Tel:+355 4 235 552
Tel/Fax:+355 4 235 559
 
 
DASHI
Do të jeni mjaft energjikë dhe do të keni vullnetin e mjaftueshëm për të përfunduar një projekt që keni nisur. Disiplina do t’ju japë mundësinë të bëni ndryshimet personale që keni menduar kohët e fundit. Ka ardhur koha të ndryshoni mënyrën e jetesës dhe t’i kushtoni më shumë kohë vetes suaj.
 
DEMI
Kjo mund të jetë një ditë perfekte nëse do të keni planifikuar që më parë një marrëveshje biznesi. Sidoqoftë, nëse do t’ju duhet të përballeni me çështje sentimentale, është më mirë të zhdukeni nga skena dhe të prisni deri sa të ndiheni më të fortë. Do t’ju krijohen ndjenja pasigurie për shkak të dobësisë tuaj.
 
BINJAKET
Diskutoni me një mik ose koleg të besuar për idetë tuaja. Nëse aktivizoheni më shumë në jetën sociale mund t’ju krijohet mundësia të njihni persona që do ju duken shumë interesantë. Një lidhje sentimentale mund të shfaqet në horizont, ju duhet vetëm të jeni të hapur dhe spontanë.
 
GAFORRJA
Mund të arrini qëllimet që i keni vënë vetes prej kohësh dhe të keni përfitime financiare në fushën profesionale. Një investim i pazakontë mund të ngjallë interesin tuaj. E rëndësishme është të dini të kapni mundësitë që do t’ju jepen. Kushtojini më shumë kohë familjes suaj.
 
LUANI
Do ta keni të vështirë që t’i bindni të tjerët të kuptojnë vizionin tuaj. Në fund të fundit ju nuk keni pse ta bëni këtë gjë. Besoni në atë që bëni dhe punoni shumë për të çuar përpara idetë tuaja dhe kështu të tjerët do ta vlerësojnë punën dhe këndvështrimin tuaj.
 
VIRGJERESHA
Do të jetë e nevojshme që sot të merrni një vendim të rëndësishëm që ka lidhje me ekonominë tuaj. Mund të zgjidhni një çështje të rëndësishme familjare, e cila ju ka shqetësuar prej shumë kohësh. Ju duhet pak kohë për të sqaruar ndjenjat dhe mendimet tuaja. Një ndryshim në fushën e ndjenjave do t’ju bëjë të ndiheni konfuzë.

 
PESHORJA
Një kthesë interesante e ngjarjeve të fundit do të rezultojë në favorin tuaj. Do t’ju jepet mundësia të punoni në një projekt krijues që do të kontribuojë në përmirësimin e statusit tuaj profesional. Mos lejoni askënd t’ju pengojë që të dëgjoni zërin e zemrës.
 
AKREPI
Nëse vazhdoni të ankoheni, vetëm se do të keni më shumë telashe. Mbajeni nën kontroll situatën, duke ruajtur qetësinë dhe balancën. Mos u mërzisni nëse miqtë tuaj nuk e kuptojnë sjelljen tuaj. Në këtë periudhë keni nevojë të kujdeseni për jetën tuaj personale dhe për idetë tuaja.
 
SHIGJETARI
Jepini mundësinë vetes që të jeni bredharakët që jeni në të vërtetë dhe ndërmerrni një udhëtim duke u shpëtuar të gjitha përgjegjësive. Mënyra juaj e komunikimit do t’ju garantojë sukses në marrëdhëniet profesionale dhe ato sentimentale.
 
BRICJAPI
Do të ndiheni sikur dikush që supozohet të jetë në anën tuaj po ju tradhton pas kurrizi. Në fakt, ju mund të keqkuptoheni, pasi ky person po mundohet t’ju mbrojë. Nëse përfshiheni në disa projekte që do t’ju ngjallin interes duhet të punoni më shumë se zakonisht dhe të bashkëpunoni me të tjerët.
 
UJORI
Duhet të uleni dhe të analizoni saktësisht se çfarë po ndodh me jetën tuaj personale dhe të mendoni sesi duhet të veproni. Mos lejoni asnjeri që të influencojë në vendimet tuaja, pasi vetëm ju e dini sesi ndiheni në të vërtetë dhe se cila është gjëja e duhur për ju. Bëni atë që ju duket më e vlefshme për ju.
 
PESHQIT
Gjatë kësaj kohe ju do të shoqëroheni me mjaft njerëz dhe do të rivendosni lidhjet me miqtë tuaj të vjetër. Një fitore e juaja e dikurshme do të dalë në skenë, duke kënaqur kështu egon tuaj. Do të ndieni dëshirën të vizitoni një person që keni dashur dikur.
 
 
HOROSKOPI
 
Rubrikat
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
E përditshme e pavarur. Që nga 25 Marsi 2005