Tel:+355 4 235 552
Tel/Fax:+355 4 235 559
 
 
 
PD-ja do të riorganizojë Këshillin e Ministrave

Berisha, tri ministri më pak se socialistët


Najada SELMANI

Ashtu siç kishte premtuar edhe gjatë fushatës së tij elektorale, lideri demokrat Berisha ka nisur të projektojë ristrukturimin e qeverisë, duke shtuar tri ministri dhe riorganizuar administratën shtetërore.
Qeveri me 14 ministri
Qeveria e PD-së do të ketë në përbërjen saj vetëm 14 ministri. Kjo, si rezultat i deklaratave të Berishës, do të ngulmojë në një staf të vogël, por që do të jetë më produktiv. Gjithashtu, shkurtimi i administratës është një nga premtimet e liderit të Partisë Demokratike e duket se do të gjejë zbatim që me numrin e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Një nga qëllimet kryesore të shkurtimit të administratës është kufizimi i shpenzimeve të tepërta, e premtuar kjo nga lideri demokrat gjatë fushatës intensive për zgjedhjet e 3 korrikut. Në ndryshim nga qeveria Nano, e cila kishte në përbërjen e saj plot 18 ministra, kabineti i ri qeveritar paraqitet me rezerva. Më konkretisht, Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të shkrihet në një. E duket se njëra prej tyre do të funksionojë si drejtori. Gjithashtu, Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës do të jetë e shkrirë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, ku do të projektohet edhe ajo si një drejtori brenda kësaj të fundit. Ndërkohë që edhe Ministria e Mjedisit do të shkrihet, nga burime të brendshme të Partisë Demokratike mësohet se ideja për të është që të kalojë në Agjenci Kombëtare e Mjedisit ose në drejtori. Vihet re se Ministria e Rendit Publik do të kthehet në emrin e saj të dikurshëm, në atë të Punëve të Brendshme.
Ndryshimet bazohen te projekti i KOP-it
Berisha ka projektuar dhe reformat institucionale, të cilat i janë prezantuar atij nëpërmjet programit të Komitetit të Orientimit të Politikave. Një reformë e tillë mendohet të jetë rikonceptimi i Ministrisë së Rregullimit të Territorit, decentralizimi i kompetencave të planifikimit në nivelin lokal. Gjithashtu, në qeveri mendohet të zbatohen dhe disa reforma ligjore të prezantuara po nga KOP-i, të cilat kanë të bëjnë me hartimin e një pakete të plotë për planifikimin dhe administrimin e territorit, në përputhje me orientimet e Bashkimit Evropian.

Qeveria e Berishës

  • Ministira e Arsimit dhe e Shkencës
  • Ministria e Mbrojtjes
  • Ministria e Ekonomisë
  • Ministria e Punëve të Jashtme
  • Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale
  • Ministria e Punëve të Brendshme
  • Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit
  • Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit
  • Ministria e Integrimit Evropian
  • Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit
  • Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
  • Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
  • Ministria e Drejtësisë
  • Ministria e Shëndetësisë

 

Qeveria e Nanos

  • Ministira e Arsimit dhe e Shkencës
  • Ministria e Mbrojtjes
  • Ministria e Mjedisit
  • Ministria e Financës
  • Ministria e Punëve të Jashtme
  • Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale
  • Ministria e Rendit Publik
  • Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit
  • Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit
  • Ministria e Integrimit Evropian
  • Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit
  • Ministria e Ekonomisë
  • Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
  • Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
  • Ministria e Drejtësisë
  • Ministria e Shëndetësisë
  • Ministria e Industrisë dhe Energjetikës
 
 
Zgjedhjet 3 Korrik 2005


 
Rubrikat
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
E përditshme e pavarur. Që nga 25 Marsi 2005