Bogdani vendos rekord,
goli i tij, më i shpejti
i Kievos në Serinë A
Leonard KARAJ
Ia beh Bogdani. Dhe jo më
një gol e nga një gol, sërish dopietë ashtu sikundër ndodhi në fazën e parë teksa vishte ende fanellën e Sienës. Por këtë herë shija e golit është krejt tjetër. Është më e vuajtur, më e kërkuar, më historike. E vuajtur për faktin se kishte kohë që sulmuesi shqiptar nuk po dilte në lojën e tij të kërkuar, pasi edhe ai ndjente nevojën e një shënjestre për t’u zhbllokuar. Historike për faktin se sulmuesi kuqezi ka vendosur një rekord të ri për Kievon. Në fakt goli i tij ishte më i shpejti që kjo skuadër ka regjistruar në gjithë historinë e saj në Serinë A. Dopieta
Ka kaluar ditë të vështira tek Kievo gjatë muajit janar-shkurt, teksa nuk arrinte të konkretizonte. Aq sa tifozët ultras po bëheshin gati të paduruar me të. Por ja ku vjen përgjigja e Erbomber dhe në “Bentegodi” vihet paqja. “Ia dedikoj shokëve të mi të skuadrës dhe trajnerit Del Neri, i cili besoi tek unë. Nuk është e lehtë të vish në një skuadër të re dhe të ambientohesh menjëherë me lojën e saj. Tani nuk dua të ndalem më”, ka thënë Erjon Bogdani në përfundim të takimit për mediat italiane. Trajnerët
Bogdani shënon dhe Zakeroni dorëzohet. Është hera e dytë që në Serinë A shkarkohen trajnerët pas golave të sulmuesit shqiptar. Kështu presidenti i Torinos, Kairo nuk ka duruar më duke shkarkuar Alebrto Zakeronin nga posti i teknikut të Torinos. Në vend të tij ka ardhur Xhiani De Biasi, trajneri që pati sjellë në Serinë A sezonin e kaluar këtë skuadër. Në shkarkimin e Zakeronit kanë ndikuar edhe dy golat e Bogdanit ashtu sikur ndodhte një vit më parë me Del Nerin tek Palermo. Asokohe sulmuesi shqiptar do të siglonte tripletën e parë dhe te vetme të tij në Serinë A, teksa Siena (ish-skuadra e Bogdanit) fitonte në “Renco Barbera” të Siçilisë ndaj Palermos.
Vazhdon të shënojë dhe të
dhurojë spektakël Rigel Balliu. Aq sa duket se drejtuesit e Padovës janë bërë pishman që e kanë dhënë në formë huazimi këtë sezon tek skuadra e Due Carrare. Rrogozhinasi ka shënuar një gol këtë fund javë dhe ka dhënë dy asist për shokët e tij të skuadrës. “Tashmë aktivizimi tek kjo skuadër për mua nuk përbën problem. Më tepër mundohem të luaj sa më mirë për të arritur objektivat e mia. Këtë fundjavë shënova një gol dhe dhashë dy asist”, ka thënë Rigels Balliu në një prononcim për “Tirana Observer”.
20-vjeçari kërkohet nga disa klube në Serinë C (Çitadella, Sanxhiovanese) por drejtuesit e Padovës duan ta kthejnë sërish në grupin e tyre. Edhe gjatë kësaj fundjave futbollisti pohon se ka pasur kontakte me disa vëzhgues talentesh (të cilët do t’i mbajë ende anonimë), por pa dhënë shumë detaje për këto takime. “Po kam pasur disa oferta nga klube të tjera. Edhe gjatë ndeshjes kishin ardhur disa vëzhgues për të më parë, por për momentin dua të them se kam nevojë për të luajtur sa më shumë. Pastaj unë jam një futbollist i Padovës, shoqëri që ka vlerën e kartonit tim, kështu që më parë duhet të flas edhe me ata”, shpjegon Rigels Balliu.
Rigels Balliu
Datëlindja -
23/05/1986
Vendlindja -
Rrogozhinë
Gjatësia -
1.80 cm
Pesha -
73 kg
Pozicioni -
Mesfushor (krahu i djathtë)
Skuadra -
Due Carrare (i huazuar nga Padova)
Nr. i fanellës: -
7
Karriera -
Egnatia (Shqipëri), San Paolo (Itali), Padova (Itali)
Kupa e Shqipërisë, FSHF
shtyn përballjet e Grupit 2
Nesër, më 28 shkurt, do të luhen ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të edicioni të 55-të Kupës së Shqipërisë. Por, jo gjithçka është e qartë në organizimin e takimeve. Përveç shtyrjes së detyruar të takimit Partizani-Vllaznia (ndeshja e parë 1-1), e programuar për më 7 mars 2007, një tjetër çift, madje më intriguesi i Grupit 2, Tirana-Teuta (1-2) është shtyrë për më 8 mars 2007. Shkaku ka qenë klubi i Teutës, i cili ka kërkuar mos zhvillimin e ndeshjes në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në orën 17:00, por zhvillimin e ndeshjes ditën e enjte në “Selman Stërmasi”, një ditë pas përfundimit të takimit të grupit 1, Dinamo-Besa (2-1). Ndërkohë që një gjë e tillë nuk është se ka entuziazmuar drejtuesit e Tiranës, të cilët kanë kërkuar minimalisht zhvillimin e takimit në një ditë me Partizani-Vllaznia, i cili do të luhet në stadiumin e parë të kryeqytetit “Qemal Stafa”. Grupi 2, ndryshe nga ai 1 (Dinamo, Besa, Shkumbini, Turbina), vendos përballë njeri-tjetrit katër ekipet që kryesojnë kampionatin.
Të gjithë e dinim se skuadrat e mëdha nuk do vononin për të hedhur kthetrat mbi 17-vjeçarin me origjine shqiptare, Sotir Nini. Por fakt është se asnjë nuk mund të imagjinonte se kjo do të bëhej vetëm 40 ditë nga debutimi i tij me fanellën e Panathinaikosit. Sipas faqes sportive tribalfootball.com, është skuadra e Romës, e cila ka filluar të kërkojë zyrtarisht shërbimet e Ninit. Më hollësisht, tribalfootball.com thotë se 17- vjeçari vlerësohet nga skuadra italiane si “djalosh-mrekullia”, dhe se Roma po mundohet të blejë gjithë vlerën e kartonit të tij. Drejtori i Përgjithshëm i Romës, Daniele Prade, e ka ndjekur Ninin dhe do që mesfushori me origjinë shqiptare të jetë një nga blerjet e para në merkaton e verës. Më tej thuhet se disa drejtues të Romës kanë ndjekur nga afër futbollistin edhe në derbin me AEK-un ku ai shënoi një gol.