Kupa e Shqipërisë, Besa kërkon një vend në Kupën UEFA
 
   
Teuta për “Gines”, ka fituar 3 tituj pa shënuar asnjë gol
 
     

Leonard KARAJ

Skuadra e Tuetës mund të rreshtohet në radhën
për në librin “Gines”. Durrsakët janë ndër të vetmit në botë që kanë arritur të fitojnë trofeun e kupës tri herë pa mundur të shënojnë qoftë edhe një nga në finale. Në të tri finalet, ku kupa është bërë pronë e bregdetarëve, skuadra e Teutës ka fituar pas gjuajtjeve të penalltive. Teuta, e njohur më parë si Lokomotiva, ka zhvilluar 10 ndeshje në finale të Kupave të Shqipërisë dhe ka fituar tre prej tyre. Por, fakti më interesant është se gjatë këtyre ndeshjeve të luajtura nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka fituar kupën.

Finalet
1957
Partizani-Lokomotiva 2-0
1975
Labinoti-Lokomotiva
1-0
1994
Tirana-Teuta 1-0
1995
Teuta-Tirana 0-0
(4-3 pen)
2000
Teuta-Lushnja 0-0
(5-4 pen)
2001
Tirana-Teuta 5-0
2003
Dinamo-Teuta 1-0
2005
Teuta-Tirana 0-0
(6-5 pen)

Ndoshta edhe këtë radhë, Teuta do të jetë e pafuqishme të shënojë?. Do vazhdojë “mallkimi”? Përgjigjet e këtyre pyetjeve sportdashësit do t’i gjejnë pas 90 minutash loje në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” pasditen e sotme në orën 19:00. Finalja do të gjykohet nga arbitri ndërkombëtar shqiptar, Albano Janku. Një vendim i tillë është marrë dje, pas shortit të gjyqtarëve, që është hedhur në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Besa

Turi i parë
Besa-Egnatia (1-0), (6-0)
Turi i dytë
Kastrioti-Besa (2-0), (0-4)
Çerekfinalet
Besa-Dinamo (1-2), (2-0)
Gjysmëfinalet
Shkumbini-Besa (3-3), (1-1)
Finalja
Besa-Teuta sot, ora 19:00

Teuta

Turi i parë
Teuta-Gramshi (5-1), (6-1)
Turi i dytë
Teuta-Apolonia (2-1), (0-0)
Çerekfinalet
Teuta-Tirana (2-1), (2-2)
Gjysmëfinalet
Partizani-Teuta (0-0), (1-1)
Finalja
Besa-Teuta sot, ora 19:00

Besa-Teuta, ora 19:00
Stadiumi: “Qemal Stafa”

Besa: Dura, Abanda, Belisha, Bikoula, Arapi, Dragusha, Okshtuni, Veliaj, Binogol, Xhihani, Elokan
Pankina: Guma, Mehmeti, Bajgora, Krasniqi, Munishi, Babaj, Hashani
Trajner: Ylli Teliti

Teuta: Osmani, Pashaj, Vrapi, Kapaj, Brahja, Devolli, Tetova, Shkëmbi, Kuli, Mancaku, Xhafa
Pankina: Kapllani, Koreshi,  Zëre, Buna, Hodo, Kotja, Bespalla, Gjondeda
Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtar: Albano Janku

...................................................................................
Krye  

Sevilje në mbrojtje të titullit, Espanjol, pritje 19-vjeçare

Espanjol-Sevilje, Gllazgou për një natë flet vetëm spanjisht

Leonard karaj

Dominim spanjoll. Të skualifikuar nga Kupa e Kampioneve Primera Division mund të krenohet me trofeun e “vogël” evropian, kupë e cila do të gjejë padronin pikërisht sonte pas 90 minutash në stadiumin “Hampden Park” të Glasgout. Sevilja do të mundohet të mbrojë atë që fitoi edhe vitin e kaluar përballë Midlesborout, ndërsa Espanjoli do të bëjë realitet një ëndërr që i shpëtoi nga duart 19 vjet më parë. Në finalen e Kupës UEFA 1987-1988 kjo skuadër u mund nga Bajer Leverkusen pas gjuajtjeve të penalltive me rezultatin 3-2. Dy ndeshjet vajtje-ardhje kishin përfunduar 3-0 si në Spanjë dhe Gjermani. Në atë skuadër luante edhe trajneri i tanishëm i kësaj skuadre Ernesto Valverde. Ndërkohë mbrojtësi i Espanjolit, David Garsia, pohon se finalja do të shërbejë si një vitrinë e mirë për të treguar cilësinë e futbollit spanjoll. Ekspertët panë tre ekipe anglezë në katër më të mirët e Ligës së Kampioneve, si një superioritet i futbollit britanik, por në Kupën UEFA të gjithë janë duke parë fuqinë e futbollit iberik, ku në finale janë dy ekipe spanjolle. “Ne shpesh dëshirojmë të themi se Liga spanjolle është më e fuqishmja dhe fakti që kemi një finale të Kupës UEFA të gjithën spanjolle, kur në gjysmëfinale mbërritën tri të tilla është një provë e tillë”, ka thënë Garsia për uefa.com. Espanjoli ndodhet në mesin e tabelës në Primera Divizion, por ka shkëlqyer në Evropë, duke shënuar 32 gola në 14 ndeshje. Ndërsa në kampion tjetër portieri Andres Palop, duke folur për uefa.com, vlerësoi se Espanjoli është një kundërshtar i frikshëm.

Rruga e Espanjolit

Gjysmëfinale
Espanjol-Verder Bremen 3-0
Verder Bremen-Espanjol 2-1
Çerekfinale
Espanjol-Benfika 3-2
Benfika-Espanjol 0-0
1/16 e finaleve
Makabi Haifa-Espanjol 0-0
Espanjol-Makabi Haifa 4-0
1/32 e finaleve
Livorno-Espanjol 1-2
Espanjol-Livorno 2-0

Rruga e Seviljes

Gjysmëfinale
Osasuna-Sevilja 1-0
Sevilja-Osasuna 2-0
Çerekfinale
Sevilja-Totenham 2-1
Totenham-Sevilja 2-2
1/16 e finaleve
Sevilje-Shakhtar 2-2
Shakhtar-Sevilje 2-3
1/32 e finaleve
Steaua-Sevilje 0-2
Sevilje-Steaua 1-0

Espanjol-Sevilje

“Hampden Park”, Glasgou
Sot, ora 20:45

Gjyqtar: Masimo Busaka (ZVI)

Espanjol: Kameni, Hurtado, Jarke, Velasko, Sa, De la Penja, Zabaleta, Rufete, Kosta, Pandiani, Tamudo 
Pankina: Ribas (p), Garcia, Lakruz, Torrejon, Martinez, Ito, Kamara, Jonatas, Riera, Soriano, Pedraza
Trajner: Ernesto Valverde

Sevilje: Palop, Navarro, Eskude, Oçio, Alves, Poulsen, Mareska, Renato, Adriano, Kanoute, Shevanton

Pankina: Kobenjo (p), Dragutinoviç, Kastedo, Puerta, Valente, Marti, Navas, Sales, Alfaro, Luis Fabiano
Trajner: Juan de la Cruz Ramos

Fakte

Real Madrid është e vetmja skuadër, e cila deri tani ka mundur të mbrojë me dinjitet edhe për një vit tjetër trofeun e Kupës UEFA. Madrilenët pasi e fitonin në 1985 e përsërisnin edhe në 1986 ndaj Midlesbrough në finale. Të njëjtën gjë dëshiron të bëjë edhe Sevilja sonte, pasi ka fituar Kupën UEFA vitin e kaluar.

Kjo është finalja e tretë absolute në gjithë historinë e Seviljes në Kupat e Evropës. Vitin e kaluar kjo skuadër u përball në finalen e këtij kompeticioni me Midlesbrough, ndërsa më pas fitoi Superkupën Evropiane ndaj Barcelonës me rezultatin 3-0.

Espanjol luan pas 19 vjetësh finalen e dytë në Kupën UEFA. Në 1987-1988 kjo skuadër u mund nga Bajer Leverkusen pas gjuajtjeve të penalltive (3-2). Dy ndeshjet vajtje-ardhje kishin përfunduar 3-0 si në Spanjë dhe Gjermani. Fakt është se trajneri i tanishëm i kësaj skuadre ka qenë dëshmitari i asaj dopio përballje teksa mbronte ngjyrat e Espanjolit si futbollist.
   
Italia është vendi që dominon Kupën UEFA me nëntë trofe të fituara deri tani. Pas saj vjen Gjermania dhe Anglia me nga 6 kupa.

Espanjol ka luajtur përballë një skuadre spanjolle në një kompeticion evropian vetëm një herë në 1998, në Kupën Intertoto ndaj Valencias. Espanjoli humbiste atëherë në fushën e vet 1-0, por fitonte në “Mestaja” 2-0, duke u kualifikuar.
 
Në 118 takime të luajtura përballë njëra-tjetrës Sevilja ka fituar 55, Espanjoli 42, dhe 21 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Espanjoli është skuadra që ka shënuar më shumë gola gjatë këtij viti në Kupën UEFA me 32 gola.

Fituesit e Kupës UEFA

2005-2006:
Sevilja, (Spanjë)
2004-2005:
CSKA Moskë (Rusi)
2003-2004:
Valencia (Spanjë)
2002-2003:
Porto (Portugali)
2001-2002:
Fejenord (Holandë)
2000-2001:
Liverpul (Angli)
1999-2000:
Galatasaraj (Turqi)
1998-1999:
Parma (Itali)
1997-1998:
Inter (Itali)
1996-1997:
Shalke (Gjermani)
1995-1996:
Bajern (Gjermani)
1994-1995:
Parma (Itali)
1993-1994:
Inter (Itali)
1992-1993:
Juventus (Itali)
1991-1992:
Ajaks (Holandë)
1990-1991:
Inter (Itali)
1989-1990:
Juventus (Itali)
1988-1989:
Napoli (Itali)
1987-1988:
Leverkusen (Gjermani)
1986-1987:
Goteborg (Suedi)
1985-1986:
Real Madrid (Spanjë)
1984-1985:
Real Madrid (Spanjë)
1983-1984:
Totenham (Angli)
1982-1983:
Anderleht (Belgjikë)
1981-1982:
Goteborg (Suedi)
1980-1981:
Ipsuiç (Angli)
1979-1980:
Eintraht (Gjermani)
1978-1979:
Mynshengladbah (Gjermani)
1977-1978:
PSV Eindhoven (Holandë)
1976-1977:
Juventus (Itali)
1975-1976:
Liverpul (Angli)
1974-1975:
Mynshengladbah (Gjermani)
1973-1974:
Fejenord (Holandë)
1972-1973:
Liverpul (Angli)
1971-1972:
Totenhem (Angli)

...................................................................................
Krye  

Nevil Dede vishet verdheblu, Osmani do bluzën bardheblu

Mbrojtësi i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare, Nevil Dede, sezonin tjetër mund të rivësh sërish fanellën verdheblu të Elbasanit. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë futbollisti për mediat shqiptare. Sipas Dedes, pas përfundimit të kampionatit, i cili për Tiranën mbyllet në ndeshjen me Vllazninë këtë të shtunë, mbrojtësi, i cili përpara një sezoni nxori Elbasanin kampion pas 22-vitesh, do të rikthehet sërish tek fansat e tij të zjarrtë. Problemi i vetëm dhe i hershëm i kësaj ndarjeje mbetet shiriti i kapitenit, pronë edhe për këtë sezon e Devi Mukës. Ndërkohë që drejtuesit e Tiranës kanë menduar menjëherë alternativën, e cila vjen nga një tjetër futbollist i Elbasanit, Tefik Osmani. Kështu, duket se më shumë se sa një largim dhe afrim, do të bëhet një “shkëmbim” ndërmjet Elbasanit dhe Tiranës.

Tirana, ikën Viori Sinani, vjen 20-vjeçari Sabino Plaku

Sabino Plaku do të vishet bardheblu për sezonin tjetër. Sulmuesi 20-vjeçar është në listën e blerjeve të skuadrës së Tiranës në rast se shkodrani Vioresin Sinani do të kërkojë të largohet drejt një kampionati të huaj. Lajmi është bërë i dituar nga burime të afërta pranë klubit kampion. Sabino Plaku është golashënuesi i tretë më i mirë gjatë këtij sezonin në kampionatit shqiptar. E dëshiron Partizani, e ëndërron Teuta, por duket se shërbimet e tij janë të destinuara të rikthehen sërish andej nga kanë ardhur, pra nga kryeqyteti. Por, këtë herë në ndryshim nga “shkolla” që e nxori, Partizani, Plaku duket se do të veshë fanellën bardheblu të Tiranës. Një largim i mundshëm i Vioresin Sinanit duket se do t’i hapë rrugën pikërisht sulmuesit të Apolonisë.

Ekipi Kampion i Shqipërisë 2006-2007, nga “Tirona Fanatics”

Krejt i mrekullueshëm, krejt krenar, krejt i merituar, krejt dominues që prej javës së parë. Ja ku erdhi dhe kampionati i 23 në historinë e klubit më të suksesshëm shqiptar, bëhet fjalë për KF TIRANA. Duke e shijuar se afërmi dhe duke festuar të gjithë bashkë si vëllezër e motra të një gjaku blu e të një zemre vetëm tironase i gëzohemi këtij kampionati me dashurinë e përjetshme të një ekipi që është më shumë së një fe, por e vetmja mënyrë të jetuari. Ky është titulli i Kampionëve të Shqipërisë dhe për asnjë moment të vetëm asnjë ekip tjetër nuk e cenoi këtë ecuri, këtë supremaci kryeqytetase. Ekipi Kampion që nga minuta e parë të këtij kampionati plot thashetheme, por të një serioziteti këmbëngulës të bardh e bluve arritën të fitojnë kundra të gjithëve dhe gjithçkaje. Kundra ekipeve “armik” e kundra gazetarëve xhelozë. Kjo skuadër pra e lakmuar nga të gjithë qëndron dhe një herë më shumë mbi të tjerët, një herë më shumë fituese e një kampionati, të cilin e ka bërë shtëpinë e saj. Të një ekipi me lojtarë të rinj e të vjetër, të një ekipi ngritur plot dashuri dhe me rrënjë të forta futbolldashëse. Këto ngjyra, ky emër, këta tifozë, kjo mrekulli në zemër të Shqipërisë, kjo dashuri e përjetshme, pra të gjithë bashkë, të gjithë këtu me zemrat mal të zhytur në këtë botën bardh e blu, lindur plot 87 vjet përpara, për të krijuar ekipin që të tjerët s’do të jenë kurrë, sepse Tirona është ajo që bën realitet ëndrrat e të gjithëve. Ngrihuni të festoni, bashkohuni, duajeni njëri-tjetrin fort, sepse është një gëzim që ju duhet treguar të gjithëve. Ne jemi historia e lënë trashëgimi plot pasion, ne jemi e tashmja e do bëjmë të ardhmen të gjithë bashkë.
9 Maj 2007: TIRONA EKIPI KAMPION I SHQIPERISE

Dëmtohet rëndë Beqiri, mungon ne dy takimet me Luksemburgun

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elvin Beqiri është dëmtuar rëndë në ndeshjen e së hënës në kampionatin ukrainas. Metalurg Donetsk, skuadra e shkodranit, luante në “shtëpi” ndaj Metalist Harkiv. Si pasojë e një përplasjeje me një kundërshtar shumë të rëndë, Elvin Beqiri është dëmtuar shumë keq dhe është detyruar të lërë fushën e lojës për të shkuar në spital. Nga ato që bën me dije Federata Shqiptare e Futbollit, mbrojtësi shkodran ka lajmëruar sot se ka thyer këmbën. Një lajm i tillë është alarmant, në radhë të parë për lojtarin, të cilit do t’i duhet të qëndrojë të paktën 6 javë pa lëvizur, por edhe për kombëtaren shqiptare, e cila do të humbasë shërbimet e Beqirit për dy ndeshjet me Luksemburgun, por ndoshta edhe më tej.

Bogdani, alternativa e Amoruzos tek Fiorentina

Sërish në qendër të skuadrës së Fiorentinës, Erjon Bogdani. Presidenti Della Valle do të ketë nj takim këtë fundjavë me sulmuesin e Fiorentinës Luka Toni, për të përfunduar gjithçka në lidhje me kontratën e tij me klubin. Në vend të Tonit është vënë në qendër të vëmendjes sulmuesi i Rexhinës, Nikola Amoruzo, i cili mund të mos pranojë të vijë në Firence në rast se nuk i sigurohet një vend si titullar dhe një rrogë më e mirë se ajo që merr në Sicili. Alternativa e këtij të fundit është pikërisht sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani. Shtatlarti kuqezi është kërkuar edhe gjatë merkatos së janarit nga kjo skuadër, por asokohe Siena (ish-skuadra e Bogdanit) nuk pranoi ofertën e Fiorentinës.

Ulimani: Për fanellën kuqezi hedh poshtë atë austriake

Futbollisti i SV Riedit të Austrisë, Emin Sulimani ka folur për rreth detajeve pas nënshkrimit te skuadra e tij e re, Austria Magna, me të cilët do të aktivizohet në sezonin e ri. Gjithashtu Sulimani ka komentuar edhe mundësinë për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, si dhe për evropianin e vitit 2008 që mbahet në Austri dhe Zvicër. “Kam qenë pjesë e U-21 të Austrisë, por pasi e lëndova këmbën tani duhet të pres pak për riaktivizim. Sa iu përket kombëtareve të tjera, unë publikisht kam shprehur dëshirë të luaj me Shqipërinë. Oto Bariç ka kontaktuar me klubin tim, por këta të kombëtares së Austrisë tani po dëshirojnë që unë mos të largohem. Megjithatë dëshira ime është të luaj me Shqipërinë. Me Maqedoninë nuk dua të luaj edhe pse një trajner prej atje më kishte kërkuar disa javë më parë”, ka thënë Sulimani në një intervistë për mediat shqiptare në Maqedoni.

Histori e trofeut të “vogël” evropian

Kupa UEFA lindi si një ide e zviceranit, Ernst Tomen, i cili së bashku me italianin, Otorino Barazi dhe anglezin Stenli Rous, krijuan një turne ku merrnin pjesë ekipe nga qytetet evropiane që rregullisht organizonin panaire. Kupa e Panaireve (emërtimi i parë Kupës UEFA) u themelua më 18 prill 1955, dy javë pas themelimit të Kupës së Kampioneve. Kupa e parë përshiu ekipe nga Barcelona, Bazeli, Lozana, Lajpcigu, Londra, Milani dhe Zagrebi. Fituesja e parë ishte ekipi i Barcelonës i cili mposhti në finale një formacion nga Londra (8-2, rezultati i përgjithshëm). Në vitin 1962 numri i ekipeve që merrnin pjesë në Kupën e Panaireve u rrit në 32, kur tani në vitin 2007, është mbi 100. Në vitin 1971 u ndryshua dhe emri i saj, nga Kupa e Panaireve në Kupën UEFA, emër të cilin e mban edhe sot. Formati ka ndryshuar disa herë, nga dy takime finale, në një të vetme në vitin 1998, kur Interi mundi Lacion 3-0 në Paris. Interi, Juventusi dhe Liverpuli mbajnë rekordin me nga tre trofe. Edhe mënyra e organizimi ka ndryshuar nga sezoni 1999-2000. Në të marrin pjesë fituesit e Kupës në kampionatet e vendeve përkatëse, por dhe ekipe që renditen në vendin e tjera. Në fazën e grupeve të Kupës UEFA, marrin pjesë edhe ekipet që renditen të tretët në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Kupa UEFA gjithashtu përfshin edhe 3 ekipe që janë shpallur si më të mirët për “Fair Play”, tre fituesit e Kupës Intertoto.

 
...................................................................................
Krye  

Sport
  Espanjol-Sevilje, Gllazgou për një natë flet vetëm spanjisht
..
..........................................
  Shkurt
..
..........................................
   
..
..........................................