për lindjen e fëmijës. Sipas burimeve nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, shpërblimi për barrë lindje i paguhet një gruaje, e cila ka 12 muaj sigurim shoqëror dhe në kohën e shtatzënisë të ketë qenë në marrëdhënie pune. Duke filluar nga data 1 qershor, kur do fillojë edhe zbatimi i ligjit për përfitimet e masave të pensioneve, edhe gratë e përfshira në skemën e sigurimeve do të shpërblehen sipas një skeme të përcaktuar nga ISSH-ja.
Përfitimet
Çdo grua, e cila është kontribuese në skemën e sigurimeve shoqërore përfiton të ardhura për barrë lindje. Ndërkaq, periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike. Po ashtu, e ardhura e barrë lindjes është 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik, për periudhën e paralindjes dhe 150 ditë pas lindjes. Sipas ligjit që flet për përfitimet e grave, nëna që birëson fëmijën e moshës deri 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtën për leje pas lindje, e cila fillon ditën e birësimit.
Shpërblimi për lindje
Shpërblim për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i një fëmije që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës.
Ky shpërblim është një shumë e barabartë me 50 për qind të pagës minimale mujore.
Të ardhura për kompensim për barrë lindje
Gratë e përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore kanë të ardhura për kompensim për çdo barrë lindje. Ndërkaq, sipas burimeve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, gruaja e siguruar, që me vendim të Komisionit Mjekësor kompetent ndryshon vendin e punës për arsye shtatzënie, ka të drejtë të përfitojë kompensim të ardhurash për pakësimin që pëson nga ndryshimi i vendit të punës. Ky kompensim i jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo më pak se 12 muaj. Zbatimi i kësaj të fundit fillon me zbatimin e projektligjit të pensioneve.
Te Dhena
Çdo grua që është e siguruar në skemën e sigurimeve shoqërore përfiton:
- Të ardhura për barrë lindje
- Të ardhurat për barrë lindje i paguhet një gruaje, lidhur me barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj sigurim shoqëror dhe në kohën e shtatzënisë të ketë qenë në marrëdhënie pune.
- Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike. Për gruan që do të ketë në barrë, më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike.
Te Dhena
Shpërblimi për lindje fëmije:
- Shpërblim për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i një fëmije që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës.
- Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 për qind të pagës minimale mujore.
Te Dhena
E ardhura për barrë lindje për gruan e siguruar është:
- 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën e paralindjes dhe 150 ditë pas lindjes
- 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën tjetër në vazhdim.
- Nëna që birëson fëmijën e moshës deri 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtën për leje pas lindje, e cila fillon ditën e birësimit.
|