Rexhini, ky fshat
malor në rrethin
e Tepelenës, cilësohet si fshat i dëgjuar në vite për atdhedashuri, kulturë e arsim. Natyra është treguar bujare kur i ka falur Rexhinit gjithë ato resurse, burime të shumta të ardhurash për zhvillimin dhe lulëzimin e ekonomisë. Pikërisht në këtë mjedis të ashpër malor, por piktoresk lindi më 23.03.1982 Eneida Veliaj, e cila në pak vite do të bëhej figurë e denjë jo vetëm e fshatit Rexhin, por edhe Kurveleshit. E lindur dhe edukuar me ndjenja e karakter patriot në fshatin me tradita të njohura në këtë drejtim. Eneida mishëron virtytet më të mira të paraardhësve të saj, bija e mësuesit të njohur dhe kryetarit të komunës Gusmar, Kurvelesh Asqeri Veliaj. E ëma, Stolia është gruaja e denjë nga Proganoti dhe ka një dashuri të madhe për vendlindjen. Shkolla të hap derën, vetë duhet të futësh brenda. Këtë ka pasur parim të punës studentja Eneida Veliaj. Ajo pas mbarimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet në universitetin e Tiranës për Matematikë. Ajo ishte përkushtuar për përvetësimin e dijeve shkencore, duke u bërë shembull në rrethin studentor. Eneida në mësime ka qenë e radhitur ndër studentet më të mira, të gjitha studimet i kreu me rezultate shumë të mira. Të gjitha vështirësitë i ka kaluar nëpërmjet punës e vullnetit të saj, duke lenë mënjanë çdo argëtim të moshës. Eneida është një kuadro e thjeshtë, e edukuar, shumë e talentuar, e aftë profesionalisht. Këto dhunti dhe vlera shpirtërore i transmeton me modesti tek çdo anëtar i kolektivit nëpërmjet shembullit personal. Fal aftësive profesionale e, sidomos njerëzore, ajo ka fituar zemrat e njerëzve. Ajo është një familjare motër dhe vajzë e përsosur. Të gjithë e duan Eneidën dhe e nderojnë shumë, sepse ajo është shumë e dashur dhe e respektuar, gojëmbël dhe e drejtë. Si një vajzë e rregullt, ajo mëson, ruan dhe zhvillon zakonet dhe traditat e bukura të fshatit të saj, Rexhinit. Me respekt,
Rexhep Alimema