Flet nëna e binjakëve të lindur dje, Manuela Dushku: “Dua që djali dhe vajza të jenë të lumtur”
Kam një familje të madhe, siç e ëndërroja
Klementina CENKOLLARI
Ka ëndërruar gjithmonë
për një familje të madhe.
Ndoshta prej fatit apo falë rastësisë, Manuela Dushku është gëzuar me dy fëmijë ditën e djeshme, madje edhe gjinia e tyre është e ndryshme, ashtu si ajo shpresonte. “Doja të kisha binjakë djalë e vajzë, pas disa vitesh do të lind dhe një fëmijë tjetër për të krijuar një familje ashtu si unë dëshiroj”, shprehet 27-vjeçarja nga Tirana. Shtatzënia
Çiftit Dushku nuk i është dashur të qëndrojë për një kohë të gjatë në ankth rreth faktit nëse ishin një apo dy fëmijë, sepse që në vizitën e parë gjinekologjike, ata kanë mësuar se do të bëheshin prindër të dy binjakëve. “Kur morëm lajmin ndjemë lumturi, por edhe shumë përgjegjësi njëkohësisht, sepse duam t’u dhurojmë atyre më të mirën”, shprehet nëna. Pasi kanë shuar këtë kureshtje, i vetmi detaj që do të mund të bënte të plotë gëzimin e tyre, ishte përcaktimi i gjininë së foshnjave. “E kemi pritur me padurim muajin e tretë, dhe kur na thanë se ishin djalë e vajzë së bashku me bashkëshortin jemi përlotur”, vazhdon Manuela. Gjatë bisedës ajo tregon se nëntë muajt e shtatzënisë i kanë shërbyer për të marrë shumë emocione, por edhe për të thurur shumë ëndrra për të vegjlit e saj. “Dua që vajza e djali të jenë të shëndetshëm mbi të gjitha dhe t’i ndjekë fati dhe lumturia në çdo ditë të tyre”, shton ajo. Manuela rrëfen se një “element” shumë i bukur i shtatzënisë kanë qenë ekot gjinekologjike, të cilat ajo i ka ruajtur të gjitha njëra pas tjetrës. “Ekot, një nga kujtimet më të bukura të miat, i kam të gjithë në një album dhe njërën prej tyre do e zmadhoj”, shton nëna. Përpos faktit që ishte shtatzënia e parë, gjendja shëndetësore e nënës ka qenë shumë e mirë përgjatë nëntë muajve edhe pse lëvizjet e foshnjave nuk duket ta kenë lehtësuar atë. “Për herë të parë kanë lëvizur më 7 shtator dhe që atëherë sa herë dëgjoja goditjet e tyre shpërqendrohesha nga gjithçka isha duke bërë në atë moment”, kujton Manuela mes buzëqeshjesh. Lindja
Lindja e fëmijëve është bërë me operacion, sipas mjekëve, gjendja shëndetësore si e vajzës dhe e djalit paraqitet shumë e mirë. Duke qenë nën efektin e anestezisë lokale, nëna ka mundur të plotësoje një dëshirë të saj, të dëgjojë dhe shohë çdo kujdes që i bëhej të vegjëlve të saj. “E kisha shumë për zemër të dëgjoja të qarën e tyre të parë, ishte si një melodi për mua dhe kam qarë shumë, nuk mund ta përballoja gjithë atë lumturi”, shton nëna. E në fakt kur të rriten do të jetë motra ajo që do të lëvdohet si më e madhja, pasi Manuela thotë se më përpara në jetë ka ardhur vajza. “Vajza lindi e para dhe më pas, po i shëndetshëm si ajo, erdhi në jetë edhe djali”, thekson Dushku. Emrat
Manuela dhe Avniu, prindërit e foshnjave, tregojnë për “Tirana Observer” se gjatë këtyre nëntë muajve kanë hedhur shumë ide për emrat e mundshëm të fëmijëve, por zgjedhja duket të jetë e vështirë. “Nuk kemi mundur ende të marrim një vendim, besojmë se pasi të kthehemi në shtëpi do të bëjmë përzgjedhjen”, shton nëna. Ngjyrat që duket të jenë preferuar për veshjet vogëlushes 2,3 kilogramë janë roza dhe jeshilja, ndërsa në rrobat djalit 3,5 kilogramë duket të mbizotërojnë e bardha dhe bojë qielli. Manuela tregon se duke qenë në gjini të ndryshme, motra dhe vëllai nuk do të vishen asnjëherë njësoj, gjë që ajo e ka preferuar gjithmonë. Për sa i përket dhomës së gjumit foshnjat do të kenë dhomë të veçantë dhe detajet e fundit kanë përfunduar para pak ditësh.
Mjekët
Nëna falënderon të gjithë mjekët dhe mamitë e spitalit obstetrik gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë për kujdesin e tyre. ”Gjatë qëndrimit tim këtu më kanë ofruar një shërbim të shkëlqyer të cilin nuk mund ta lë pa përmendur”, përfundon Dushku. Një falënderim i veçantë shkon për mjeken Merita Alushani si edhe maminë Marie Dukati.
Nena
Mjekët të cilët janë kujdesur për Manuela Dushku shprehen se një ditë pas lindjes se fëmijëve gjendja e saj shëndetësorë është shumë e mirë dhe se veç disa vitaminave asnjë mjekim tjetër nuk është i nevojshëm. Aktualisht 27 -vjeçarja ushtron profesionin e operatores dhe mendon t’i rikthehet punës pas një viti.
Seksi mes tri etapave, fëmijërisë, adoleshencës dhe viteve të mëpasshme
Kur arrijmë aftësitë seksuale
Dilema e të bërit seks apo
jo është një element që
shoqëron prej shumë kohësh kënaqësinë dhe ankthin e njerëzve në të gjithë botën. Fillon me fëmijërinë, kur fillohen të zbulohen pjesët seksuale. Individët fillojnë të bëhen të fiksuar pas tyre dhe duan që t’i prekin sa më shumë të jetë e mundur. Gjithsesi janë prindërit ata që luajnë në rol vendimtar në këtë aspekt. Ata i mësojnë fëmijët se seksi është diçka private, nuk duhet prekur dhe aq më tepër nuk duhet folur për to në publik. Gjendjet akoma ajo gjenerata e vjetër, e cila është gjithmonë e gatshme për të na kujtuar se seksi është një “çështje” private ndërmjet një çifti që dashurohet me njëri-tjetrin si edhe një bashkim i femrës dhe mashkullit për të sjellë në jetë fëmijë. Gjithsesi kohët kanë filluar të ndryshojnë, seksualizmi dhe diskutimi për seksin ka filluar të bëhet më i pranueshëm në sytë e shoqërisë. Në të vërtetë lavjerrësi është lëkundur në mënyrë dramatike nga ana tjetër. Për ata që janë pro seksit shkenca ka provuar se seksi është i mirë për shëndetin tuaj. Lexoni për të zbuluar pse.
Përfitimi seksual në vite: Kënaqësitë e trupit
Njerëzit janë shumë të lumtur kur mësojnë rreth ndjesive të mrekullueshme të prodhuara nga zonat seksuale. Në përgjithësi djemtë e zbulojnë me të vërtetë penisin që kur janë gjashtë deri në shtatë muajsh. Në të njëjtën kohë ata fillojnë të kenë rregullisht ereksione të prodhuara nga stimulimi i prekjes, fërkimit apo edhe nevojës për të urinuar. Ky ereksion nuk është tamam një përgjigje e stimulimit seksual, është më shumë një përgjigje reflekse fizike, si ushtrimet dhe zhvillimi i një pjesë tjetër të trupit të djalit. Edhe pse mund të duket e çuditshme, kjo është një zonë ku djemtë dallohen para vajzave në zhvillim. Femrat arrijnë të bëhen të ndërgjegjshme për vaginën e tyre kur janë 9-10 muajsh. Përgjigjet seksuale si dhe stimulimi i klitorit mund të vihen re edhe moshë të re. E gjithë kjo përkëdhelje është jetësore për rritjen e një fëmije dhe zhvillimin e tij fizik dhe psikologjik. Zbulimi i organeve gjenitalë gjatë fëmijërisë i ndihmon ata të ndihen më të rehatshëm me trupin e tyre si edhe të jenë më të ambientuar me pamjen e tyre të jashtme dhe ndjenjat. Ky zhvillim i vazhdueshëm i ndihmon individët të njohin veten më mirë dhe të kërkojnë ndihmë nëse kanë probleme. Rreth moshës dyvjeçare kur fëmijët njihen mirë me organet e tyre, ata fillojnë të bëhen kureshtarë për këto pjesë të trupit të njeriut, sidomos për ata të seksit të kundërt. Kjo është më e dukshme në kohën kur ata fillojnë të luajnë “doktorësh” dhe “shtëpish”. Të gjitha këto lojëra i ndihmojnë fëmijët të mësojnë për organet e tyre gjenitale, organet e të tjerëve dhe të zhvillojnë kureshtjen e trupit të njeriut në përgjithësi. Gjatë kësaj kohe një formë primitive e masturbimit fillon të zhvillohet, ku vajzat dhe djemtë fërkohen për të fjetur gjumë apo edhe për t’u qetësuar. Dobitë e seksit
1. Prolaktioni, (hormone i prodhuar pas seksit) stimulon nervin e nuhatjes, qendrën e të nuhaturit, duke rritur edhe më shumë perceptimin e nuhatjes.
2. Ul rrezikun e sëmundjes së zemrës.
Për meshkujt! Nëse bëjnë seks tri deri katër herë në javë do të përgjysmojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Edhe femrat përfitojnë, por në një sasi më të ulët.
3. Humbje në peshë, eliminoni palestrën.
Gjatë seksit një person normal i ka rrahjet e zemrës maksimale, duke e bërë seksin një formë stërvitje të mrekullueshme.
4. Ulje të depresionit.
Sperma përmban prostoglandinë (hormon mashkullor), i cili gjatë kontaktit fizik me femrën ndihmon në balancimin e hormoneve tek partnerja, duke ulur në këtë mënyrë depresionin. Marrë nga “BBC”
Puna më njohu
me njeriun e jetës time
Jam 22-vjeç dhe aktualisht po punoj në Kopenhagen në profesionin e juristes. Kur u vendosa në fillim në këtë qytet dhe më pas në zyrën avokatisë ndjehesha shumë në siklet, mbi të gjitha ngaqë nuk njihja asnjë dhe sepse e kisha të vështirë të mësohesha me gjuhën. Por ditët kalonin dhe unë fillova të ambientohem dhe të shoqërohem më shumë me ta. Miqtë e punës më dukeshin pak të ftohtë, përveç një djali, Erin, i cili ishte shumë i dashur me mua dhe përpiqej të më ndihmonte sa herë që unë kisha nevojë. Filluam të pëlqenim shumë njëri-tjetrin dhe vendosëm të dilnim bashkë. Ndiheshim mirë me njëri-tjetrin dhe bisedat tona i kalonin kufijtë e një njohjeje të shkurtër, sepse kishte shumë çiltërsi, por nga ana tjetër edhe miqësi nuk mund të quhej, sepse ne e ngacmonim njëri-tjetrin me fjalë. Unë dhe Erin mbërritëm në të njëjtën kohë, pamë atë atmosferë të veçantë, kur ndjenjës sonë iu shtua edhe “emocioni i atij çasti” dhe u puthëm. Tani jemi të fejuar bashkë, prej pothuajse 8 muajsh dhe pas dy vjetësh do të lidhemi në martesë.
Dua ta lë. S’kam më
ndjenja, vetëm respekt për të
Dua që të ndahem nga i dashuri im. Markun e kam njohur disa muaj më parë në punën time dhe në fillim kisha shumë dëshirë të qëndroja me të. Ai ishte një nga djemtë më punëtorë të zyrës dhe kjo më ndikoi edhe më shumë që ta simpatizoja. Nuk kaluan shumë ditë dhe mesa duket ai e kuptoi që unë ushqeja një ndjenjë për të dhe më kërkoi të dilnim bashkë. Atë ditë kam dalë nga karakteri im, sepse për herë të parë kam puthur një djalë që në takimin e parë. U lidhëm dhe marrëdhënia që kishim krijuar më pëlqente. Por tashmë ndihem e lodhur dhe nuk më pëlqen më. Më duket se lidhja jonë është bërë si diçka e detyruar dhe nuk më fal asnjë kënaqësi. E kam të vështirë t’i them “të dashuroj” sepse nuk e ndjej një gjë të tillë. Do të flas me Markun dhe do t’i them se përpos ndjenjës së dashurisë dhe respektit që kam ndaj tij, lidhja jonë duhet të marrë fund. Të njëjtën këshillë u dërgoj edhe shumë vajzave të tjera, nëse nuk e doni një mashkull, mos qëndroni për respekt pranë tij.
Tri këshilla për
të zbukuruar
marrëdhënien tuaj
1. Kuptoni, pranoni dhe vlerësoni kulmet seksuale
Shumë femra e arrijnë kulmin e tyre seksual në vitet e vona të adoleshencës, apo edhe në moshën 20-vjeçare. Por, gjithsesi nuk përjashtohen rastet kur atyre u duhet të presin deri në moshën 30-vjeçare për të marrë këtë kënaqësi. Në pjesën më të madhe të rasteve dëshira seksuale e femrave bëhet më e fortë kur ato arrijnë në moshën 40-vjeçare. Kur një mashkull moshohet, ana e tij emocionale rritet. Në çdo fazë, çiftet rriten dhe mësojnë më shumë për njëri-tjetrin, bëhen më të ndjeshëm dhe të qetë për nevojat e njëri-tjetrit. Kjo i mundëson një çifti të ketë jetëgjatësi në aktivitetin seksual. 2. Kuptoni llojet e ndryshme të seksit
Shumë shpesh çiftet ndjejnë presionin e të pasurit një orgazëm perfekte. Por çdo mashkull dhe femër duhet të dijë se është e pamundur që sa herë të bëjnë seks ata të marrin më të mirën e tij. Kjo është diçka shumë normale sepse jeni të lidhur me njëri-tjetrin, mërzia e njërit ndikon tjetrin. Ndonjëherë seksi do të jetë shumë i shpejtë, thjesht për të plotësuar nevojën e njërit prej partnerëve. Ndonjëherë do të jetë seks “funksional” sepse ju e ndjeni se nuk jeni në qejf, por doni të plotësoni dëshirën e partnerit me patjetër. Në disa raste do të jetë seks “mbështetës” pas një mërije apo dështim që keni pasur në jetë, i vetmi ngushëllim do të jenë përqafimet e njeriut të zemrës. Do të ndiheni shumë mirë nëse arrini të kuptoni se seksi nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak se një marrëdhënie. “Goli” do të jetë vetëm atëherë kur do të bindeni se jeni një çift i lidhur shumë me njëri-tjetrin. 3. Bëheni seksin pasionat
Mos u nxitni. Në një kërkim seksual të mbajtur kohët e fundit femrat u pyetën pse e urrenin seksin. Seksi i nxituar përbënte elementin e parë të kësaj urrejtje. Kur keni një lidhje solide, dhe keni qëndruar me vite pranë njëri-tjetrit duke zbuluar njëri-tjetrin, juve keni nevojë për më shumë variacion. Një femër e cila është vazhdimisht e pakënaqur, e cila ndjen se kënaqësitë bashkëshortit vijnë përpara saj, mund të ndihet e përdorur dhe bosh. Ajo do të përjetojë të gjithë elementët e seksit, fizik, emocional, shpirtëror dhe relativ. Kjo nuk do të thotë se të bësh seks të shpejtë është diçka e gabuar. Sepse kjo nuk do ta bënte aspak të “shijshëm” seksin tuaj. Është shumë pozitive për ju që të bëni gjëra të ndryshme, kjo e ndihmon dhe e zbukuron çdo marrëdhënie. Marrë nga “CHANNEL4”