Sesioni parlamentar, nis aty me sallë të re, por me politikë të vjetër

Ruçi: Ofertat mbaruan! Berisha: Respektoni shtetin ligjor!

Sesioni i ri parlamentar është hapur dje me replika të ashpra mes përfaqësuesve të dy forcave më të mëdha politike në vend. Pas shumë deklaratash për negociata, debati mes PD-së dhe PS-së është kthyer sërish në hapat e parë. Kreu i grupit Kuvendor socialit, Gramoz Ruçi ka dhënë dje ultimatumin se nuk ka më kohë për negociata dhe se mazhoranca duhet të pranojë ofertën që ka në tavolinë. Ndërsa kjo e fundit, përmes kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokratike është e gatshme të ngrejë Komisionin Hetimor për zgjedhjet, por se nuk bën asnjë “pakt” për shkeljen e vendimit të gjykatave. Berisha ka theksuar se pas vendimit të Komisionit të Venecias, PD është e hapur që të rinumërojë çdo fletë votimi.
Replikat
Kreu i grupit Kuvendor socialist ka deklaruar dje në Kuvend se mazhoranca ose të pranojë ofertën që ka në tavolinë, ose të vendosë populli për këtë çështje, pasi sipas tij, koha e pritjes po përfundon. “Nuk kërkojmë asgjë më shumë se ç’është parashikuar në rezolutën e PE, të hetohen materialet zgjedhore. Tek materialet zgjedhore përfshihen edhe fletët e votimit, por meqë ju nuk e konsideroni kështu, le ti japim rrugë ngritjes së komisionit hetimor. Ne e kemi dhënë alternativën tonë, lexojeni mirë zoti kryeministër, e keni mbi tavolinë. Ne ju presim por ju shumë, nuk kemi ofertë tjetër për ju. Më pas do t’ia lëmë në dorë popullit të vendosë”, u shpreh Ruçi. Më tej ai tha se në këtë sesion nuk mund të toleronte të njëjtat gabime që janë bërë sesionin e kaluar. “Në këtë sesion nuk duhen bërë të njëjtat gabime dhe duhen ndrequr ato që janë bërë. Ai ishte një sesion për tu harruar krejtësisht. Më vjen mirë që flas në këtë podium të ri. A e keni menduar ju zotërinj të mazhorancës me këto karrige të reja se ç’bëhet me njerëzit që janë jashtë. A e zgjidhni ju krizën politike dhe ekonomike qe ndodh jashtë kësaj salle? Kriza duhet të ishte zgjidhur jo brenda një vit e një legjislacioni por brenda një ore. Ne kërkojmë ta provoni duke na lejuar të hetojmë materialet zgjedhore. Ky debat ka mbi një vit zoti kryeministër, është ky debat që çoi në protesta masive të papërjetuara ndonjëherë nga populli shqiptar, çoi në grevë urie, e ky debat mbetet ende i pazgjidhur”, u shpreh Ruçi. Ndërsa kryetari i gupet parlamentar demokrat tha se “ndryshe nga dy sesionet e mëparshme, kur, opozita la bosh karriget e saj në Parlament në gati gjysmën e tyre, të shpresojmë që retë e trilleve të panevojshme dhe të sjelljes politike të paarsyeshme të jenë larguar një herë e përgjithmonë dhe që nisja e këtij sesioni të bartë me vete edhe simbolikën e një klime që i përshtatet edhe fytyrës së re evropiane të kësaj aule parlamentare”. Në përgjigje të deklaratave të Ruçit,   Patozi tha se mazhoranca është e gatshme të ngrejë komisionin hetimor menjëherë sapo të plotësohen procedurat ligjore dhe të hetojë të gjitha çështjet e kërkuara nga opozita, brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues të vendit. “Dhe për këto nuk kemi qëndruar në pritje dhe as kemi shpresuar që koha të rrjedhë, por kemi bërë të gjitha koncesionet e mundshme”, u shpreh Patozi.
Reagimi
Menjëherë pas fjalës së Ruçit, kryeministri Berisha kundërpërgjigjet se shumica është e gatshme për bashkëpunim por gjithmonë duke iu përmbajtur vendimeve të gjykatës, duke kërkuar ngritjen e menjëhershme të komisionit hetimor. “Ftoj opozitën të shqyrtojë qëndrimin e saj ndaj institucioneve legjitime të dala nga zgjedhjet e 28 qershorit. Ju jeni deputetë dhe keni një të drejtë të patjetërsueshme, hetoni çdo gjë përveç proceseve gjyqësore, keni të drejtë të hetoni çdo dokument. Ne kemi ofruar skemën përfundimtare të hetimit, nga 11 kërkesa, të 11-ta pranohen. Urdhëroni sot të ngremë komisionin parlamentar. Urdhëroni të fillojmë që nesër hetimin për çështjet që ju keni shtruar. Problemi juaj është se nuk pranoni dot vendimin e gjykatave, ju këtë nuk pranoni dot. Pra e doni ju zgjidhjen ja ku është zgjidhja. Nëse gjykata vendos ti rinumërojmë le ta bëjmë”, deklaroi kryeministri.

Sali Berisha
“Sapo kreu i grupit parlamentar të opozitës përfundoi një ekspoze në të cilën realiteti përshkruhej më i zi se sa çfarë paraqitet, ai nga kullat e Fidelit. Të zitë dhe të zezat janë produkt kryesor e një fantazie të sëmurë dhe i një doktrine që nuk ka të ardhme në këtë vend. Ftoj opozitën të shqyrtojë qëndrimin e saj ndaj institucioneve legjitime të dala nga zgjedhjet e 28 qershorit. Ju jeni deputetë dhe keni një të drejtë të patjetërsueshme, hetoni çdo gjë përveç proceseve gjyqësore, keni të drejtë të hetoni çdo dokument”.

Gramoz Ruçi
“Nuk kërkojmë asgjë më shumë se ç’është parashikuar në rezolutën e PE, të hetohen materialet zgjedhore. Tek materialet zgjedhore përfshihen edhe fletët e votimit, por meqë ju nuk e konsideroni kështu, le ti japim rrugë ngritjes së komisionit hetimor. Ne e kemi dhënë alternativën tonë, lexojeni mirë zoti kryeministër, e keni mbi tavolinë. Ne ju presim por ju shumë, nuk kemi ofertë tjetër për ju. Më pas do t’ia lëmë në dorë popullit të vendosë. Në këtë sesion nuk duhen bërë të njëjtat gabime dhe duhen ndrequr ato që janë bërë. Ai ishte një sesion për tu harruar krejtësisht”.

Astrit Patozi
“Kjo mazhorancë nuk ka asnjë kompleks për transparencësn e gjithçkaje që ka të bëjë me përgjegjësitë e saj dhe të institucioneve të shtetit shqiptar, dhe këtu përfshihen padyshim edhe zgjedhjet e 28 qershorit.  Ne jemi plotësisht të gatshëm që në rast se merret një përgjigje pohuese nga Komisioni i Venecias, të shkojmë përtej pretendimeve të sotme dhe të djeshme të Partisë Socialiste, por të rinumërojmë çdo votë dhe të ndryshojmë edhe vetë rezultatin, në rast se do të konstatohen deformime, që e kërkojnë një gjë të tillë”.

Kreu i KQZ-së deklaron se do zbatojë Kushtetutën për zgjedhjet e 28 qershorit

Ristani: Brenda shtatorit djegim fletët e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë në lëvizje menjëherë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale nga ana e Presidentit të Republikës. KQZ pritet që brenda muajit shtator të marrë vendim për djegien e fletëve të votimit. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, ka deklaruar dje, se Komisioni duhet të hartojë një plan pune dhe të përgatitet për procesin, pasi tashmë ka një datë konkrete për zgjedhjet lokale.  Sipas kreut të KQZ, detyrimet ligjore të KQZ pas dekretimit të datës së zgjedhjeve përfshijnë respektimin e nenit 178, pika 6 e Kodit Zgjedhor për dërgimin e materialeve zgjedhore të procesit të mëparshëm në arkiv dhe për djegien e fletëve të votimit.  Kreu i KQZ, ka bërë apel që partitë të vazhdojnë reformën zgjedhore për përmirësimin e çështjeve që kanë rezultuar problematike në zgjedhjet e kaluara. Ristani tha se Kodi Zgjedhor kërkon 84 vota ndaj i bëri thirrje opozitës të mbështesë këtë proces. Caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin lokal pritet të ndezë konfliktin mes pozitës dhe opozitës. Në një kohë kur negociatat mes kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi dhe atij të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për krizën politike, gjithçka bëhet edhe më e vështirë. Tashmë, që hyn në lojë dhe djegia e kutive të votimit, gjetja e një marrëveshje mes dy forcave duket ende larg.

 

Aktualitet

Topi dekreton 4 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese

News image

Dekretimet, kalojnë në Parlament për të marrë emërimin përfundimtarPresidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar...

Familjarët e viktimave, protesta për zvarritjen e "Gërdecit"

News image

Dëshmitarët refuzojnë paraqitjen, Selmanllari nuk i përgjigjet thirrjes së gjykatësËshtë zhvilluar ditën e djeshme seanca...

Kulture

“ ËNGJËJT “QË MBYTEN NGA” DJAJTË”

News image

Diana Culi,kjo veprimtare  dhe krijuese e spikatur e letrave shqipe,autore e shumë romaneve ,vëllimeve me tregime,dramave dhe skenarëve të shumë...

Piktori i “provincës”

News image

Artin e madh e bën talenti. Qëllon që edhe pa shkollën e lartë të artit të bësh shkollën tënde e...

Shendeti

Pse të moshuarit rrezikojnë të humbasin shikimin

News image

Është zbuluar sipas studimeve të bëra nga Shoqata Amerikane e Shëndetësisë se të moshuarit të...

Këshillat që duhet të ndiqni për ta larguar reumatizmin

News image

Recetat popullore dhe kurat për të shmangur sëmundjet reumatizmaleKëshilla e parë që vjen për të...

BOTA

Një udhëtim" i Blair-it zgjon interesim të madh

News image

Blair: Kosova prova ime e madhe, dhe krenaria ime Autobiografia e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, "Një Udhëtim" dihej se do të ngjallte shumë interesim. Vendimi i tij për t'i dhuruar...

RAJONI

Meta: Një valë e re njohjesh do të vijë për Kosovën

News image

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë flet për turin në Amerikën QendroreMinistri i Jashtëm i Shqipërisë dhe zëvendëskryeministri, Ilir  Meta, flet për turin diplomatik në Amerikën Qendrore dhe për lëvizjet e...

SOCIALE

Nis shkolla, mësim me turne dhe pa libra

News image

Viti i ri shkollor 2010-2011, 42 mijë nxënës në klasën e parëDrejtuesit e gjimnazeve: Nxënësit ulen 3 vetë në një bankë Plot 645 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisën...

SPORT

Josip Kuzhe: Besoj te fitorja, pasi besoj te skuadra

News image

Kroati i kombëtares shprehet optimist, dhe sonte kërkon vetëm tri pikëtBarazimi i arritur në Rumani duhet të harrohet sa më shpejt, pasi sonte në mbrëmje kombëtarja jonë përfaqësuese do të...

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.