Sondazhi i kryer në 40 mijë të intervistuar zbulon sendet e harruara
Çfarë harrojnë evropianët
të marrin gjatë pushimeve
Me siguri lista e
sendeve që duhet
futur në valixhe është gati prej disa ditësh, por në momentin e fundit silleni nëpër shtëpi për të gjetur jastëkun për të fjetur në avion apo pantoflat, sendet më praktike për të hyrë në vende ku duhen hequr këpucët. Përgatitja e valixhes është një ndër momentet më delikate para pushimeve. Nuk rrezikojmë të themi se nëse doni vërtet të vini në provë raportin e çiftit, atëherë kjo do të verifikohet në momentin e përgatitjes së valixhes, apo në momentin e hapjes në hotel dhe zbulohet se është harruar diçka e rëndësishme. Sondazhi
Kemi harruar diçka, por çfarë? Pjesa më e madhe e pushuesve vënë në valixhe para së gjithash të brendshmet, por shpesh harrojnë bizhamet. Këto janë dhe veshjet që mbajnë vendin e parë në listën e sendeve të harruara të valixhes. Sondazhi është kryer në adresën e internetit "lastminute.com" dhe të intervistuarit janë pyetur për zakonet para nisjes, si e përgatisin valixhen, çfarë harrojnë me lehtësi dhe çfarë bëjnë ditën para nisjes. Por jo vetëm kaq, mes pyetjeve ishte dhe ajo për mënyrën se si pushimet influencojnë raportin e çiftit dhe prej sa kohësh përpara planifikohet udhëtimi. Italianët ishin ata më llafazanët, që gjithmonë i flisnin ekuipazhit në bord. Gjermanët dolën se janë më gjumashët, sapo lidhin rripin e sigurimit flenë gjumë, shpesh duke gërhitur. Sendet e harruara
Pizhamet qëndrojnë në shtëpi. Pjesa më e madhe e turistëve evropianë dhe amerikanë tregon se objekti më i harruar janë pizhamet, por për 19,94 për qind të italianëve, tharësja e flokëve qëndron në shtëpi, ndërsa rrobat e gjumit harrohen për 17,24 për qind. Shpesh harrohet edhe karikuesi i baterisë së celularit apo krehëri i flokëve, ndërsa furça e dhëmbëve as nuk hyn në listë. Është çudi që pizhamet qëndrojnë në shtëpi kur gjëja e parë që udhëtarët citojnë se vënë në valixhe janë të brendshmet. Më optimistët dhe të shkujdesurit janë udhëtarët e Lindjes, pasi kutia e ilaçeve vjen pas karikuesit të celularit, librave dhe lojërave. Francezët janë ata që rrallë herë marrin libra apo objekte argëtuese në valixhe. Ndoshta preferojnë t'i fusin në çantën e dorës në momentin e fundit. Anglezët janë ata që "marrin gjënë e parë që shohin në dollap". Një pjesë e mirë prej tyre shpesh bindin prindërit apo partnerin t'jua bëjë gati valixhen. Spanjollët janë ata që e përgatisin valixhen një javë para nisjes. Pjesa më e madhe e përgatisin një ditë më parë, ndërsa suedezët, amerikanët dhe britanikët e lënë në momentet e fundit.
Ekipi i Unitetit: Pavarësia është e panegociueshme
Kuvendi i Kosovës diskutoi dje rreth zhvillimeve për statusin e Kosovës, pas paralajmërimit për negociata të reja. "Ekipi i Unitetit konsideron se kjo do të jetë vonesa e fundit në proces dhe nuk mund të pranojë shtyrje të tjera. Ekipi zotohet se në gjithë këtë proces, duke llogaritur edhe shpalljen e pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës do ta bëjë në koordinim me SHBA dhe BE-në", tha në emër të ekipit, presidenti Fatmir Sejdiu. Kryetari Fatmir Sejdiu, në tetë pikat e paraqitura në emër të ekipit, tha se nuk do të negociohet më për pavarësinë e Kosovës, ndërsa me Serbinë mund të flitet në nivelin e bisedimeve që zhvillohen midis vendeve fqinje.
George Bush dhe Gordon
Braun vazhdojnë bisedimet
Kryeministri i sapo emëruar në Britaninë e Madhe, Gordon Brown ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bisedimet e tij të para si udhëheqës me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Ameriklës, Xhorxh Bush. Gordon Braun pati një darkë private me Bush në Camp David. Pas takimit vazhduan bisedimet zyrtare gjatë ditës së djeshme. Presidenti do të kërkojë garanci nga Britania e Madhe se nuk do të tërheq trupat nga Iraku, ndërkohë që prania amerikane atje do të vazhdojë. Bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Lajmi me i rralle ne bote, ne 24 oret e fundit
Mbretëri e Bashkuar, shet ujin
e reve për 10 dollarë shishen
Një sipërmarrësi nga
një ishull i vogël në detet e Jugut i ka lindur një ide e mirë për të siguruar jetesën. Ai ka hapur një biznes të madh duke shitur ujë në shishe, diçka që e quan "Lëngu i reve". Në të vërtetë ky lëng është importi më i fundit në Mbretërinë e Bashkuar."40-vjeçari i lindur në Tasmani, Duncan McFee, mbledh ujë nga retë e shiut në ishullin "King", pranë Tasmanisë", raporton gazeta londineze "Britain's Mail". Vendasit thonë se uji i ishullit "King" është më i pastri në botë. Kjo për shkak se retë e shiut udhëtojnë 7 mijë milje nga Amerika e Jugut pa kaluar në asnjë kontinent, ishull apo tokë. Supozohet se këto re nuk marrin asnjë ndotje. "Me 10 dollarë shishen, lëngu i reve është uji më i shtrenjtë që është importuar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar", raporton "Britain's Mail". Zoti McFree thotë se ka parë një mundësi për të bërë biznes me këtë ujë kur mbërriti për herë të parë në ishull në vitin 1991, atëherë kur punonte si mësues. "Ai punëson disa prej nxënësve të shkollës së mesme për të punuar në fabrikë", thotë gazeta angleze.
SHBA, dënohet të këndojë se shqetëson fqinjët
Në grua, zëri i tmerrshëm i së cilës i ka dëshpëruar fqinjët, është dënuar me heshtje. Caroline Bishop, 39-vjeçare, mund të burgoset deri pesë vjet nëse vazhdon të bëjë atë "zhurmë të paintonuar dhe çjerrëse". Nëna e dy fëmijëve është akuzuar se këndon këngën e Gary Glitter, lideri i grupit "Gang", çdo mëngjes në banjën e saj, me qëllimin e vetëm për të irrituar fqinjët, Alistair dhe Kerry Law. Grindjet me fqinjët kanë filluar kur ata ndezën një zjarr të madh në kopshtin e tyre për të djegur gjethet e vjeshtës. Atëherë ajo u ankua se tymi shqetësonte lepujt e saj.
Poloni, 84-vjeçarja hidhet me parashutë me nusen
Krystyna Zbyszynska, 84-vjeçare nga qyteti verior i Olsztyn, është bërë parashutistja më e vjetër kur bëri kërcimin e parë në hapësirë me nusen e saj", raporton stacioni televiziv "TVN24". "I mbijetova Luftës së Dytë Botërore dhe nuk kisha frikë, prandaj pse të kisha frikë tani?", thotë ajo pas hedhjes. "Babcia (gjyshja) Krysia nuk është një gjyshe e zakonshme", thonë stërnipërit dhe stërmbesat e saj adoleshentë. "Ajo më thotë se nuk e kam ngritur mjaftueshëm volumin e muzikës dhe vjen në dhomën time të kërcejë", thotë njëra prej mbesave. Kur e pyesin nëse ka planifikuar një tjetër hedhje, ajo thotë kur të mbushë 100 vjeç.
Ndeshja e finales së Berlinit luhet pas 113 vitesh
Kampionati i parë i ligës së futbollit gjerman arriti të mbyllet vetëm këtë vit, pas 113 vjetëve. "Hanau 93" dhe "Viktoria 1880", duhet të takoheshin për finalen e kampionatit të parë të futbollit në vitin 1894. Por Hanau nuk mund ta përballonte udhëtimin prej 300 miljesh për në ndeshjen finale në kryeqytet, prandaj klubi i Berlinit mori titullin automatikisht. Këtë muaj, 113 vite më vonë, ndeshja më në fund u krye dhe Berlini fitoi me rezultatin 4 me 1. Theo Zwanziger thotë: "Mendoj se është një ide e mirë që të dyja klubet e luajtën këtë lojë për të vendosur se kush është fituesi i vërtetë moral pas një kohe kaq të gjatë".