Këshilla nga specialistët
për meshkujt që vuajnë nga sëmundja
Ushqimet që kurojnë prostatën
Gjithçka duket se fillon me urinime sa
më të shpeshta, si shkaktarë të të
cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë
ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë
lëngje. Ndonjëherë mendohet se është
dhe faji i ajrit të kondicionuar. Më pas dhimbja
fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë
e më shumë mendohet se kemi të bëjmë
me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë
nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur
dhe, ç’është më e keqja, kjo gjendje
zgjat me shumë se sa një ftohje normale.
Kanceri i prostatës godet çdo vit rreth 12 për
qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë
ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti
1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh,
pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është
rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në
Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40
në 100 mijë persona, ndërsa në USA 70
në 100 mijë. Por nuk është e thënë
që të gjithë ata që kanë një
hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatës.
Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë
se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë
jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin
e viteve një mashkull ka mundësi më të
mëdha për të zhvilluar këtë lloj
tumori, por nuk janë identifikuar akoma faktorët
që e shkaktojnë këtë, përveç
dhjamosjes. Për të identifikuar prekjen e një
organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një
test i veçantë. Testi konsiston në një
analizë të thjeshtë gjaku në të cilën
matet niveli i PSA që është një glikoproteinë
e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi
i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës
shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish
beninje. Duhet të përsëritet të paktën
tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar
sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është
2.5 ng/ml. Në qoftë se ky përqendrim është
më i lartë, atëherë do të ishte e
nevojshme të bëni një biopsi. Në qoftë
se gjatë biopsisë arrin në 10 ng/ml, atëherë
rreziku i krijimit të një tumori është
rritur. Ushqimet
Për të parandaluar kancerin onkologët rekomandojnë
që të ndiqet një dietë e ekuilibruar,
e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër me proteina.
Sipas disa studimeve ekzistojnë disa ushqime që
e parandalojnë këtë lloj kanceri më shumë
se disa të tjera. Ja disa prej tyre: Hudhrat dhe qepët.
Nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë
parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga
ky lloj tumori. Kush i ha këto ushqime me sasi të
mëdha rrezikon që të sëmuret më pak.
Dhe për ironi të fatit, merita është pikërisht
e përbërësve që shkaktojnë dhe erën
e rëndë. Po, djathit vegjetarian. Bën mirë
për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi
vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes
së tumorit. Një përbërës i sojës,
genisteina ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit.
Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale,
që kanë një dietë të pasur me sojë,
janë më pak të prekura nga ky lloj tumori.
Seleni kryen një funksion dezinfektues, pra mbron organizmin
nga shumë sëmundje, mes këtyre dhe tumorit
të prostatës. Aq e ndjeshme është kjo,
sa disa qendra amerikane iu sugjerojnë burrave të
moshës mesatare të marrin një dozë të
përditshme seleni. Në sasi të konsiderueshme
seleni gjendet tek mishi dhe tek drithërat. Ekzistojnë
dhe ilaçe farmaceutike dietetike që përmbajnë
selen, por e rëndësishme është që
të mos kalohet doza e nevojshme. Peshku dhe arrat. Duket
se vitaminat kanë një rol të rëndësishëm
në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatës,
sidomos vitamina D, e cila gjendet kryesisht në vajin
e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek
qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E që gjendet
tek frutat e thata dhe tek gruri. Konsumim sa më të
madh të domateve. Domatja konsiderohet si një kandidat
i mirë për parandalimin e kancerit të prostatës.
Licipeni dhe karotenoidi që i japin ngjyrën e kuqe
domates ulin mundësinë e krijimit të tumorit.
Prostata, gjithmonë pas 40 viteve
Tumor? Prostat? Shpeshherë pacienti nuk
e ka të qartë se për çfarë flitet
realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë
se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë
se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostata. Prostata
ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet
të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë penisit.
Tek një mashkull i rritur është i madh pak
a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth
20 gram. Funksioni i tij kryesor është prodhimi
i lëngut që transporton spermatozoidet gjatë
ejakulacionit. Ky është tumori më i përhapur
tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë
mbi 65 vjeç, pas tumorit të mushkërisë
dhe kolonit.
Çfare te hani
1-Hudhrat janë parandaluese të mira
për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori
2-Qepët, merita e është e përbërësve
që shkaktojnë dhe erën e rëndë
3-Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun
e përhapjes së tumorit
4-Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm
në mbrojtjen e organizmit
5-Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë
D
6-Domatet janë tepër të rëndësishme
për konsum të përditshëm, parandalojnë
kancerin e prostatës
7-Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në
përbërjen e tyre selen
8-Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është
e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin
e tij.
Shkenca
Radioterapia, si e lufton
sëmundjen e prostatës
Radioterapia është një radioaksion që
dëmton qelizat tumorale, duke i çuar deri në
vdekje. Çdo seancë nga 10-15 minuta në ditë
për 6-8 javë me radhë. Ky lloj diagnostikimi
është e këshillueshme për pacientë
të rinj dhe me tumor të lokalizuar. Avantazhet kryesore
janë eliminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë
të mëdha shërimi.
Krioterapia, një
gjysmë ore për të hequr prostatën
Ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale,
gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja
zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e
këshillueshme për pacientë me tumor të
lokalizuar. Avantazhi kryesor ka të bëjë me
kohën e shkurtër të ndërhyrjes
Ilaçe farmaceutike
që rregullojnë prostatën
Terapia hormonale ka të bëjë me përdorimin
e ilaçeve farmaceutike që rregullojnë nivelin
e testeteronit, kjo terapi zgjat dy orë në ditë
për rreth dy vjet dhe është e këshillueshme
për pacientët që nuk duan apo nuk munden t’u
nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, pacientët
në moshë të avancuar dhe ata në metastazë.