Flet Presidenti i kolegjit “FLABINA”, Adem Flabina  
   
“FLABINA”, një strategji e re për arsimin”
 
     

Altin sinani

Një shkollë private duhet ta ketë të huaj fjalën “biznes” nga ambientet e saj. Ky është mendimi i Adem Flabinës, president i kolegjit privat “FLABINA”. Sipas tij, nëse një shkollë duhet të rezultojë e suksesshme, duhet të ketë në qendër të vëmendjes nxënësit e saj. Flabina mendon se krijimi i shumë shkollave i bën shumë mirë konkurrencës midis tyre dhe nga kjo gjë përfitojnë nxënësit. Sipas tij, kolegji “FLABINA” ofron një shumëllojshmëri degësh, si: Ekonomik, Gjimnaz, Gjuhët e Huaja dhe Mjeshtëri Futbolli. Pra, një nxënës mund të zgjedhë kë të dojë mes gjithë këtyre alternativash. E veçanta e të gjitha këtyre kurseve do të jetë, se pas mbarimit të tyre nxënësit do të jenë të gjithë të pajisur me certifikata evropiane. Ndërkaq, ky kolegj ofron edhe pesë bursa për nxënësit më të mirë. Një privilegj ky, që rrallë shkolla private e bëjnë në Shqipëri. Ndërkohë, që një avantazh absolut i kolegjit “FLABINA” në krahasim me shkollat e tjera, është binjakëzimi që ka bërë kjo shkollë me disa nga simotrat e saj më të mira në Gjermani.

Cili ishte shkaku kryesor për ngritjen e shkollës private “Flabina”, ishte thjesht për biznes apo ndonjë arsye më tepër?
Arsimi tashmë ka hyrë në një lloj konkurrence të arsyeshme midis dy rrugëve, arsimit jopublik, i cili është privat dhe arsimit publik. Kur e kam ngritur shkollën private “Flabina” në vitin 2000, arsimi shtetëror linte shumë për të dëshiruar për sa i përket pajisjeve mësimore, shkollat ishin pa ngrohje, pa drita dhe puna mësimore e mësuesve ndoshta edhe për efekt të pagave linte shumë për të dëshiruar. Në këtë mënyrë njerëzit në bashkëpunim me prindërit e nxënësve menduan për rrugën e arsimit privat, bazuar në kuadrin ligjor të arsimit. Kjo rrugë tashmë nuk është më e panjohur në Shqipëri. Është një rrugë që ka ecje, ka zigzage. Ka vështirësi, ka uljet dhe ngritjet e veta ashtu si çdo proces në shoqëri. Por tani duke parë në retrospektivë, them që arsimi privat dhe veçanërisht shkolla “Flabina” nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë biznes. Ne kemi investuar në këtë drejtim, për të punuar sa më mirë, për përkushtimin ndaj nxënësve dhe atë që kërkojnë prindërit. Aktualisht shkolla jonë është në vitin e tetë të saj ku pret të nxjerrë maturën e tretë të saj, pasi ne e kemi shkollën me sistem pesëvjeçar jo katërvjeçar. Në këtë rrugë relativisht të gjatë ose relativisht të shkurtër ne hedhim idenë e re. Ideja është që ta bëjmë shkollën tepër cilësore nga kontingjenti dhe jashtëzakonisht kërkuese në treg.
Në Shqipëri ka shumë shkolla private. E ndihmon zhvillimin e arsimit kaq shumë shkolla apo jo?
Konkurrenca është e dobishme në grupin mësimor edhe midis nxënësve. Pa konkurrencë dhe për ta parë këtë garë pa mbështetjen e shkollës, ne nuk mund të arrijmë atë që mund të kërkojmë nga një shkollë. Shkolla jonë, e udhëhequr nga një vizion perëndimor për shkak se kemi lidhje me Gjermaninë, lufton që të jetë një shkollë elitare, cilësore, lufton që në qendër të vëmendjes të jetë nxënësi dhe puna mësimore e mësuesit. Nxënësi në të gjitha hapësirat e tij si brenda shkollës ashtu edhe jashtë saj të jetë një qenie sociale, të formohet si shumë mirë shkencërisht, të formohet si një qytetar i Republikës së Shqipërisë. I aftë për të përballuar sfidat që kërkon koha. Për këtë arsye ne kemi vendosur që këtë vit të japim një strategji të re të regjistrimeve. Pjesëmarrja në provim do të bëhet pa pagesë. Konkurruesit do të konkurrojnë për në shkollat e mesme si: Ekonomik, Gjimnaz, Gjuhët e Huaja dhe Mjeshtëri Futbolli. E veçanta e shkollës “Flabina” është se klasat do të përbëhen nga vetëm 20 nxënës dhe 5 më të mirët nga këta do të përfitojnë bursë. Qëllimi i kësaj është të rrisim konkurrencën midis nxënësve, që ata të jenë në çdo orë, në çdo javë, në çdo muaj në garë për të përvetësuar atë që kërkohet në planet dhe lëndët mësimore. Dhe në fund, të gjithë do të jenë të fituar, sepse do të jenë të formuar nga ana profesionale, do kenë asimiluar programin, do jenë formuar shkencërisht, janë formuar si qytetarë të denjë për të zgjedhur çdo lloj problemi. Realiteti ynë social është i mbushur plot me probleme të mprehta, ne luftojmë që t’i mësojmë nxënësit se si t’i zgjidhin këto probleme. Për këtë nevojitet një punë e gjithanshme. Pra, shkolla jonë nuk shquhet vetëm për atë programin e miratuar nga Ministria e Arsimit, por shquhet edhe për programin e saj të fshehtë, e cila është puna e pavarur e mësuesit dhe puna e pavarur e nxënësit. Ai program që lidhet me jetën tonë të përditshme.
Sa i përgatitur është stafi juaj pedagogjik dhe ç’kritere keni ndjekur për të përzgjedhur atë?
Stafi ynë pedagogjik përzgjidhet në bazë të një konkursi që zhvillohet çdo vit, duke futur edhe elementin e ri. Ky element mund të vijë edhe direkt nga universiteti, por edhe nga shkolla të tjera nga kryeqyteti. Konkursit përzgjedhës të mësuesve i shtohet edhe konkursi përzgjedhës i nxënësve, pasi në një sistem arsimor modern dhe të suksesshëm ka dy aktorë kryesorë, të cilët janë mësuesit si aktorë të parë dhe nxënësit. Të dy janë partnerë dhe bashkëpunimi midis tyre sjell rezultat.
Cila është pika më e fortë dhe interesante e shkollës tuaj, për të qenë më e preferuar se të tjerat?
Shkolla jonë është me një vizion tërësisht perëndimor. Fjala “biznes” është disi jo e preferuar dhe jo e pranueshme për arsimin. Në shkollën tonë fjala biznes është e huaj. Kuptohet që shkolla është edhe pagesë, por kjo shumë e të ardhurave që krijohet nga pagesat e nxënësve shkon në ndihmë të pagave të shërbimit arsimor të mësuesve, në favor të aktiviteteve që organizon shkolla, shkon në favor të plotësimit, në favor të përmirësimit gjithnjë e në rritje të bazës materiale të shkollës. Dhe pjesa tjetër shkon në favor të bursave, pasi ne duhet të stimulojmë të mësuarit. Nëse nxënësit nuk nxiten nga administrata e shkollës për të mësuar, atëherë ata do t’i lihen spontanitetit. E gjithë shkolla, që nga presidenti, drejtori, stafi pedagogjik por edhe prindërit duhet t’i motivojnë këta nxënës, duhet t’i krijojnë atij hapësirat e mundshme që ai të gjendet i motivuar dhe i vlerësuar jo vetëm me një notë, por edhe me gjëra të tjera. Një arsye tjetër pse shkolla nuk është biznes, është arsyeja që ne do të japim bursa për studime jashtë shtetit nga fondi i të ardhurave që krijohen. Shkolla është një mjedis pedagogjik, një mjedis shkencor, është një mjedis njerëzor ku formohen të rinjtë, ata duhet të formohen si shkencëtarë të ardhshëm. Ne duam një shkollë që të përballojë sfidat e veta. Pika jonë më e fortë është se nxënësit tanë do të mësojnë çdo gjë ashtu si e mësojnë shokët e tyre në Gjermani. Pasi shkolla jonë është e binjakëzuar me disa nga shkollat më të mira gjermane. Ne kemi një eksperiencë të gjatë tashmë, pasi kemi nëntë vite që operojmë në arsim. Çdo vit ne bëjmë nga një gjë të re. Për shembull këtë vit kemi ngritur edhe degën e Mjeshtërisë Sportive, ku edhe për këtë do të investojmë dukshëm. Kemi hapur edhe një degë për Gjuhët e Huaja. Pra, janë katër alternativa për shkollën e mesme, ku nxënësi është i lirë të zgjedhë kë të dojë nga këto. Përveç kësaj, ne nxënësve do t’u ofrojmë edhe kurse të formimit profesional. Pra, ne do t’u ofrojmë kurse të formimit profesional në kompjuter, administrim biznes, teknika të përpunimit të drurit dhe metalit. Sepse në jetë njeriut nuk i duhet vetëm një zanat apo vetëm një profesion, siç është profesioni i ekonomistit të mesëm apo të lartë, por i duhet edhe një profesion tjetër për të përballuar jetën. E veçanta e të gjitha këtyre kurseve do të jetë, se pas mbarimit të tyre nxënësit do të jenë të gjithë të pajisur me certifikata evropiane.

Flet drejtori gjerman i formimit profesional, Jurgen Fischer

“Nxënësit, me certifikata evropiane”

Një nga risitë e kolegjit “FLABINA” është drejtori i formimit profesional në këtë shkollë, Jurgen Fischer. Në drejtimin e këshilltarit gjerman organizohen kurse për formimin profesional të nxënësve të shkollave të mesme dhe të shkollës fillore. Fischer sjell në Tiranë eksperiencën dhe disiplinën e njohur gjermane në drejtimin dhe mësimin e nxënësve. Dhe kjo është padyshim një avantazh i madh për kolegjin “FLABINA” në krahasim me shkollat e tjera. Ai deklaron se kolegji “Flabina” ka një shumëllojshmëri ofertash. Në një intervistë për “Tirana Observer”, Fischer shprehet se kolegji “Flabina” ka një shumëllojshmëri ofertash.
Z. Fischer, ju si drejtor i formimit profesional në shkollën “Flabina”, çfarë rrugësh ndiqni për të formuar në mënyrë profesionale nxënësit e “Flabinës” dhe çfarë u ofroni më tepër se shkollat e tjera nxënësve?
Në vitin e ardhshëm shkollor do t’i zgjerojmë ofertat tona për formimin profesional. Përveç formimit në biznes do të ofrohen dhe kurse plus pasdite, ku nxënësit do të pajisjen me certifikata evropiane. Gjithashtu dhe për kompjuter. E re është gjithashtu, që ne si shkollë teknike nga teoria, të ofrojmë kurse për përpunimin e drurit dhe të metalit. Nxënësve u jepet mundësia për të prodhuar produkte të thjeshta dhe të bëhen kreative. Kurset zhvillohen pasdite dhe vihen të gjithë nxënësit e shkollës së mesme në dispozicion. Nxënësve të 9-vjeçares u jepet gjithashtu mundësia për të punuar në këto punishte. Për formimin e përgjithshëm do të ofrojmë gjithashtu shumë mundësi, në veçanti gjermanisht për degën Ekonomi. Si dhe për më të vegjlit me moshë 5-6 vjeç, ju ofrohet pasdite gjithashtu mësimi i gjermanishtes me lojëra, këngë dhe krijime. Pra nxënësit përveç mësimit normal mund të merren dhe me gjëra të tjera të larmishme. Këto oferta do të zgjerohen edhe më tej.

 
.................................................................................
Krye  

 Sociale
   
..
..........................................
   
..
..........................................
   
..
..........................................
   
..
..........................................
   
..
..........................................
 
 
r