"Electrolux" prezanton fshesën e re elektrike që zbukuron shtëpitë
"Rapido", të pastrosh
lehtësisht, shpejt dhe me stil
Një pajisje elektroshtëpiake nuk duhet të
jetë vetëm funksionale, por edhe e pranueshme estetikisht. Kompania "Electrolux", një ndër më prestigjiozet në fushën e pajisjeve elektroshtëpiake, ka hedhur në treg së fundit produktin e saj më të ri një fshesë elektrike, e cila është fjala e fundit e teknologjisë. Produkti
Produkti më i ri i "Electrolux"-it është një fshesë elektrike që gërsheton në një produkt të vetëm cilësinë, prakticitetin dhe dizenjimin e përshtatshëm për çdo kuzhinë. Kjo fshesë paraqet një stil totalisht të ri për sa i përket gërshetimit të tre elementeve të mësipërme. Fshesa e re elektrike është quajtur nga Electrolux, "Rapido". E menduar për të qenë një fshesë elektrike totalisht ndryshe nga të tjerat, "Rapido" e përmbush këtë premtim. Nga vetë emri që mban e kupton që është një fshesë që mund të përdoret shpejt dhe thjeshtë, pa harxhuar shumë kohë, por duke vepruar menjëherë. Përparësitë
"Rapido" është një fshesë elektrike e pajisur me bateri. Bateria e karikueshme shmang kufizimin e përdorimit të fshesës në varësi të gjatësisë së kabllit që e furnizon me energji elektrike. Thjeshtësia e vënies në punë dhe përdorimi i baterisë e bën "Rapido-n" tejet praktik për të gjitha kuzhinat. Edhe pse furnizohet me rrymë nga një bateri, fuqia thithëse e "Rapido-s" është e krahasueshme edhe me fshesat elektrike me përmasa shumë herë më të mëdha. Tjetër përparësi e kësaj fshese elektrike është madhësia e saj. E gjithë brendësia e një fshese elektrike është përmbledhur në më pak se 50 centimetra gjatësi dhe është e komandueshme me një dorë. Në folenë thithëse të fshesës janë montuar dy rrota të vogla gome për të eliminuar gërvishtjet e mundshme mbi mobiliet. Përsa i përket pamjes së jashtme "Rapido" është konsideruar si më e preferuara e amvisave evropiane. Kjo për faktin që është thjeshtësisht e kombinueshme me çfarëdo lloj mobilimi dhe mund të vendoset kudo. Dizenjimi i kësaj fshese është bërë duke pasur parasysh kërkesat dhe shijet e amvisave. Rapido mund të gjendet në disa ngjyra. "Electrolux Group"
"Electrolux Group" është prodhuesi më i madh në botë i aparaturave me energji elektrike për kuzhina dhe për përdorim profesional, duke shitur më shumë se 40 milionë produkte në 150 vende çdo vit.
Kompania është e përqendruar tek risitë në paraqitjen e jashtme, bazuar në shijet e konsumatorëve, për të qenë sa më pranë kërkesave të tyre dhe përdoruesve profesionistë. Produktet e "Electrolux-it" përfshijnë frigoriferë, makineri për larjen e enëve, makinë për larjen e rrobave, fshesa elektrike si edhe soba të prodhuara këto nga markat e Grupit si "Electrolux", "AEG-Electrolux", "Zanussi", "Eureka and Frigidaire". Në vitin 2005 "Electrolux" ka patur shitje prej 100 bilionë SEK (monedha Suedeze) dhe 57,000 punonjës.
Ndërtimi i segmentit
rrugor në Komunën
e Farkës është pezulluar me vendim gjykate. Ndryshe nga sa është folur në media kohët e fundit, arsyet që kanë pezulluar zbatimin e projektit 1 milion dollarësh në komunën e Farkës kanë qenë më se ligjore. Sipas burimeve nga Ministria e Transporteve, nuk ka pasur asnjë konflikt mes banorëve për çështje shpronësimi dhe komunë. Projekti i Unazës së Re që do të kalojë në këtë komunë e bën të panevojshme ndërtimin e kësaj rruge. Në këtë mënyrë, vendimi i gjykatës duket se i ka kursyer shtetit shumë prej 1 milion dollarësh, e cila do të shpenzohet për një rrugë që më vonë do të prishet. Projekti
Disa muaj më parë, komuna Farkë miratoi projektin për ndërtimin e objektit "Segment rrugor paralel me Unazën e Re". Projekti i Unazës së Re nga Shkolla Teknologjike deri tek karburanti i Saukut është përfunduar nga Bashkia e Tiranës. Sipas bashkisë, ky projekt pritet të nisë realizimin së shpejti. Rruga që është planifikuar të ndërtohet nga komuna Farkë është dy metra më lart se niveli i Unazës së Re të qytetit të Tiranës. Në këtë mënyrë themelet e Unazës së Re do të jenë në vendin ku parashikohet të ndërtohet rruga me një vlerë prej 1 milion dollarësh. Kjo gjë duket se do t'i jepte vetëm gjashtë muaj jetë rrugës së komunës. Vendimi i gjykatës
Gjykata e Tiranës mori vendimin për pezullimin e punimeve në këtë segment rrugor, duke ndaluar firmën që të kryejë punime. Gjithashtu, gjatë shqyrtimit të fakteve u vunë re një sërë mangësish në projektin e rrugës. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Transporteve, zgjidhja më e mirë e problemit do të ishte që Unaza e Re si një projekt i rëndësishëm të ndërtohej nga një prokurim i plotë me të gjitha elementet e saj dhe jo pjesë-pjesë.