Brenda muajit qershor,
vezët "AIBA" do të
jenë të pranishme edhe në tregun italian. Eksporti do të realizohet ndërmjet kompanisë shqiptare "AIBA" dhe kompanisë italiane "Victoria". "Kompania italiane "Victoria" dhe ajo shqiptare "AIBA" kanë nënshkruar një kontratë ku, sipas së cilës eksporti i vezëve të prodhuara nga kjo firmë do të bëhet brenda muajit qershor për në Itali", u shpreh Bujar Çepeli, drejtor i përgjithshëm i kompanisë "AIBA". Sipas tij, veza e prodhuar nga kjo kompani ka kaluar disa prova për sa i përket cilësisë, shijes, e kushteve higjieno-sanitare. Aktualisht, kampionët e kësaj vezë janë dërguar në laboratorët e Italisë për të bërë disa analiza specifike. Ndërkohë që, sipas tij, po kryhen procedurat e etiketimit të vezës në gjuhën italiane. Çepeli shprehet se, sasia e vezës që do të importohet varet nga kërkesa e tregut italian. Kjo, pasi në Itali veza e bardhë është e panjohur, pasi konsumohet vetëm ajo kafe. Eksporti drejt Italisë është hapi i parë drejt vendeve të BE-së.
Bashkëpunimi
Kompania italiane "Victoria" u krijua në vitin 2004 dhe ka një karakter ndërkombëtar që vepron në të gjithë tregjet botërore. Në Shqipëri kompania "Victoria" është prezente që në fillim të vitit 2005 dhe po operon në tregun agroushqimor. Sipas presidentit të kësaj firme Xhuzepe Mei, aktualisht ata po bashkëpunojnë me kompaninë shqiptare "AIBA", ku së shpejti do të kryejnë eksportin e vezëve drejt Italisë dhe më pas në Evropë.
Eksportet
Sipas presidentit të kompanisë italiane, Xhuzepe Mei, ata do të eksportojnë edhe produkte të tjera vendase drejt Italisë. Kështu, sipas tij, kjo kompani ka nënshkruar një kontratë edhe me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar për të eksportuar prodhimet ushqimore shqiptare në Itali. Sipas tij, produktet që do të eksportohen janë qershitë, prodhimet e birrës, si dhe ujërat minerale. Ai theksoi se këto prodhime janë të një cilësie mjaft të lartë dhe do të pëlqehen nga konsumatori italian.
“ProCredit”, depozita
me afat mbi 1 vit
Për herë të parë në Shqipëri klientët kanë mundësi të depozitojnë paratë e tyre në lekë me afat më të gjatë se dy vjet. "ProCredit Bank", e afirmuar në pozicionin e saj në tregun shqiptar si një bankë e cila ofron mbështetje financiare për biznesin e vogël dhe të mesëm, tashmë prezanton produkte të reja depozitash me afat më të gjatë dhe me norma interesi më të larta. Duke filluar nga data 1 qershor 2005, "ProCredit Bank" ofron për klientët e saj depozita me afate më të gjata se një vit në të gjitha monedhat. Më konkretisht, klientët do të kenë mundësi të vendosin paratë e tyre pranë "ProCredit Bank" për afate 2, 3, 4 dhe 5-vjeçare, në varësi të preferencës së tyre për euro dhe USD. Ndërkohë, për monedhën vendase lekë, Banka "ProCredit" hedh në treg depozitën me afat 2-vjeçar dhe për herë të parë në tregun shqiptar ofron edhe afatin 3-vjeçar të maturimit për depozitat në lekë, duke qenë në këtë mënyrë e vetmja bankë që ofron depozita në lekë me afat më të gjatë se dy vjet për klientët e saj. "ProCredit Bank" i hedh këto produkte në treg në një situatë shumë pozitive në lidhje me depozitat e klientëve, pikërisht për të ofruar më tepër alternativa dhe mundësi investimi e për t'iu përgjigjur kërkesave gjithnjë më në rritje të klientëve të saj. "ProCredit Bank" aplikon nivelin më të ulët minimal për të hapur një depozitë me afat prej 10 mijë lekë, 100 euro ose USD. Përveç kësaj, normat e interesit të ofruara nga "ProCredit Bank" për të gjitha afatet e maturimit të depozitave janë tepër atraktive dhe konkurruese. Të gjitha këto, të kombinuara me një strukturë aksionere të përbërë nga institucione financiare me reputacion ndërkombëtar, e bëjnë "ProCredit Bank" një zgjedhje të natyrshme për shumë klientë depozitues.
Te dhena
- Banka ka 100 mijë klientë në total
- Kanë marrë kredi 26 mijë klientë
- 77 mijë
klientë kryejnë
shërbimet
bankare
|