Utilitare  
   
Horoskopi  
     

Dashi

Të menduarit me frymëzim do të sjellë sukses nëse ia bëni qëllim vetes këtë herë. Popullariteti tuaj është i siguruar nëse i ndani idetë tuaja të mira me të tjerët. Mendjehollësia dhe burimet të bashkuara me shpejtësinë e mendjes do të jenë të pathyeshme.

 

Demi

Zgjidhni këtë periudhë për aksion nëse doni të blini, të merrni me qera apo të blini prona apo artikuj të tjerë me vlerë. Do të jeni të kënaqur në çdo rast. Gjithashtu do të zgjidhni një dilemë dramatike. Do të keni arsye të planifikoni një lëvizje.

 

Binjakët

Një person i njohur do të hyjë në jetën tuaj përsëri, nëse jeni vetëm dhe doni romancë dhe kënaqësi. Shoqëria e mirë dhe aktivitetet sociale do t'ju bëjnë më pak të rezervuar. Të tjerët do të tërhiqen prej jush nëse jeni tip sportiv.

 

Gaforrja

Kohët e fundit, aftësitë tuaja intuitave janë përmirësuar. Do të përfitoni nga situatat që kërkojnë hamendësi. Do të bëni rregullimet e nevojshme nëse bëheni familjarë me fakte dhe kushte të caktuara.

 

Luani

Marrëdhëniet që kohët e fundit kanë patur tensione, tani do të shërohen papritur. Do të bëni mirë të bëni hetime, të dërgoni aplikime dhe të organizoni takime të veçanta. Prisni përgjigje të mira, pasi qëndrimi juaj ka rëndësi.

 

Virgjëresha

Lidhja me një mik me të cilin keni patur marrëveshje pasurish në të kaluarën do të funksionojë për avantazhin tuaj. Por edhe të njohurit e tjerë do të jenë po kaq të dobishëm për ju. Sa për veten tuaj, përpiquni të jeni organizuesi dhe punëtori serioz.

 

Peshorja

Kjo fazë që po kaloni do të theksojë statusin dhe çështjet e biznesit. Është me fat për të çuar më tej ambiciet tuaja. Miqtë e besuar dhe lidhjet e mira do të luajnë një rol të madh në përmirësimin e pasurisë suaj materiale.

 

Akrepi

Një marrëveshje financiare mund të ngecë në vend numëro këto ditë. Nëse i merrni në konsideratë gjithë ato që po ju ndodhin, besoni se jeni me fat, veçanërisht nëse doni të aplikoni për një post të ri apo po kërkoni një rritje rroge.

 

Shigjetari

Lidhuni me miqtë nëse ndiheni keq nga ana emocionale. Lidhjet shoqërore do t'ju sjellin shumë përfitime, falë një atmosfere të gëzueshme. Disa nga shpresat tuaja mbahen tek të afërmit e ngushtë. Parashikohet një zënkë.

 

Bricjapi

Shpresat dhe dëshirat personale do të nxiten pasi të keni zgjidhur problemet që kanë penguar deri më sot planet private. Sigurohuni që mendja dhe emocionet tuaja të ekuilibrohen, atëherë do të jeni të aftë për arritje të mëdha.

 

Ujori

Çështjet tuaja të botës do të evoluojnë me një themel të shëndoshë nëse zgjidhni të silleni me një mënyrë tërheqëse dhe të shkujdesur. Mos harroni që përshtypja e parë është e rëndësishme për sukses. Jini origjinal, të zgjuar dhe argëtues.

 

Peshqit

Zgjidhni të jeni vazhdimisht sipërmarrës, pasi skemat e vëna në punë në këtë pikë do t'ju sjellin prosperitet dhe rehati. Do të arrini mjaft gjëra nëse specialitetin tuaj si dhe në sipërmarrjet e momentit.

 
 
....................................................................................
Krye  

 

 Utilitare
   
..
..........................................
   
..
..........................................