|
|

|
|
Faqja e Parė
|
|
Berisha, negociata me 5 deputetė socialistė |
|
Shkruar nga Erion Habilaj
|
|
e enjte , 02 korrik 2009 |
Nis “trafiku”Partia Demokratike, si partia me më shumë mandate, pritet të nisë krijimin e qeverisë së re edhe pse ajo ende nuk ka numrat e duhur. Pa humbur kohë, shefi i qeverisë ka nisur që dje të hedhë në treg negociatorët e tij tek disa deputetë të majtë për t’i tërhequr pas vetes.Dy ditët e fundit po fiton gjithnjë e më shumë terren hipoteza se mund të kemi një qeveri teknike midis dy koalicioneve të mëdha. Është ende herët, por duke parë rezultatet, nga të cilat asnjëra forcë nuk siguron shumicën, do të ishte një zgjidhje e detyruar për të dy partitë të shmangnin një kolaps institucional në të cilin do të futej vendi.Në kushtet që nuk kemi ende një fitues të zgjedhjeve 28 qershorit, kanë filluar nga partitë kryesore negociatat për të arritur mandatet shtesë për të pasur një mundësi të krijohet qeveria e re. Burime konfidenciale pranë kreut të PD-së, Sali Berisha, bënë të ditur për gazetën “Tirana Observer”, se shefi i qeverisë ka nisur të fusë negociatorë tek disa deputetë të Partisë Socialiste për t’i pasur në krahun e vetë. Bëhet e ditur se emrat e deputetëve janë ata që kanë një afërsi me të djathtën, jo vetëm me bindje, por dhe me interesa ekonomike. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Berisha dhe Rama nisin ofertat joshėse ndaj Ilir Metės |
|
Shkruar nga Altin Sinani
|
|
e enjte , 02 korrik 2009 |
Kreu i PD-së i ofron poste ministrore, negociatorët e Ramës takohen me kreun e LSI-së. Dritan Prifti: Do të votoj për qeverinë e Berishës në Kuvend. Profecia e analistëve të huaj u verifikua. Ndryshe nga ato pak persona, Ilir Meta rezulton të jetë: “Kingmakersi” i zgjedhjeve të 28 qershorit. Edhe pse ka marrë vetëm katër mandate, kreu i LSI-së është kthyer në çelësin që do të hapë portat e qeverisë së re. Si Partia Demokratike ashtu edhe Partia Socialiste nuk i kanë numrat e duhur për të qeverisur. Dhe që dje dy partitë më të mëdha kanë hapur merkaton politike me ofertat e para ndaj kreut të LSI-së. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Ruēi: Tė ēohet populli nė kėmbė pėr mbrojtjen e votave ! |
|
Shkruar nga Erion Habilaj
|
|
e enjte , 02 korrik 2009 |
 Zgjedhjet e 28 qershorit duket se kanë ardhur në një moment mjaft kritik. Dje në një dalje televizive kandidati i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në mbrojtje të votave. Pas incidenteve që kanë bllokuar procesin e numërimit në qarkun e Fierit, vjen dhe reagimi më i ashpër që mund të ndodhë në një vend demokratik. Në cilësinë e kandidatit që kryeson listën e qarkut të Fierit, Ruçi u shpreh se do të kërkojë një reagim të qytetarëve nga Tropoja e deri në Sarandë, që të mos lejojnë këtë farsë elektorale, që, sipas Ruçit, është duke bërë Partia Demokratike. Në Fier ka tri ditë që është bllokuar procesi i numërimit të kutive të numërimit. Zona e Fierit është zona më problematike për shkak të numrit të madh të mandateve që nxjerr ky qark. Duhet thënë se gjatë gjithë kësaj kohe Partia Socialiste ka dalë publikisht duke denoncuar situatën atje. KZAZ-ja numër 20 në qarkun e Fierit ka vendosur me shumicë votash shpalljen të pavlefshme të tre kutive të mbetura. Sipas informacioneve të fundit, të pavlefshme u shpallën dy kuti të numëruara dhe një kuti e pahapur. Në qarkun e Fierit udhëheq për sa i përket numrit të mandateve, Partia Socialiste, me 9 deputetë, e ndjekur nga PD, me 6 dhe LSI me 1. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Berisha: Po zgjeroj koalicionin qeverisės |
|
Shkruar nga Elisabeta Dosku
|
|
e enjte , 02 korrik 2009 |
Shefi i ekzekutivit mbledh kabinetin qeveritar tri ditë pas zgjedhjeve“Qeveria, shpërblim ekstra për komisionerët dhe numëruesit e votave”. Partitë politike kanë filluar tentativat për koalicione paszgjedhore, me qëllim krijimin e një mazhorance të qëndrueshme, për të qeverisur katër vitet e ardhshme. Në kushtet kur mandatet e fituara nuk mundësojnë që qeveria e re të krijohet as nga PD-ja dhe as nga PS-ja, bërja e një koalicioni është formula kryesore për të dalë nga situata. Kështu, shenja e parë është dhënë dje publikisht nga kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar vetëm tri ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme elektorale. Berisha theksoi se Partia Demokratike do të zgjerojë koalicionin, duke nënkuptuar se mundësia e vetme për zgjerimin e tij është me PBDNJ-në ose me LSI-në. Gjatë mbledhjes së qeverisë, shefi i ekzekutivit premtoi edhe shpërblim për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e qendrave të votimit. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Emrat e ish-tė pėrndjekurve qė do tė dėmshpėrblehen |
|
Shkruar nga Eriona Ymeri
|
|
e enjte , 02 korrik 2009 |
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ish-të dënuarit politik Këshilli i Ministrave miraton listën e dytë të ish-të përndjekurve, që do të kompensohen financiarisht. Tashmë ish-të përndjekurit, sipas udhëzimit duhet të depozitojnë pranë Degës së Thesarit ku ata jetojnë, numrin e llogarisë në emrin e tyre. Numri i llogarisë pranohet vetëm në një nga bankat “Alpha Bank”, “Raiffeisen Bank”, “Banka Popullore”, NBG, BKT, “Banka e Tiranës”, “Union Bank”, “Banka Ndërkombëtare Tregtare”. Gjithashtu të përndjekurit mund ta dërgojnë numrin e llogarisë me postë në adresën e Ministrisë së Financave. Me mbërritjen e numrave të llogarisë, Ministria e Financave procedon pagesat nga Banka e Shqipërisë në llogaritë personale të përfituesve. Po sipas udhëzimit, është kusht i domosdoshëm për pagesë përputhja e plotë e emrit, atësisë dhe mbiemrit në listë me ato në llogarinë bankare. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
| | << Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
| | Rezultatet 1 - 6 nga 387 | |
|
Lajme shkurt
Data dhe Ora
Kush eshte Online
Momentalisht janė 30 vizitorė online
|