Edi Rama duhet të jetë në qiellin e shtatë. Rebeli, bohemi dhe ekstravagandi i dikurshëm që në trup i rrinin jelekë me motive kuti shahu dhe në këmbë çorape ngjyrë të kuqe, tashmë është me të dy këmbët në politikën e piacës në Shqipëri. Nuk është thjesht ai i shoqërisë civile i marrë prej dore nga Parisi me apo pa thonj të prerë. Nuk është ai që hoqi suvanë e ministrive për kthimin në identitet, por kjo falë fondeve socialiste. Nuk është më ai që i ndryshoi faqen Tiranës po falë fondeve socialiste. Edi Rama tani gjithçka e ka në dorë vetë. Më troç akoma, është një politikan i regjur mirë në pyllin dhe xhunglën e politikës shqiptare. Dhe gjithçka i ka ardhur se mbi të gjitha ka fituar aq beteja politike që do t’i kishte zili çdo rishtar si ai. Ka fituar mandatin e tretë të bashkisë së Tiranës, një rekord që një zot e di kush mund ta thyejë. Ka fituar në një votim brenda PS-së duke u bërë kryetari i parë brenda socialistëve që prish rregullin e Nanos. Dhe mbi të gjitha fitorja e partisë së tij socialiste në zgjedhjet e 18 Shkurtit, si të parat e drejtuara ekskluzivisht prej tij. A është pak të bësh të gjitha këto në Shqipëri? Po përse i fitoi Edi Rama zgjedhjet lokale? Ne kemi renditur 30 arsye prej tyre. Mund të jenë më pak ose më shumë. Nuk ka rëndësi. E rëndësishme është se djaloshi i dikurshëm me trupin e një lojtari bejzbolli tani ka zaptuar edhe fushën e politikës. I bindur si atëherë kur gjatë fjalimin përmbyllës të fushatës elektorale numëronte përse do të fitonte. 1. “Fitoj vetëm me Ilir Metën bashkë”
Edi Ramën në asnjë rrethanë e kalkulim, llogaritë nuk e nxirrnin fitues pa aleancën me Ilir Metën. Këtë e nguliti mirë në mendje derisa një ditë nisi një tur aq të vendosur, por aq të rëndësishëm në karrierën e tij. Si një pjesë aq e rëndësishme brenda të majtës, LSI-ja për Edi Ramën ishte njëlloj organi jetësor nëse kërkonte të ecte më tej. E deri sa arriti atë aleancë, Edi Rama në vetvete kishte bindjen se kurrë nuk kishte për të fituar. Me atë aleancë, kishte siguri të padiskutueshme. Dhe kështu doli. Për t’i dhënë rëndësi këtij faktori ne mund ta lëmë numërimin tonë edhe këtu të arsyeve përse fitoi Edi Rama. Dhe ne pamë një dyshe aq të fortë, aq të qartë e aq aktive në të gjithë ditët e fushatës. Në të kundërt, PS-ja kurrë nuk do të kishte arritur fitoren, për të mos thënë se humbja kishte për të qenë e thellë. 2. Bashkimi i opozitës
Bashkimi i opozitës solli automatikisht dhe një risi në të majtën, atë që ne sot e quajmë bashkim real të saj. Nuk kishte më aleatë thjesht për sy e faqe e llogari matematikore. Nuk ishte as Xhuveli e as PBDNJ-ja. Por ama ata që ishin, ishin të saktë dhe me shpirt. Dikush mund të llogarisë këtu pakënaqësitë e Gjinushit. Po mirë, duhet thënë se PSD-ja e tij nuk ka e as nuk mund të ketë forcën e fuqinë e LSI-së. Atëherë qejfmbetjet e profesorit nuk duhet të jenë në planin kalkulues. Partia e tij nuk arriti të kapërcente as partinë e Milos kështu që askush nuk i ka faj, as socialistë e as LSI-stë. E rëndësishme është se e majta këtë herë ishte bashkë dhe ky bashkim ishte real. 3. Asnjë akuzë brenda radhëve
Edi Rama pati dhe një meritë brenda meritës. Ai në asnjë rrethanë apo situatë nuk bëri ndonjë akuzë për kundërshtarë të tij edhe brenda radhëve të PS-së. Ai nuk përmendi në asnjë fjali emrin e kryetarit të dikurshëm të PS-së dhe as të ndonjë deputeti që u tregua rebel, si në rastin e Fierit kur iu bashkuan kandidatit të pavarur. Publikisht Rama “nuk nxori në shesh hallet e familjes”. Dhe kjo padyshim kishte ndikimin vet. Imagjinoni nëse një debat i tillë do të bëhej publik, atëherë krisjet askush nuk do t’i menaxhonte. 4. Mbrojtja e votës
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve socialistët u bënë të fortë. Dhe kjo u simbolizua dukshëm në mbrojtjen e votës. Deri më sot kishim parë të majtë e socialistë që ua kishte marrë bukën nga goja kundërshtari. Por Edi Rama, sigurisht në këtë pikë edhe me Ilir Metën i thanë jo. Do të mbetet lapidar shprehja e Ramës se “nuk është se nuk ka ndryshuar Berisha, problemi këtë herë është se kanë ndryshuar socialistët. Ne nuk do të lëmë të në vjedhin votat”. Dhe vota u mbrojt nga komisionerë, simpatizantë, por edhe nga deputete që këtë herë nuk shkuan as në plazh e as në piknik. Ata thjesht bënë një detyrë: mbrojtën votën e tyre. 5. Sukseset e dy mandateve të mëparshme
Sukseset e dy mandateve të mëparshme ia kishin lehtësuar konkurrimin Edi Ramës për mandatin e tretë. Banorët e Tiranës sikur u mësuan me kryetarin e tyre dhe nuk ua donte ëndja që të mos e kishin më. Ishte ai që na e ndryshoi qytetin, ishte ai që prodhoi rrugë dhe hapësira të reja. Falë tij më në fund ne fituam një qytet, se deri në momentin që iu dorëzua Tirana ishte një fshat kaotik të madh. Ore këtu kemi qenë se për pak desh e harruam nga ata që e sulmuan. Kështu që sukseset e dy mandateve patjetër që e bënë Edi Ramën të vetmen fytyrë që mund të punojë për Tiranën. 6. Rrugicë më rrugicë
Edi Rama këtë herë ishte përsëri origjinal. Nuk la asnjë lagje pa shkelur, madje edhe atje ku rrugicat kërkonin diell. Shtëpi, lokal, e deri në zona ku banorët përdorin gomerë që i kanë marrë me vete nga fshatrat që kanë ardhur. Por Rama nuk e pa me këtë sy edhe këtë element. Ai e takoi edhe pronarin e gomarit, edhe pronarin e një lokali luksoz pasi votat e tyre kanë të njëjtën vlerë. Dhe turi i Edi Ramës nëpër Tiranë ishte më i efektshmi se i të tjerëve. 7. Kundër sulmet vulgare
Duhet thënë se dalja dhe publikimi i fotove nudo të Edi Ramës nuk patën atë efekt që pritej. Madje ato u kthyen në një bumerang që krijuan efektin e kundërt. Shoqëria shqiptare ka ndryshuar shumë këto vite dhe privacia tashmë është kthyer e shenjtë për të gjithë. Ndryshe do të ishte nëse kjo mund të përdorej gjatë konkurrimit të mandatit të parë. Shtatë vjet më parë Rama ishte gati i panjohur dhe fotografi të tilla mund të kishin ndonjë efekt. Pa marrë parasysh diskutimin, fotot u kthyen në një bumerang dhe tani e tutje zor se mund të ketë ndonjë ngjasim të tillë me ndonjë kandidat apo konkurrent për në politikën shqiptare që do të bënte të njëjtën gjë. Dhe ajo që Rama bëri akoma më mirë ishte pranimi dhe mos sulmimi me të njëjtën metodë të kundërshtarit. 8. Taktika dhe strategjia Shalsi
A ju kujtohet ai djali që shprehej aq i sigurtë përpara kamerave pas çdo dalje të Sokol Olldashit? Ishte dhe është shef i kabinetit të bashkisë dhe në fillim çdo kush habitej me të. Por dalëngadalë nga dueli mes Olldashit dhe Ramës, ai u kthye në duelin Olldashi-Shalsi. Një taktikë që e ideoi ndonjë mendje e zgjuar në bashki e PS, që duhet thënë pati efektet e veta. Me këtë Rama jo vetëm që e transferonte thirrjen tek një vartës i tij që duhet thënë se ishte goxha i zoti. Por nga ana tjetër me fjalët e këtij varësi sqaroheshin po me kompetencë të gjitha problemet dhe akuzat që hidheshin ndaj bashkisë. Aq serioze u bë kjo, saqë shakaja se Tiranën e fitoi Edi Shalsi për disa, u mor seriozisht. Zëdhënësja e fushatës, Mimi Kodheli, i dha 16 për qind të meritës Edi Shalsit në një intervistë për “Tirana Observer”. Dikush mund të thotë që nuk janë shumë. Por mirë, a mund të themi se janë pak në fitoren e Edi Ramës? 9. Lodhja e shtyrjeve të zgjedhjeve
Edi Rama mund të themi se është kthyer në një mjeshtër të taktikave të zgjuara. Po t’i heqim problemet reale që kishin certifikatat dhe Kodi Zgjedhor, shtyrja pa fund e diskutimeve dhe e datës së zgjedhjeve sollën një shqetësim dhe humbje durimi nga ana e mazhorancës. Kështu, sapo nisnin fushatën dhe turet elektorale, socialistët hiqnin dorë nga zgjedhjet. Sapo demokratët hartonin ndonjë strategji, PS-ja krijonte problemin e certifikatave. Ky cic mic i mërziti pa kufi kundërshtarët, madje i lodhi ata dhe kur erdhi dita e parë e fushatës së vërtetë, ai i patë? Sigurisht që nuk ishin të freskët si dy muaj më parë kur menduan se do fillonin fushatën. Edhe kjo është një plus i madh për Ramën. 10. Kontaktet me ndërkombëtarët
Tani Edi Ramën nuk e ndal më njeri në raport me ndërkombëtarët. Jo thjesht se ai komunikon në gjuhën e tyre pa asnjë problem, por e rëndësishme është se ai komunikon me ata në gjuhën e tyre diplomatike. Nuk ishin pak takime të Ramës para dhe gjatë fushatës sidomos në Itali për të sensibilizuar për zgjedhjet. Dhe tashmë kjo nuk është më pika e dobët e tij. Dalëngadalë kontaktet e tij me ndërkombëtarët po kthehen në një nga pikat më forta. 11. Punë, punë, punë dhe vetëm punë.
Njeri i qejfeve për Edi Ramën nuk ka më vend. Mund të shkruajmë historitë e tij 15 vjet më parë kur ishte student e pedagog, kurrë që në momentin që merr një detyrë. Ky njeri jo vetëm është i ditës së gjatë, por përballon një ngarkesë që falë edhe cilësive fizike për një tjetër do të ishin të papërballueshme.Trekëndëshi i tij punë, punë dhe vetëm punë, tashmë është mëse i vërtetuar dhe Rama e përcjell këtë edhe tek vartësit e vet. Dominoja këtë herë u transferua edhe në radhët e socialistëve që duhet thënë se deri më parë e kishin ca qejf të bërit qejf. Tani atje ka punë dhe vetëm punë. Pikërisht kjo cilësi u solli atyre edhe një fitore prej pune. 12. Përulja ndaj veteranëve
Ishte shumë qesharake ajo protesta e ca veteranëve kundër Edi Ramës që nuk i japin falas biletën e autobusit. Edhe sikur kjo të ishte kështu ne tashmë e dimë që Edi Rama i ka bërë për vetë ata. Mosha e tretë në Tiranë ka memorie dhe si e tillë duhet të pranojmë se dikur nuk kishin asnjë vend ku të rrinin, tani ata kanë nga një park, nga një lulishte, nga një rrugë ku mund të shëtisin dhe nga një autobus që shkojnë ku të duan edhe në ato linja që më parë nuk ekzistonin. Kaq duan këta pleq që e kanë parë Tiranën edhe në luftë edhe në paqe, edhe në 97-ën edhe tani me Edi Ramën. Me memorien e tyre askush nuk mund të luajë. 13. Të rinjtë me Edi Ramën
Edhe këtë sektor ai e ka të vetin. Nëse Edi Rama do të bëjë për vete dikë, e bën. Dhe kjo më shumë me të rinjtë. Ja në çdo tur të tij në Tiranë dhe qytete nga pas kishte të rinj e të reja që bënin tifo për të. Këtë lloj mënyre e të bërit fushatë e kanë kopjuar edhe kundërshtarët e Ramës, por ne të gjithë jemi dëshmitarë që Rama dhe vetëm ai, e ktheu këtë në një show më vete. Kështu që Rama dhe të rinjtë vazhdojnë të kenë binomin e tyre. 14. Kandidatët e rinj në qytete
Rama është mjeshtër i zbulimit të talenteve të reja. Edhe në politikë do të thoshim. Nëse i marrim me radhë të gjithë kandidatët, emrat e tyre tregojnë se janë personazhe që më shumë vlerësohen nga cilësitë personale dhe profesionale se sa për militantizëm. Edi Rama e kishte këtë si qëllimin e vet dhe bëri një shoshitje të mirë të të gjithë listës. Dhe nuk gaboi kur fjala vjen në Durrës vuri emrin e Vangjush Dakos apo në Korçë të Niko Peleshit, dy figura që mund të quhen edhe zbulim të politikës së re shqiptare. 15. Raportet me Moisiun
Një nga arsyet përse politika e Edi Ramës ka fituar pikë gjatë kësaj kohe ka qenë edhe ajo e raporteve të tij me Presidentin. Duhet thënë se Moisiu ka treguar se është një person me integritet dhe se Presidenca ka qenë në të gjitha këto vite institucioni më i qëndrueshëm. Këtë reputacion Edi Rama dhe të tijtë e shfrytëzuan shumë dhe prandaj ne gjejmë në deklaratat e tij një mbështetje totale ndaj kreut të shtetit. Nuk është çudi të ndodhë ajo që Rama e tha një herë në një takim: “Ne do kërkojmë rikandidimin e tij”. 16. Spotet dhe reklamat
A mund të ketë ndonjë politikan në Shqipëri që mund t’ia kalojë Edi Ramës për ide në bërjen e spoteve dhe reklamave? Jo. Ai mund të quhet me plot gojën producenti i parë politik që ka ideuar dhe bërë reklama vetë dhe vetëm vetë. Me përvojën tashmë të madhe të mandateve të mëparshme edhe këtë herë spotet e tij shënuan në shenjë. Jo vetëm frazat “Tirana, ishte”... “Tirana është...”, por edhe “Ne jemi e ardhmja në politikë” ishin fjalët më të mira të vendosura në renditjen e tyre më të mirë. 17. Nihilizimi ndaj punës së Ramës
Një armë e fortë e Edi Ramës në fushatën e kundërshtarëve ishte mohimi i gjithçkaje që ata i bënë punës së tij. Kulmi arriti tek fraza “që ai është një zero”. Po t’i thuash punës së Edi Ramës që është zero në këto shtatë vjet, është si të thuash që nuk ka rënë shi, nuk ka dalë dielli dhe nuk ka rrjedhur uji. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të ndryshimeve të Ramës dhe askush nuk mund t’i mohojë ato. Kundërshtarët mund të gjenin plot defekte në punën e tij se kundërshtari politik në Shqipëri nuk të thotë bravo. Por fshirja e çdo vlere ndaj Edi Ramës u kthye në të kundërtën e efektit të saj. Dhe Rama këtë e futi në xhep si një fitore të vogël. 18. Puna në bashki dhe gjatë votimit
Kush ka kaluar ditën e votimit në rrugën prapa Ministrisë së Mbrojtjes do bënte pyetjen: Në Shqipëri jemi? Ca punëtorë nuk e kishin lënë punën as atë ditë dhe vazhdonin të rregullonin trotuarin. E pra ky lloj modeli me emrin Edi Rama ka fituar prej këtyre gjërave. Ku ishte parë e dëgjuar një gjë e tillë më parë? Ai ustai, më parë se t’i jepte duarve me mistrinë e tij, do të ishte interesuar të merrte vesh se kush do të fitonte pastaj të mund të bënte atë që donte. Por jo që jo. Punët e Bashkisë së Tiranës si të Bashkisë së Tiranës. Por edhe kjo ishte një arsye jo e vogël e fitores së madhe. 19. sMedia dhe Rama
Duhet thënë se Rama pati kundërshtarë mediatikë këtë herë. Ne këtë nuk mund ta mohojmë. Por ama pati edhe nga ata që e mbështetën me të gjitha bateritë. Edhe këtë nuk mund ta mohojmë. Por në gazetarinë moderne këto lloj modele njihen. Në SHBA nuk është çudi që “New Jork Times” del publikisht përpara zgjedhjeve ku do thotë se do të mbështesë këtë kandidat për president. Apo edhe e kundërta. Në rastin tonë, ndonëse nuk u tha si në “New Jork Times”, gazetat dhe televizionet e bënë këtë pa kursim. Dhe kur një media e ka të mbushur mendjen për këtë, nuk është fare gabim. Gabim do të ishte nëse kjo nuk bëhej në mënyrë profesionale. 20. Modeli pozitiv
Duhet thënë se ndërsa në Tiranë Rama e kishte kaluar atë sprovë për të qenë një model i ndryshimit, nëpër qytete dhe fshatra ai ende ishte si në fillim. Mjafton të mendosh se një banori të një qyteti të vogël, i vjen në qytet Edi Rama dhe i kërkon votën duke i thënë se do t’ia ndryshonte qytetin si Tiranën. E ç’të bënte ky banor? Padyshim që do tundohej. Rama krijoi modelin e një njeriu që ndryshoi kryeqytetin, prandaj socialistët kishin një armë më shumë këtë herë modelin Edi Rama.
Të mirat kur vinë, vinë gjithë
së bashku dhe një herë e
mirë. I kënduat "Bisedimet e Ditës" s'Enje të fletores "Drita"? E kënduat, dje në faqen e katërtë po të kësaj gazete letrën e bukur të z. Ismail Sefa?
Më Korçë, është rregulluar, me nisjativën e Drejtorisë së Qendrës Hygjenike dhe me përkujdesjen e komisionit shkollor "një sallë e posaçme në të cilën nxënësit e katundeve t'afërme, që frekuentojnë shkollat e qytetit, të mundin të kalojnë pushimin e drekës. Në Tiranë z. Ismail Sefa i dërgon një letër "Drita"-s bashkë me një cek prej fr.ari 200 "për me kontribue në blemjen e teshave të nxanësve të vobektë tash, në kohën ma kërcnuese të dimnit..." Vijon një lutje e Zotërisë në fjalë për hapjen e një fushate të shpejtë për të mbledhur ndihmat e nevojitur të nxënësve të vobektë. Është e vërtetë që nj dallëndyshe nuk e sjell pranverën. Por nuk duhet harruar sido qoftë se një dallëndyshe të sjell një mall të ri dhe të çel në zemër një lumturi të re. Të mbushet shpirti me aromën dhe freskinë e një flladi që fryn buzës liqenit të fjetur në thellësit e tua. Ahere ngrihen disa valë atje. Dhe një këngë e butë dridhet në një harmoni frymëzimi: "Ne jemi bijt e malit dhe të fushës që vimë sot në qytet për të ndjekur shkollën ku do të na çelen sytë e mbyllur në errësirën e vjetve q'u- vargëzuan me lotë. Prindërit tanë, kur pamë rrezen e diellit, na muarnë pranë dhe na thanë: " Sa të lumtur jeni ju! Ju e gjetët Mëmën të çliruar. Ju s'e patë malin e mbyllur në atmosferën e barutit. Ju s'e pitë gjakun që derdhej në tokën e njomë. Ju s'e thithtë tymin që lëshonte pushka. Ju thithtë, sapo i hapët sytë, ajrin e kulluar të bjeshkëve t'ona dhe erën që vinte kundërmonjëse nga deti. Rrezja e diellit u a puthi sytë. Ju jeni më të vërtetë të lumtur!" Ne ishim me të vërtetë të lumtur megjithëse nuk ishim të pasur. Lumturija është diçka e pa-shpjergueshme në jetë. Një fjalë, një buzëqeshje, një vështrim e mëmës, ta mbush shumë herë, zemrën, me një hare të papritur. Me nj hare të tillë na mbushej edhe neve zemra kur ktheheshim, mbrëmjet, nga shkolla, në vatrat t'ona . Ishim të lodhur e të këputur se fshati ishte larg nga qyteti. Në predverë rruga s'na dukej aspak. Ndjenim Jetën që rilindte nga çdo anë ashtu si lindte në shpirtrat tanë gëzimi dhe shpresa. Shkonim në ëndrrat t'ona. Por në dimër, shihnim ditën e zezë. Na rrihte breshëri dhe dëbora. Por kur vinim në shtëpi i harronim të gjitha. Vatra na mblidhte rreth e qark, dhe, nga një herë gjymi i gështenjavet, këndonte bashkë me ne. Pas buke, zinim e mësonim me zë të lartë mësimet që kishim për të nesërmen. Pa vinin edhe gjyshja me gjyshen e na dëgjonin me vëmendje dhe na thoshin: " ku janë shkruar gjithë këto?" U a rëfenim me gisht përmbi fletë. Dhe ata shëkonin të habitur. Në mëngjes sapo ngriheshin nga gjumi, mëma shkonte e na bënte gati bukën. Për drekë s'ktheheshim dot në shtëpi: fshati i ynë ishte tri orë më këmbë nga qyteti. Mirnim torbën e vogël në krahë, dhe me librat në njërën dorë viheshim në udhë. Drekën e hanim aty , në hajatin e shkollës, kurse të tjerët shkonin në shtëpitë e tyre. I kishim zili. I shikonim kur iknin të gëzuar dhe na linin vetëm. Disa nga ne vuanin edhe më tepër se s'kishin se ç'të hanin. " S'u a ka përgatitur, në mëngjes mëma torbën?" u thoshim. - " Por ne s'kemi mëmë dhe jemi të varfër", na përgjigjeshin. Jo! Ju nuk jeni më të varfër, o filiza të njomë! Ju do të hani bukë këtej e tutje, gjithë së bashku dhe nuk do të shtrohemi këmbëkryq në hajatet e shkollës! Ju nuk do të shkoni të reckosur, në thëllimin e dimrit. Dimri s'ka sesi t'u kujtojë juve por, ja ka se kush t'a kujtojë dimrin! Dëgjo-e-ni! dëgjo-e-ni! Këngën që dridhet në një harmoni frymëzimi.