Tel:+355 4 235 552
Tel/Fax:+355 4 235 559
 
 
Kuvendi i Rubikut
Qershor 1912

Kur kryengritja ishte përhapur nga Kosova gjer në Jug, kur veprimtaria e patriotëve shqiptarë ishte shtuar së tepërmi për të arritur autonominë e Shqipërisë në bazë të 12 pikave të kërkuara në “Librin e Kuq” të Gerçes, duheshin ndërmarrë aksione më të forta, më të organizuara. Për të shqyrtuar këto probleme u mblodh më qershor 1912, Kuvendi i Rubikut. Në këtë Kuvend, përveç të Besëlidhurve u ftuan të merrnin pjesë edhe patriotë nga Kurbini, Kruja e Tirana. Pas bisedimeve që u zhvilluan në atë tubim patriotësh, u vendos që të mos pushohej lufta kundër turqve deri sa ata të jepnin liritë e kërkuara nga shqiptarët. Në Rubik u vendos të sulmohej Durrësi e të ngrihej në atë qytet flamuri kombëtar, si dhe të dërgohej në Prishtinë një delegacion për të mbështetur kërkesat e patriotëve shqiptarë për pavarësinë e Shqipërisë, në bisedimet me palën turke. Në Kuvendin e Rubikut morën pjesë Gjin Pjetri në emër të Kurbinit dhe Mahsar e Refik bej Toptani në emër të Krujës e Tiranës.Pas Kuvendit të Rubikut të Besëlidhurit ndërmorën dy aksione të rëndësishme kundër forcave turke.

 

 

MEDIA

 

“THE NEW YORK TIMES”

Pas shumë dekadash kërkimesh, mjekët do të bëjnë ndryshime të mëdha në kurimin e kancerit të mushkërive. Këto ndryshime bazohen në rezultatet e kërkimeve më të fundit, sipas të cilave kimioterapia mund t’ju zgjasë jetën disa pacientëve, tek të cilët mendohej se kimioterapia nuk kishte efekt. Një nxitje e rëndësishme për këtë ndryshim ka ardhur një vit më parë, kur dy studime treguan një rritje të ndjeshme të rasteve të mbijetimit të pacientëve, të cilët iu nënshtruan kimioterapisë.

 

“IL CORRIERE DELLA SERA”

“Shenja e barazimit ndërmjet emigrantëve klandestinë dhe kriminalitetit nuk ka baza dhe nuk mund të aplikohet në një vend të qytetëruar si i yni”, ka qenë replika e ministrit të Brendshëm, Xhuzepe Pisanu, ndaj Lega Nord. Ai është shprehur se drejt Italisë mund të emigrohet vetëm në bazë të rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare. “Prandaj, kushdo që do të shkelë këto rregulla duhet ta dijë se herët a vonë do të përballet me forcën e shtetit”, ka thënë ministri italian.

 

“THE GUARDIAN”

Princi Uilliam, gjatë ceremonisë së diplomimit të tij e ka përshkruar si “normale” jetën studentore në Universitetin “St Andrew”. Gjatë ceremonisë ai është shprehur për reporterët: “Sot është një ditë shumë e veçantë për mua dhe jam i lumtur që pranë meje kam familjen time dhe sidomos gjyshen, e cila ka ardhur këtu, edhe pse ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore”. Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar të ketë një jetë studentore normale dhe të thjeshtë.

 

“SÜDDEUTSCHEN ZEITUNG”

Sipas informacioneve të “Süddeutschen Zeitung”, pika kryesore e politikave të partisë së djathtë “CDU/CSU, është zgjedhja e mënyrës se si do të krijohen të ardhurat. Nga ana tjetër, social demokratët e SPD-së, shfaqin një tjetër mënyrë drejtimi. Të djathtët e kanë nisur hapur tashmë diskutimin në lidhje me politikat që do të ndjekin, nëse do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu ata kanë ngritur edhe pyetjen nëse do t’ia dalë mbanë një kancelare të mbajë në dorë timonin e vendit.

 

 

Ngjarje të rralla

 

Maçoku shpëton me frymëmarrje gojë më gojë

AUSTRALI – Një maçok që ishte në fund të jetës së tij mund të jetojë sërish. Kjo falë zonjës së tij që i shpëtoi jetën. Maçoku nuk po merrte frymë dhe fëmijët të tmerruar lajmëruan nënën e tyre. Ajo e shqetësuar i bëri frymëmarrje gojë më gojë maçokut dhe i pompoi me dy gishta zemrën. Kështu kafsha shtëpiake erdhi në jetë pas gjysmë minute. Ky veprim i të zonjës e risolli në jetë maçokun. Ajo tha se nëse do të ishte e nevojshme do ta përsëriste këtë gjest human, për të shpëtuar maçokun e saj.

Panolino speciale për kuajt

ITALI – Bashkia e Romës ka vendosur që kuajt të cilët shëtisin turistët me karroca nëpër qytet të përdorin disa panolino speciale. Kjo bëhet për higjienë dhe për të mbajtur qytetin të pastër. Kështu rrugët e kryeqytetit italian nuk do të bëhen pis. Gjithsesi ajo që nuk është e qartë është se si do t’i kontrollojnë kafshët e gjora nevojat e tyre personale. Sipas kryetarit të bashkisë Veltroni, kjo metodë e re do të mbrojë traditat e qytetit historik të Romës dhe do të ruajë dekorin e qytetit.

Fëmijët mbipeshë janë 1 milion

BRITANI – Sipas një studimi me fëmijët anglezë, shifra e atyre që janë mbipeshë i afrohet një milionit. Shkak për këtë janë bërë ushqimet e thata që fëmijët konsumojnë. Sipas po këtij studimi, brenda 15 vjetësh ky numër do të rritet shumë. Fëmijët mbipeshë duhet të bëjnë shumë kujdes, sepse pesha e tepërt shkakton sëmundje si diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut. Gjithashtu, kjo shkakton edhe probleme të shumta me zemrën dhe mëlçinë, që mund të sjellin pasoja drastike në jetën e fëmijëve.

Ushqimet e fastfood-ve shkaktojnë kancer

SHBA – Ushqimet e fastfood-ve nuk janë të rrezikshme vetëm për mbipeshën, por mund të shkaktojnë edhe kancer. Sipas një studimi amerikan, ushqimet e fastfood-ve mund të shkaktojnë kancer në 67 për qind të rasteve. Për të ulur këtë rrezik mjekët këshillojnë që njerëzit të hanë ushqime të fastfood-ve një herë në muaj. Gjithashtu, këshillohet që kjo të shoqërohet me një lëng portokalli dhe jo me coca-cola. Kjo bëhet sepse vitamina C që ndodhet tek portokallet të mbron organizmin nga substancat kancerogjene që ndodhen tek ushqimet e fastfood-ve.

 
 
HISTORI & MEDIA
 
Rubrikat
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
E përditshme e pavarur. Që nga 25 Marsi 2005