|
||||
| Anglishtja vazhdon të mbrohet në UT. Ende asnjë udhëzim për Toeflin |
|
Nuk hiqet nga UT mbrojtja e gjuhëve të huaja Arsimi profesional, bursa për të gjithë nxënësit e vitit të parëGjatë këtij viti, Ministria e Arsimit do të ndërmarrë një sërë nismash për të stimuluar arsimin profesional. Për këtë arsye, këtë vit do të jepen bursa për të gjithë nxënësit që nisin vitin e parë, pavarësisht kritereve ekonomike dhe notës mesatare. Ndërkohë që është gati plani për ndërtimin e 5 shkollave të reja tekniko-profesionale. “Shkollat që do të ndërtohen me mbështetjen e BE-së përmes programi IPA do të kenë një kapacitet për 1000 nxënës. Në 70 shkollat ekzistuese janë bërë investime dhe në shumë prej tyre ka baza të mira për mësimin praktik. Por investimet do vazhdojnë”, thotë ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Një masë stimuluese për nxënësit është edhe vijimi i dhënies së bursave për të gjithë nxënësit që studiojnë në arsimin profesional në ndërtim, pyje, bujqësi, veterinari, etj. “Do të zgjerojmë bursat për nxënësit në teknologjinë e informacionit, për ta zhvilluar me shpejtësi këtë degë, tha Tafaj, duke siguruar se mekanizmi i bursave do të zhvillohet më tej. Aktualisht, ministria po kryen një reformë sistematike në arsimin profesional, krahas përpjekjeve për të nxitur si zgjerimin, ashtu dhe përmirësimin e cilësisë nëpërmjet modernizimit të kurrikulave, kualifikimit të mësuesve dhe mbështetjes me bazë materiale. Tafaj konfirmoi se javën e ardhshme draft ligji i ri për Arsimin dhe Formimin Profesional do të kalojë për miratim, “duke i hapur rrugën një sërë ndryshimeve të rëndësishme për ta çuar Arsimin dhe Formimin Profesional më afër kërkesave të tregut dhe nevojave të shoqërisë”. Në këtë mënyrë, do të zbatohet për herë të parë dhe struktura e re e shkollave profesionale, e cila ka përqasje me atë të shkollave profesionale të vendeve të përparuara evropiane. Sistemi i reformuar i Arsimit dhe Formimit Profesional bart konceptin e të nxënit gjatë gjithë jetës dhe mundëson akumulimin, transferimin dhe njohjen e krediteve për arritjet e fituara me forma dhe mënyra të ndryshme, duke u përshtatur gradualisht me standardet dhe nivelet e kualifikimit të pranuara nga Bashkimi Evropian. Në këtë mënyrë do të mundësohet edhe realizimi i qëllimit të MASH për tërheqjen në arsimin profesional të 40% të nxënësve që do të ndjekin arsimin e mesëm. Sipas ministrit në arsimin profesional, krahasuar me vitin e kaluar, janë regjistruar deri tani 11 % më shumë nxënës në vitin e parë, ku rreth 600 të rinj janë regjistruar në degën e IT-së, që përbën rreth 10 % të numrit total të nxënësve të regjistruar në vitin e parë të arsimit profesional. ERE S’kemi deklaruar rritje të energjisë për vitin 2011“Enti Rregullator i Energjisë, (ERE), i vetmi autoritet ligjor që vendos çmimet dhe tarifat e energjisë elektrike, asnjëherë nuk ka deklaruar se gjatë vitit 2011 do të ketë rritje të energjisë elektrike". Kështu u shprehën dje për mediat burimet zyrtare të ERE-s. Po sipas burimeve, ERE kundërshton si të pavërteta dhe spekulative disa deklarata mediatike nga subjekte të caktuara për rritjen e çmimit të energjisë në vitin 2011. “ERE, si i vetmi institucion vendimmarrës për çmimet dhe tarifat e energjisë elektrike, siguron konsumatorin se do të vlerësojë me objektivitet, me transparencë dhe profesionalizëm të lartë çdo aplikim për çmime dhe tarifa, duke mbrojtur konsumatorin nga çdo abuzim që mund të synohet nga pozicioni monopol i furnizimit me energji elektrike", thanë më tej burimet pranë ERE. Pipero:Strategji për shërbimin e urgjencësMinistria e Shëndetësisë ka miratuar strategjinë, për reformën në sistemin e urgjencës. Sipas përfaqësuesve të kësaj ministrie, kjo strategji erdhi pas konstatimit të disa problemeve, si shfrytëzimi i ulët i shërbimit të urgjencës, mungesa e standardeve si dhe mungesa e kapaciteteve. Sipas Pëllumb Piperos, strategjia e re do të ofrojë standarte bashkëkohore për të gjithë pacientët. "Një shërbim urgjence cilësor dhe bashkëkohor përsa i takon stadardeve që ofron, sjell apo zgjeron aksesin për një shërbim të kualifikuar. Në bazë të këtyre standardeve që ofron ky shërbim i urgjencës kombëtare shqiptare tashmë, rrit efikasitetin duke ulur dhe koston e këtij shërbimi", u shpreh Pëllumb Pipero, drejtor i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë. Strategjia e sistemit të urgjencës ka si synim krijimin e një pakete bazë të shërbimeve dhe asistencës mjekësore të urgjences, që do ti jepet popullatës pa pagesë dhe sipas standardeve të aplikuara njësoj në të gjithe vendin. Kjo strategji është përgatitur me ndihmën e OBSH-së. Nxënësit Berat, mësim në stallën e fshatitRreth 200 fëmijt të fshatit Hinkë, në Berat edhe këtë vit nuk kanë mundur të fillojnë mësimin në shkollën e re. Godina edhe pse ka përfunduar, brenda saj mungojnë bankat dhe të gjitha mjetet e tjera shkollore. Për tre vjet rresht keta femije kanë mësuar në një stallë të improvizuar si shkollë, e cila ndodhet jashtë çdo standardi Duket se edhe këtë vit stalla e kthyer në shkollë do të jetë streha e tyre mësimore. Nxënësit e fshatit Hinkë në Berat nuk janë të vetmit që vuajnë mungesën e një shkolle. Shumë fshtatra të tjerë të vendit sidomos në veri mësojnë në ambiente të sajuara si shkolla ose u duhet të bëjnë kilometra rrugë mes shiut dhe borës për të shkuar në shkollë. Fushë Krujë Fëmijë romë shkojnë në shkollë, mësuesit mungojnëFëmijët romë në Fushë-Krujë kanë shkuar dje në shkollë, por nuk kanë gjetur asnjë mësues. Edhe pse në kushte të vështira ekonomike ata kanë qenë të pajisur me libra por janë kthyer sërish në shtëpi për shkak se nuk është zhvilluar mësimi. Që në ditën e parë të shkollës mësuesit mungonin. Për rrjedhojë, rreth 300 nxënës janë kthyer pas, duke kaluar ditën e parë të shkollës në rrugët e lagjes. Sipas banorëve të kësaj lagjeje, një situatë e tillë është e përhershme gjatë vitit, kur mësuesit mungojnë shpesh dhe se shumica e fëmijëve, edhe pse paraqiten në shkollë, sërish nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë. Drejtoria arsimore e rrethit Fushë Krujë nuk di ta argumentojë këtë skandal të krijuar që në ditën e parë të shkollës. |
| Last Updated ( Tuesday, 07 September 2010 15:36 ) |



Studentët vazhdojnë të regjistrohen në Universitetin e Tiranës për të mbrojtur gjuhët e huaja. Por shumica e tyre shprehen se janë të painformuar për mbrojtjen e gjuhëve të huaja, sidmos anglishtes. Kjo pasi këtë vit mbrojtja e gjuhës angleze kaloi në debate mes MASH, rektorëve dhe studentëve. Vetë ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ndërsa prezantoi ndryshimet në Ligjin e Arsimit të Lartë theksoi ndër të tjera, se për studentët që do të vazhdojnë Masterin kërkohet domosdoshmërisht gjuha angleze, për më tepër tha ai nuk vlen certifikata e marrë në Universitetin e Tiranës, por vlen vetëm certifikata e marrë sipas testit Internacional të Toeflit. Studentët argumentojnë se nga njëra anë MASH heq të drejtën për të mbrojtur gjuhën e huaj në UT, ndërsa nga ana tjetër mbrojtja e gjuhëve të huaja vazhdon të kryhet, ku data e radhës për mbrojtjen e anglishtes është 25 shtator.
Login with Facebook (Site)
30°C
27°C
21°C