| |
DASHI |
|
Sot mund të humbisni përkohësisht besimin në vetvete, pasi nuk do të përqendroheni dot në arritjen e objektivave tuaja. Duket sikur ka një hendek të dallueshëm ndërmjet veprimeve dhe qëllimeve tuaja. Kini parasysh se një moment i vetëm hezitimi mund t’ju kushtojë shtrenjtë. |
| |
DEMI |
|
Ndërsa ju mundoheni të stabilizoni ndjenjat tuaja, njerëzit përreth jush po mundohen t’ju shkaktojnë telashe të mëtejshme. Paradoksi i situatës në të cilën ndodheni është se sa më shumë të llogaritni veprimet tuaja, aq më shumë do ta humbni kontrollin. |
| |
BINJAKET |
|
Keni mjaft punë të lëna përgjysmë, të cilat duhet t’i përfundoni. Në vend që të alarmoheni nga sasia e madhe e gjërave që duhet të bëni, duhet të caktoni prioritetet tuaja dhe të hidheni në veprim me plane të përcaktuara qartë. |
| |
GAFORRJA |
|
Do të jetë mjaft e vështirë të që të maskoni gjendjen tuaj shpirtërore. Ndoshta do të ishte më mirë nëse ju do të neglizhonit emocionet tuaja dhe të ecni përpara. Nuk duhet të lini pas dore idetë që ju ndihmojnë të rriteni profesionalisht. |
| |
LUANI |
|
Duhet të përmirësoni mënyrën tuaj të komunikimit me të tjerët dhe të mposhtni dëshirën për t’u lënë të tjerëve të kuptojnë se çfarë ndieni në këtë periudhë. Nëse jeni të kujdesshëm, situata do të kthehet në favorin tuaj shumë shpejt. |
| |
VIRGJERESHA |
|
Lejojini miqtë tuaj të kujdesen për ju. Kjo nuk do të thotë se ju jeni të dobët, por është dëshira e atyre t’ju ndihmojnë si shprehje e dashurisë që kanë për ju. Kini parasysh se nuk duhet të jeni vetëm ju ata që do të kujdesen për të tjerët.
|
| |
PESHORJA |
|
Të tjerët do të mendojnë se ju jeni mjaft krijues, por kjo nuk do të thotë se do të ndiheni të kënaqur. Mundohuni të përfshiheni në aktivitete që do t’ju qetësojnë nervat dhe mos u shqetësoni për reagimin e askujt ndaj veprimeve tuaja. |
| |
AKREPI |
|
Mos humbni kohë duke u ankuar, por bëni atë që keni në mendje dhe që mendoni se është e duhur për ju. Kushtojini rëndësi prioriteteve tuaja dhe kaloni kohë me personat që janë të rëndësishëm për ju. |
| |
SHIGJETARI |
|
Suksesi ose dështimi juaj do të varet në aftësinë për të dalluar momentin e duhur për t’u hedhur në veprim. Një ndryshim në jetën tuaj personale do të jetë do të jetë në të mirën tuaj të mëvonshme edhe pse tani mund t’ju bëjë të ndiheni keq. |
| |
BRICJAPI |
|
Pavarësisht se ju zakonisht jeni persona mjaft konservatorë, nganjëherë keni nevojë të kryeni veprime krejt spontane dhe të papritura. Ata që ju njohin nuk do t’i presin këto veprime nga ju, por sidoqoftë do ta pëlqejnë sensin tuaj praktik. |
| |
UJORI |
|
Ju po mbaheni akoma pas zakoneve të vjetra të të punuarit, që nuk mund t’ju japin më suksesin që ju kanë dhënë dikur. Ekzaminoni me kujdes rutinën tuaj ditore dhe vendosni se çfarë duhet të ndryshoni në mënyrë që të jeni më të suksesshëm. |
| |
PESHQIT |
|
Ju duhet të mendoni për të kryer udhëtime dhe për t’u përfshirë në aktivitete që do t’ju ndihmojnë të zgjeroni njohuritë tuaja dhe të ndryshoni mënyrën tuaj të jetesës. Bëni diçka të veçantë për dikë që e keni për zemër. |
| |
|
|
|