Që një i dënuar të përfitojë
nga ligji i amnistisë,
i cili pritet të dalë së shpejti, duhen të
plotësojnë disa kritere. Përmbushja e këtyre
të fundit do t’i japë të dënuarit
lirinë e munguar për disa vite. Burime nga Drejtoria
e Përgjithshme e Burgjeve bënë të ditur,
se një nga kriteret bazë që duhet të ketë
një i dënuar për të përfituar nga
ligji i amnistisë është koha e shkurtër
e vuajtjes së dënimit. I burgosuri duhet të
ketë të paktën 1 vit ose gjashtë muaj
të mbetura nga dënimi. Kriteret
Të paktën 8 kritere duhet të plotësojë
një i dënuar për të fituar lirinë.
Një nga këto është koha e shkurtër
e dënimit të mbetur. Por një tjetër kriter
është ai i veprës penale. Një i dënuar
sipas burimeve nga Drejtoria e Burgjeve, duhet të ketë
marrë vendimin e formës së prerë nga gjykata
për një vepër penale siç është
ajo e vjedhjes, plagosjes, falsifikimit. Por shtesë për
të dënuarit që do të fitojnë amnistinë
është edhe sjellja e mirë në burgun ku
vuan dënimin. Madje më të “privilegjuarit”
do të jenë të dënuarit që u kanë
mbetur një kohë e shkurtër dënimi, por
që janë me sëmundje të pashërueshme.
Po të njëjtat burime pohojnë se ata persona
që janë dënuar për veprën penale
të vrasjes, nuk do të futen fare në listën
e të dënuarve që do të mund të fitojnë
amnistinë. Madje këtyre të fundit u shtohen
edhe të dënuarit që janë dënuar për
trafik të lëndëve narkotike dhe të prostitucionit.
Ligji për amnisti
Një pjesë e konsiderueshme e të dënuarve
që janë aktualisht nëpër burgje, mund
të përfitojnë nga amnistia. Kjo ide fillimisht
ka qenë e Avokatit të Popullit dhe më pas është
mirëpritur si nga Ministria e Drejtësisë, ashtu
edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Burime
pranë Ministrisë së Drejtësisë pohuan
për “Tirana Observer”, se për momentin
ky propozim ende nuk ka marrë formën zyrtare për
t’u kthyer në projektligj, për shkak se më
parë duhet të realizohen disa studime serioze. Të
njëjtat burime shpjegojnë se kjo do të jetë
një nga nismat nga e cila do të përfitojnë
kategori të ndryshme të dënuarish në varësi
të kushteve që do të përcaktohen. e.d.
Kriteret
Një i dënuar duhet të
plotësojë
Të dënuarit duhet t’i ketë mbetur për
të vuajtur dënimin 6 ose të paktën një
vit
Veprat penale që e ndihmojnë të dënuarin
që të fitojë amnistinë duhen të jenë
të lehta
Vjedhje, falsifikim, plagosje janë disa nga veprat penale
që duhet të ketë kryer i dënuari që
të mund të fitojë faljen
Sjellja e mirë në burgun ku vuan dënimin e
ndihmon të burgosurin për të fituar lirinë
Ata persona që janë dënuar për veprën
penale të vrasjes, nuk do të futen fare në
listën e të dënuarve që do të mund
të fitojnë amnistinë
Personat që janë dënuar për trafik të
lëndëve narkotike dhe të prostitucionit, nuk
do të mundin të fitojnë lirinë nga ligji
për amnisti
Të dënuarit që janë kanë një
sëmundje të pashërueshme do të kenë
mundësi të mund të përfitojnë nga
ligji për amnisti
Shehri: Të dënuarit që përfitojnë
Nga projektligji për amnistinë i ideuar nga Avokati
i Popullit, do të përfitojnë rreth 350 të
dënuar. Këtë shifër e bën të
ditur në një intervistë për gazetën
“Tirana Observer”, drejtori i Përgjithshëm
i Burgjeve, Saimir Shehri. Ky i fundit ndër të tjera
ka pohuar se idenë për këtë projektligj
e ka hedhur më parë institucioni që ai drejton
dhe se do të bëhet publik ditët që vijnë.
Pse lindi ideja për ligjin e amnistisë dhe pse pikërisht
në këto kohë?
Ideja e këtij projektligji lindi për shkak të
mbingarkesës së madhe të burgjeve. Dhe duke
parë këtë të fundit, vendosëm për
këtë projektligj, ku ky do t’i japë mundësi
disa të dënuarve të “fitojnë”
lirinë. Kjo ide ka ardhur në fillim të dhjetorit,
pasi unë vetëm para pak muajsh kam filluar punën
dhe duke parë se gjendja në burgje ishte e rënduar,
menduam që të projektonim një ligj për
amnistinë e të burgosurve.
Sa është numri i të dënuarve që përfitojnë
nga ky ligj?
Nga sa kemi studiuar ne, deri tani numri i të dënuarve
që përfitojnë nga ligji i amnistisë është
rreth 350 persona, por nuk përjashtohet mundësia
që ky numër të rritet.
Përcaktohet afati i fundit për
listën me emrat e të dënuarve
Drejtoria e Burgjeve: Në qershor gati
lista për amnistinë
Etleva DELIA
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përcakton
muajin qershor si afatin e fundit për listën e përfituesve
nga amnistria. Vetëm atëherë do të përcaktohet
si numri, ashtu edhe emrat e të dënuarve që
do të përfitojnë në bazë të
kritereve të përcaktuara pak muaj më parë.
Burime nga ky institucion bënë të ditur për
“Tirana Observer”, se specialstët që
merrem me këtë projektligj janë drejt përfundimit
të listës. Kjo vjen si rezultat se në drejtori
kanë mbërritur pothuajse të gjitha listat nga
burgjet e tjera me emrat e të dënuarve që do
të përfitojnë nga amnistia. Kështu në
muajin qershor një numër i madh të dënuarish
parashikohet që të lënë qelitë e
burgjeve. Këta të fundit do të jenë ata
që u kanë mbetur më pak se një vit burg.
Procedura
Sipas burimeve nga Drejtoria e Burgjeve mësohet se projektligji
për aminstinë hartohet nga qeveria dhe se kjo e
fundit më pas e kalon në Kuvend. Do të jetë
ky institucioni që do të vendosë se cilët
të dënuar do të përfitojnë nga amnistia
si dhe cila vepër penale do të “futet”
në këtë amnisti. Amnistia
Mbipopullimi i burgjeve ka qenë shkaku kryesor që
ka vënë në lëvizje drejtuesit e Drejtorisë
së Përgjithshme të Burgjeve për të
hartuar një projekt për amnistinë e të
dënuarve. Burime nga ky institucion shpjegojnë,
se nga ky projekt pritet të përfitojnë një
numër relativisht i madh të dënuarish, me vendim
të formës së prerë. Por emrat e këtyre
të fundit do të bëhen publik vetëm në
muajin qershor. Projekti
Pas disa muajsh punë projekti i shumëpërfolur
aktualisht është drejt përfundimit. Drejtuesit
e burgjeve në të gjithë vendin pas një
shkrese zyrtare nga eprori i tyre, kanë përgatitur
listën me emrat e të dënuarve që iu ka
mbetur një vit burg për të vuajtur. Pas verifikimit
të këtyre listave, po nëpërmjet një
kërkese zyrtare, kreu i Burgjeve Sajmir Shehri do t’i
propozojë projektin ministrit të Drejtësisë,
Aldo Bumçi. Burime tregojnë se paraprakisht ministri
e ka mirëpritur këtë iniciativë. Sipas
tij, këto studime do të jenë të vlefshme
për të treguar gjendjen aktuale jo vetëm të
burgjeve, por dhe numrit të të dënuarve që
janë aktualisht në vendin tonë.
Neni 71
Me aktin e amnistisë organi kopetent përjashton
nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht
e dënimit ose bën zëvëndësimin e
dënimit me një lloj dënimi më të
butë. Amnistia shtrihet për ato vepra penale të
kryera deri një dita pa shpalljes së saj, veç
rastit kur në aktin parashikohet ndryshe.
Amnistite ne vite
Amnistia e vitit 1990
Në vitin 1990, Presidenti Ramiz Alia vendos të bëjë
një amnisti, pas lëvizjeve demokratike që shpërthyen
në vend. Nga kjo amnisti përfituan të gjithë
ata persona që ishin dënuar për agjitacion
e propagandë apo për tentativë të kalimit
të kufirit. Nuk ka të dhëna për numrin
e të dënuarve që u lanë të lirë,
por ata ishin të dënuar politikë.
Amnistia e marsit 1997
Në mars të vitit 1997, Presidenti i atëhershëm
i vendit, Sali Berisha, pas shpërthimeve të trazirave
dhe hapjes të burgjeve vendosi të shpallë dekret-faljen.
Nga amnistia e Presidentit Berisha përfituan të
gjithë ata persona që ishin dënuar për
krime të lehta, ata që kishin kryer më shumë
se gjysmën e dënimit si dhe përfitonin ulje
të dënimit të gjithë ata që ktheheshin
vetë në burgje.
Amnistia e qershorit ‘97
Vetëm tre muaj pas amnistisë së parë,
vendoset të bëhet një amnisti e dytë.
Presidenti Berisha me iniciativë të ministrit të
atëhershëm të Drejtësisë, Spartak
Ngjela, dekreton në qershor të vitit 1997 edhe një
amnisti tjetër. Ajo ishte në vazhdimësi të
asaj të marsit ’97, dhe në atë kohë
u përfol se u bë për rastin e zgjedhjeve parlamentare
të qershorit.
Amnistia e qershorit 2002
Presidenti i atëhershëm, Rexhep Meidani, pas miratimit
në Parlament, dekreton në muajin qershor vendimin
për amnistinë e 130 të burgosurve. Nga kjo
amnisti përfituan ata persona të cilëve u kishte
mbetur shumë pak kohë për të përfunduar
dënimin e marrë si dhe të burgosurit e moshuar.
Amnistia që pritet
Studimi i Drejtorisë së Burgjeve dhe ideja për
një projekt për amnistinë e të dënuarve
ka mbërritur tashmë në Ministrinë e Drejtësisë.
Specialistë të kësaj të fundit do ta studiojnë
këtë dhe më pas do të japin OK në
lidhje me miratimin apo jo të këtij projektligji.
Nga ai pritet të përfitojnë rreth 350 të
dënuar.