Tel:+355 4 235 552
Tel/Fax:+355 4 235 559
 
 

Këshilli i Ministrave miratoi shtesën gjatë mbledhjes së djeshme

Vendimi: Ja shifrat e rritjes së pensioneve


Lorina MIXHA

Pensionistët do të përfitojnë shtesën e premtuar të pensionit. Kjo, pasi qeveria miratoi dje vendimin për rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë sociale. Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e djeshme i ka thënë "po" rritjes së programuar të të gjitha llojeve të pensioneve të pleqërisë, shtesave mbi pension dhe të trajtimeve të veçanta për ish-ushtarakët, minatorët, veteranët dhe kategori të afërta me ta. Këto shtesa do të jenë në masën 8 dhe 15 për qind. Janë 585 mijë pensionistë përfitues, të cilët që sot do të kenë më shumë të ardhura për vete dhe familjet e tyre. Kostoja financiare e programuar dhe tashmë e arsyetuar për t'u mbështetur nga buxheti për vitin 2005, që mbulon këtë aksion social të qeverisë, arrin në më shumë se 2 miliardë lekë.
Rritja e masës së pensioneve
Pensionet e pleqërisë, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare, pensionet për merita të veçanta, pensionet e posaçme shtetërore, shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, si dhe pensionet për vjetërsi shërbimi, do të rriten në masën 8 për qind për të gjithë përfituesit në qytete. Pensionet e fshatit, që nga dita e sotme janë rritur në masën 15 për qind dhe nga kjo përfitojnë 183 mijë pensionistë, banues në zonat rurale. Ky vendim plotëson barazimin gradual të masës së pensioneve të fshatit me ato të qytetit. Kështu, pensionet e fshatit rriten dyfish në krahasim me pensionet e qytetit.

Masat e pensioneve të përfituara

  • Pensioni
    Pension suplementar pleqërie
  • Përfitimi
    E përfitojnë burrat që kanë shërbyer për 15 vjet, gratë që kanë shërbyer për 12 vjet
  • Pensioni
    Pensionet e parakohshme
  • Përfitimi
    Masa e përfitimit 50 për qind të pagës me kufirin e 2 përqindëshit

 

Të ardhurat mujore për një pensionist në qytet

2004 2005

Pensioni mesatar 8400 9200

Kompensime min 500 500

Komp. shtesë mesatare 170 170

Të ardhura mesatare 9070 9870

Kompensim ilaçesh 1500 1500

Totali 10570 11370

Shifrat

  • 585 000 Është numri i pensionistëve, të cilët që sot do të kenë më shumë të ardhura për vete dhe familjet e tyre
  • 183 000 Pensionet e fshatit, që janë rritur në masën 15 për qind dhe nga kjo përfitojnë
  • 183 mijë pensionistë, banues në zonat rurale

 

Kompensimi për rritjen çmimit të energjisë dhe bukës do të vazhdojë edhe pas shtesës

Sa përfitojnë kategoritë e pensionistëve

Pensionet e ushtarakëve për vjetërsi shërbimi do të rriten në masën 8 për qind

Shteti mbron me të tjera të ardhura shtesë, kategorinë e pensionistëve. Këtë e bën duke kompensuar ndryshimet në rritje të nivelit të çmimeve për disa artikuj si: buka, energjia elektrike apo personat në ngarkim. Ndërkaq, pensionistët e qytetit, krahas pensionit kompensohen për çmimin e energjisë elektrike në 35 lekë në muaj, si dhe me 700 lekë në muaj për efekte që kanë në përbërje vetëm pensionistë dhe skema të veçanta kompensuese.
Përfitime të tjera
Edhe pas kësaj rritjeje pensionistët, krahas të ardhurave nga pensioni, do të vazhdojnë të marrin të ardhurat e tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave. Këto kompensime janë për diferencën e çmimit të bukës, për energjinë elektrike dhe për pjesëtarët e familjes që janë në varësi ekonomike.
Në vlerësimin fundor, me zbatimin e këtyre vendimeve, të ardhurat mesatare mujore të pensionistit individual në qytet arrin në rreth 100 dollarë në muaj. Po ashtu, qeveria ka vendosur që të rrisë në masën 8 për qind pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensionet suplementare të pleqërisë, pensionet suplementare të invaliditetit. Në po këtë masë, që sot janë rritur edhe pensionet suplementare të invaliditetit të ushtarakëve, që për shkak të detyrës bëhen të paaftë plotësisht, pensionet suplementare familjare dhe pensionet suplementare të ushtarakut, që për shkak të detyrës humbasin jetën.
Të vetëpunësuarit në bujqësi
Ndërkaq, qeveria ka vendosur të bëjë një ndryshim në kontributin vjetor për sigurimet shoqërore për të vetëpunësuarit në bujqësi, duke i favorizuar me tarifë. Përfituesit e këtij ndryshimi janë fermerët në zonën Verilindore dhe në rrethet Gramsh, Kolonjë, Skrapar e Tepelenë. Ky ndryshim është bërë për barazimin gradual të masës së kontributit të të vetëpunësuarve në bujqësi me masën e kontributit të të vetëpunësuarve në qytete. Qëllimi final edhe këtu është barazimi i masës së pensioneve të qytetit me fshatin.
Pensioni u rrit në pesë faza
Nëse qeveria nuk do të kishte bërë 5 fazat e ngushtimit të diferencave do të kishin ngelur vetëm në 8790 lekë. Praktikisht, edhe ata pensionistë që dikur kanë dalë në pension maksimal, por që në vite kishin pësuar humbje reale të pensionit të tyre, edhe pas zbatimit të fazës së pestë, afrohen në 97 për qind të pensionit maksimal nominal që është sot. Përveç faktorëve ekonomikë dhe socialë, me të cilët ndeshet vendi ynë sot, janë edhe disa faktorë të tjerë që e bëjnë të vështirë balancën e skemës së pensioneve. Në vitin 2013, kur të ketë mbaruar periudha e tranzicionit, e rritjes së moshës së pensionit, pritet që Shqipëria të ketë 410000 deri në 412000 pensionistë, çka do të thotë se duke pasur një numër më të vogël pensionistësh do të ekzistojë mundësia që paratë që mblidhen të shpërndahen duke dhënë diçka më shumë se kjo që jepet sot.

Llogaritja e pensionit të fshatit

Mbi bazën e ligjit të ri, një person që ka punuar në ish- kooperativat bujqësore dhe ka kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore, rregullisht që në vitin 1994 e në vazhdim, si person i vetëpunësuar në bujqësi në vitin 2004 para datës 1.07.2004 do të përfitonte një pension bazë fshati prej 2590 lekësh. Në total kjo shifër shkon në 3264 lekë. Ky pension përfaqëson rreth 54 për qind të pensionit minimal të qytetit. Shtesat e pensionit të fshatit përllogaritet 1 për qind çdo vit kontribuimi ndaj pagës minimale që kishte ishte 10343 lekë. Kjo e shumëzuar për 10 vjet ka vlerën 1034 lekë. Që nga dita e sotme kemi një pension fshati 2978 lekë, si dhe një shtesë pensioni për 1140 lekë ose 4118 lekë ose 38 për qind më shumë se pensioni bazë.

Shifrat

  • 100 dollarë Është shuma e të ardhurave mesatare mujore të pensionistit individual në qytet
  • 228 mijë Është numri i personave qëtë qeverisë trajtohen me pension pleqërie në
    vendin tonë pas vendimit të qeverisë
  • 162 mijë Është numri i personave që trajtohen me pension pleqërie fshati në vendin tonë pas vendimit të qeverisë

 

Shtesat e perfitimeve

  • 15 për qind është shtesa që do të përfitojnë duke filluar që nga 1 qershori pensionet për zonat rurale. Shtesa prej 5 për qind më shumë sesa pensionet e zonave urbane bëhet për të arritur barazinë mes këtyre 2 pensioneve
  • 50 milionë USD është shuma që do të shpenzohet çdo muaj për të mbështetur 560 mijë pensionistë
  • 120 familje është numri i familjeve që do të përfitojnë ndihmë ekonomike, sipas listave të hartuara nga Ministria e Pushtetit Vendor
  • 28 është rezidenca do të hapen brenda vitit 2005 për të pritur pensionistë, invalidë dhe kategori të tjera me probleme
  • 15 mijë të papunë do të përfitojnë nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, muaj për muaj një shumë prej 6900 lekësh
 
 
ARGUMENTI
 
Rubrikat
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
E përditshme e pavarur. Që nga 25 Marsi 2005