Tel:+355 4 235 552
Tel/Fax:+355 4 235 559
 
 
Sami Frashëri (1850 – 1904)

Ka qenë rilindas i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e tij. Kreu shkollën e mesme greke Zosimea në Janinë, ku përveç literaturës së përgjithshme, përvetësoi edhe disa gjuhë të huaja. Në 1872 u vendos në Stamboll, ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike turke. Samiu drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll, 1884 - 1885), ku shkroi një varg artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat “Abetare e gjuhës shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhës shqipe” (gramatika, 1886). Sami Frashëri shkroi gjithashtu librin “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?”, botuar në Bukuresht në 1899-ën pa emër autori. Ky libër u bë manifest i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe traktatin e saj. Porta e Lartë e ndoqi dhe e persekutoi Samiun, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar të dilte nga shtëpia. Vdiq në Stamboll më 1904-ën.

 

 

MEDIA

 

“THE NEW YORK TIMES”

Presidenti francez, Zhak Shirak, ka shkarkuar sot të besuarin e tij, kryeministrin francez, si pasojë e votimit të vendit kundër referendumit për ratifikimin e Kushtetutës së Bashkimit Evropian. Pas shkarkimit të kryeministrit, Zhan Pier Rafarin është njoftuar dhe zëvendësuesi i tij do të jetë ministri i Punëve të Brendshme, Dominik de Villepin. Rafarin fajësohet për refuzimin e Kushtetutës evropiane nga francezët, pasi sipas sondazheve, votuesit kanë votuar pjesërisht kundër ratifikimit në shenjë ndëshkimi ndaj qeverisë franceze që ka dështuar në reduktimin e papunësisë së lartë. Ndërkohë, shumë deputetë në Parlament kanë rezerva ndaj kryeministrit të ri francez, për të cilin shprehen se është shumë i distancuar nga populli.

 

“SÜDDEUTSCHE ZEITUNG”

Tema më e rëndësishme në gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” kishte të bënte me lëvizjet e reja në qeverinë franceze dhe rivalët e rinj që Shiraku mblodhi në kabinetin e ri qeveritar, kryeministrin i ri, Dominique de Villepin dhe kundërshtarin e tij, ministrin e ri për Punët e Brendshme, Nicolas Sarkozy. Presidenti kërkon që këta të dy të punojnë së bashku, pasi kanë edhe të njëjtën ambicie, të fitojnë zgjedhjet presidenciale në vitin 2007. Dy ditë pas referendumit francez për Kushtetutën e Bashkimit Evropian dhe pas dorëheqjes së kryeministrit Raffarin, Shiraku gjeti një kryeministër të ri, i cili është edhe një nga të besuarit e tij. Me këtë qeveri të re Shiraku po përpiqet të zgjidhë krizën e re që ka përfshirë Francën.

 

“LA REPUBBLICA”

Një helikopter italian është rrëzuar në Irak. Si pasojë kanë mbetur të vdekur dy pilotët dhe katër ushtarakë italianë. Nuk dihen akoma motivet e rrëzimit të avionit, mund të ketë qenë një defekt në motor apo një stuhi e papritur në shkretëtirë. Sidoqoftë, autoritet ushtarake në Irak po kryejnë hetime të nevojshme për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Burime hetimore në Irak kanë saktësuar se për momentin nuk mund të përjashtojnë asnjë hipotezë, si dhe nuk mund të japin asnjë informacion paraprak në lidhje me ngjarjen. Disa nga të dhënat e deritanishme janë se helikopteri në kohën e aksidentit po kryente një itinerar jo të zakonshëm mbi qytetin e Kuvajtit dhe Talilit gjatë natës.

 

“THE GUARDIAN”

Presidenti francez, Zhak Shirak, ka emëruar sot ministrin e Brendshëm, Dominik de Villepin, si kryeministër të ri të Francës, pasi qeveria e tij pësoi kriza të rënda pas humbjes së thellë të referendumit për ratifikimin e Kushtetutës së Bashkimit Evropian. Njoftimi për emërimin e de Villepin ka ardhur shumë shpejt pasi presidenti francez ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Zhan Pier Rafarin. Ndërkohë, kryeministri i ri, Dominik de Villepin është një luajalist i Shirakut, i cili luajti një rol kryesor në kampin e kundërshtarëve të sulmit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara gjatë kohës që ai ishte ministër i Jashtëm.

 
 
HISTORI & MEDIA
 
Rubrikat
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
E përditshme e pavarur. Që nga 25 Marsi 2005