Utilitare  
   
Horoskopi  
     

Dashi

Në ditën e sotme do të bëni mirë të mos jini kritikues, por qëndroni të patundur në gjërat në të cilat besoni. Ju keni punuar shumë në një projekt të madh. Tani është koha të gjeni një njeri të urtë, i cili mund të udhëheqë në pjesën tjetër të rrugës suaj. Mund të kërkoni dhe ndihmën e të tjerëve.
 

Demi

Njerëzit po ju hedhin shumë ide në këto momente, por ju jeni në gjendje të mendoni vetëm për realizimin e atyre që keni vetë. Kujdesi për veten duhet të jetë në qendër të listës suaj. Bëni një masazh, trajtojeni veten duke soditur natyrën dhe fikni telefonin. Ndoshta do t’ju bënte mirë të lexonit një libër fetar.
 

Binjakët

Merrni atë që keni fituar dhe ruajeni për një ditë në nevojë. Nëse të tjerët nuk e dinë se keni pasur një problem, si mund t’ju ndihmojnë? Edhe pse jeni mësuar t’i ruani në zemrën tuaj gjërat, duhet të jini më ekspresiv me ata që ju rrethojnë që të dinë se çfarë po ju ndodh.
 

Gaforrja

Është një veprim i zgjuar të punoni brenda sistemit, por bëni kujdes se mos ngecni. Është koha të merrni një rrugë të pashkelur. Shmanguni nga urtësia e zakonshme dhe mësoni të mendoni vetëm për vete. Vetëm se diçka ka kohë që qarkullon nuk do të thotë se është gjëja e duhur.
 

Luani

Ju po hyni në një fazë të re. Situatat në shtëpi do të jenë shumë interesante. Një ofertë bujare do t’ju vijë papritmas nga një i afërm apo mik. Mos u nxitoni të supozoni se është shumë e bukur për të qenë e vërtetë apo s’e ju nuk e meritoni. Konsiderojeni si një shpërblim nga diçka e ndodhur më parë.
 

Virgjëresha

Vendosini nevojat tuaja mënjanë, të paktën për një ditë. Përqendrohuni në ndihmën që mund t’iu jepni të tjerëve, veçanërisht atyre që doni. Vendoseni familjen tuaj në qendër të vëmendjes. Falë tyre, ju jeni në gjendje të përjetoni një nivel suksesi të cilin nuk do ta arrinit dot të vetëm.
 

Peshorja

Një ngjarje që pritet të ndodhë shpejt do t’jua marrë paksa vëmendjen, por do t’ju mësojë një mësim të mirë. Mund të tundoheni e t’i ktheni kurrizin çdo gjëje me të cilën po punoni, por a jeni gati të merrni masa kaq të rrepta? Merrni një ditë pushim dhe shihni se mos kini ndryshuar mendim deri atëherë.
 

Akrepi

Të gjithë kanë probleme në marrëdhëniet e tyre kur arrijnë në një pikë, dhe ju nuk po bëni asgjë të gabuar. Nuk duhet ta fshihni faktin se nuk doni të pranoni një sfidë sot. Por me të gjitha ato që keni arritur meritoni pak pushim, prandaj qetësohuni.
 

Shigjetari

Në ditën e sotme do të flisni për gjëra të reja me miq të vjetër dhe do të habiteni me gjërat që do të zbuloni. Konteksti është gjithçka, veçanërisht nëse dikush insiston të ofendohet nga gjërat që ju keni thënë. Prisni që ata të qetësohen, më pas shpjegojini qëllimet tuaja fillestare.
 

Bricjapi

Nëse dëshmoni për një forcë emocionale do të mësoni se si të jeni miq më të mirë. Nëse iu jepni fund gjërave të pavlera, do të kuptoni se sa shumë jeni rritur. Ndjenja juaja e pavarësisë dhe forcës personale do të vihen në punë kur të mësoni se si t’i identifikoni ato që po ju pengojnë.
 

Ujori

Një ide e re mund të mos sjellë entuziazëm, por të tjerët do ta mirëpresin. Bashkëveprimet me të afërmit do të shkojnë mirë, edhe pse tipat e zënë do t’ju bezdisin pak. Sharmi juaj i parezistueshëm do t’ju hyjë në punë këto ditë, me të gjitha moshat dhe personalitetet që ndeshni.
 

Peshqit

Një aktivitet do t’ju mbajë të zënë, të përqendruar dhe do t’ju bëjë të ndiheni të përmbushur sot. Është koha e shkëlqyer për t’i bërë eprorëve një nder. Ata mund ta shohin se sa shumë punë keni bërë, dhe nuk do të abuzojnë me ju. Do të bëni mirë të hani shëndetshëm.
 
 
....................................................................................
Krye  

 

 Utilitare
   
..
..........................................
   
..
..........................................