Tel:+355 4 235 552
Tel/Fax:+355 4 235 559
 
 
DASHI
Mos u mundoni të merrni përsipër më shumë punë se sa mund të përballoni. Ju me të vërtetë keni aftësi të punoni më shpejt se të tjerët, por sidoqoftë, duhet të dini t’i menaxhoni siç duhet ato.
 
DEMI
Edhe pse sot do të jeni më të lëvizshëm se ditët e tjera mos tentoni akoma të çorganizoni ritmin tuaj të jetës. Është më mirë të mbaheni në gjendjen tuaj aktuale, sesa të filloni të mendoni se qielli është më i kaltër diku tjetër.
 
BINJAKET
Duket sikur ju nuk gaboni në asgjë, por kini kujdes, pasi sot rreziku fshihet edhe pas mundësive që duken pozitive. Kini parasysh të respektoni gjithmonë kufijtë, pasi kjo do t’ju ndihmojë të fitoni respektin e të tjerëve.
 
GAFORRJA
Sot do t’ju kërkohet që të zgjeroni fushën tuaj të veprimit dhe të punoni më shumë se zakonisht. Mos u mundoni që të bëni gjithçka menjëherë, por organizojini veprimtaritë tuaja duke i ndarë ato në pjesë më të vogla.
 
LUANI
Sot do të kërkohet bashkëpunimi juaj me kolegët tuaj edhe pse do ju do të preferonit të punonit vetëm. Mos harroni se ndonjëherë ndërveprimi me të tjerët mund t’ju japë shumë njohuri që mund t’ju nevojiten.
 
VIRGJERESHA
Sot do të përballeni me shumë situata, të cilat do të donit t’i shmangnit. Mos u stresoni për gjërat të cilat nuk kanë shumë vlerë. Jini të hapur ndaj njohurive të reja, por sidoqoftë, mendohuni mirë përpara se t’i vini ato në praktikë.

 
PESHORJA
Komunikimi me të tjerët do të marrë përmasa mjaft të mëdha, duke ju dhënë mundësinë të jeni në qendër të vëmendjes. Mund të merrni disa lajme të mira, por nëse nuk jeni të vëmendshëm nuk do t’i dalloni dot ato nga lajmet e zakonshme.
 
AKREPI
Sot do të jetë një ditë mjaft pozitive, por ekziston mundësia që optimizmi mos t’ju bëjë të ndiheni rehat, pasi e keni të vështirë të besoni se kjo është e vërtetë. Çlirohuni nga pasiguritë tuaja dhe shijoni ditën që do t’ju jepet.
 
SHIGJETARI
Me ndikimin e Jupiterit në shenjën tuaj, dita juaj do të jetë mjaft pozitive dhe e suksesshme. Frymëzimi juaj mund të shërbejë si motivim për të tjerët. Ëndërroni pa frikë, pasi ëndrra juaj mund të bëhet realitet.
 
BRICJAPI
Mos kini frikë të hidheni në eksperienca të reja, pasi sot do të keni mundësinë të mësoni gjëra të cilat nuk i kishit menduar më parë. Besojini gjykimit tuaj optimist, por mos harroni të mbani këmbët në tokë.
 
UJORI
Sot do të jeni plot me ide të reja, të cilat presin vetëm që t’i vini në praktikë. Kini parasysh që të mos zgjeroni më tepër sesa duhet rrezen tuaj të veprimit, pasi kjo mund të kthehet kundër jush.
 
PESHQIT
Ju po mundoheni të stabilizoni mendimet tuaja, por tundimet e bëjnë këtë mjaft të vështirë. Një pushim i shkurtër do të ishte mjaft çlodhës, por gjithashtu, ekziston rreziku që të dembeloseni.
 
 
HOROSKOPI
 
Rubrikat
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
E përditshme e pavarur. Që nga 25 Marsi 2005