Written by Eljona Marku    Thursday, 10 September 2009 15:36    PDF Print E-mail
“Jeta ime i përket artit, adhuroj skenën dhe audiencën”

E ardhur nga Ohajo në New york për të realizuar ëndrrën e saj më të madhe, aktrimin, ajo tregon diçka për ëndrrën e saj, për hapat e saj të parë në botën e artit, teatrit dhe muzikës. Për herë të parë në Shqipëri e jo vetëm, Jodi Beck vjen në një intervistë për “Tirana Observer” me detajet, ëndrrat dhe realizimet e saj të deritanishme. Shpesh herë ajo pëlqen të relaksohet pranë barit të "Naples 45" në Midtown ku asaj i pëlqen të shijojë atë kohë të lirë që i ngelet pas shfaqjeve dhe audicioneve të shumta. Ishte ky vendi ku dhe realizuam intervistën, me yllin e ri të teatrit amerikan, Jodi Beck.

Le të fillojmë me një pyetje jashtë biznesit të artit. Meqë shumica e lexuesve tanë janë shqiptarë, çfarë dini ju për Shqipërinë?
Emm... Sinqerisht nuk është se di shumë gjëra për Shqipërinë. Por që kur erdha të jetoj në New York kohë më parë, kam zhvilluar të vetja një dëshirë të madhe për të zbuluar gjëra nga kulturat e vendeve të tjera. Për Shqipërinë di që është në Evropën Lindore dhe që Nënë Tereza është e Kombit tuaj.
Si arritët të futeshit në industrinë e teatrit duke menduar që ëndrra e shumë aktorëve të rinj është të performojnë në skenat e New York-ut?
Unë u shpërngula në New York pasi përfundova Masterin në Artet e Bukura, dega Aktrim, në Universitetin e Kent State në Ohajo më 1 Shtator 2001. Fatkeqësisht nuk ishte koha më e mirë për të vazhduar karrierën pas 11 shtatorit. Karriera ime filloi të lëkundej. Por pas një viti u përshtata mirë me komunitetin
New York-ez dhe karriera ime filloi të lulëzojë. Mora oferta të ndryshme, në show të ndryshme në gjithë shtetin. Megjithatë qëllimi im i vetëm ishte Broadway dhe në fillim e kuptoja se shpeshherë të arrish aty duhet "ta fitoja me mund".
Na trego diçka rreth hapave të parë të karrierës tende drejt aktrimit? Keni ndonjë aktor në familje që ju ka frymëzuar drejt kësaj rruge apo është thjesht një nga "ëndrrat e përhershme"?
Fillova të marr klasa kur isha vetëm 3 vjeç. Jam më e vogla e 4 fëmijëve në familje, dhe mamaja na kishte regjistruar të gjithëve në klasat e kërcimit. Mbaj mënd nga mamaja kur isha dy vjeç shkuam të shikonim vëllezërit dhe motrën në një shfaqje. Në atë moment ngrihem dhe kërcej në mes të shfaqjes duke tërhequr
vëmendjen e gjithë spektatorëve. Mamaja më kujton se mundohej të më ndalonte, por në atë moment të gjithë harruan shfaqjen sepse shfaqjen e kisha “vjedhur” unë me kërcimin tim. Që nga ai moment mamaja ime kuptoi që unë i përkisja skenës. Gjithashtu edhe gjyshi im ka qenë valltar i famshëm (Vaudellian), kështu që besoj se e kam gjak në familje artin. Por përfundimisht në shkollë të mesme kuptova që jeta ime i përkiste artit. E adhuroj skenën dhe lidhjen me audiencën.
E mbani mend shfaqjen tuaj të parë dhe si ndiheni kur e kujtoni?
Shfaqja ime e parë ka qenë “Borëbardha". Mbaj mend që kisha mësuar të gjithë skenarin dhe kur Borëbardha vetë harroi fjalët ja kujtova unë. Mbaj mend gjithashtu se në atë kohë mësova të fishkëllej pas aq shumë ushtrimeve praktike.
Çfarë mendoni për shfaqjet e Broadway duke i krahasuar me industrinë e filmit në Los Angelos? Nëse do t’ju ofrohet një rol i mirë në film do ta braktisnit teatri?
Zemra ime i përket teatrit. Vetë ka diçka të veçantë në lidhjen që ndjen përbrenda në një shfaqje live me audiencën që është vërtet e veçantë. Kam bërë ca projekte të vogla në Tv dhe film dhe më kanë pëlqyer në një farë mënyre. Nuk do e hidhja poshtë një ofertë të tillë, por teatri është aty ku unë përfaqësohem. E di që të bësh të njërin show çdo natë është e mërzitshme po çdo karakter eksploron cilësi të veçanta. Në skenë ka shpërthime skenike.
Cili është show ose shfaqja ku jeni lidhur shumë me personazhin?
Kam luajtur karakterin e Aldonzes në “Man of la mancha” dy herë shkruar nga Don Miguel De Cervantes, që është një novelë shumë e bukur dhe një kënaqësi ta sjell në skenë. Udhëtimi i "Aldonzes" ishte transformues dhe ashtu ishte dhe për mua çdo natë për 9 muaj rresht. Ishte një kënaqësi e veçantë roli i saj. Fitova dhe Footsie Awards si aktorja më e mirë. Në gazetat lokale u shkrua "Jodi ishte Aldonza më e mirë e parë ndonjëherë në teatër.
Dimë që keni performuar në shumë skena në Amerikë, por asnjëherë jashtë vendit. Nëse do ju ofrohet të performonit në një skenë të huaj, pse jo dhe në Shqipëri si do mendoni?
Mund t’ju them që vetëm kur mbarova shkollën e mesme u bëra pjesë e ETC all American, “Youth show choir” dhe shkuam në Britaninë e Madhe dhe Francë, ku performuam për dy javë. Ka qenë një nga momentet më emocionuese të jetës sime. Ishte hera e parë që dilja jashtë Amerikës (përveç Kanadasë). Por profesionalisht s’kam pasur asnjëherë mundësinë deri tani të performoj për skenat e huaja, por e imagjinoj si një eksperiencë shumë plotësuese.
Një talent tjetër juaj shumë i mirë është edhe kënga. Jo shumë aktorë në ditët e sotme këndojnë dhe performojnë. Luan kjo rol të rëndësishëm në show muzikalët?
Ju e dini që shumica e performancavë të mia janë muzikale. Jam e bekuar që e kam këtë talent dhe besoj se kjo gjë do t’i japë jetëgjatësi karrierës sime. Më hap më shumë rrugë. Tashmë jam edhe producente e dy kabareve të mia dhe më jep një shans më shumë të rilidhem me publikun në një zhanër tjetër.
Çfarë do t’u thuash të gjithë lexuesve të gazetës “Tirana Observer”?
Jam e nderuar që paraqita veten time tek ju. Dhe pres ditën që të lidhem më të gjithë ju në skenë si një audiencë e vetme. Jam thjesht një vajzë nga Ohajo që kishte një ëndërr të madhe të cilën e realizova në New York. Gjithnjë e shikoja si një ëndërr të madhe. Tashmë po shikoj të gjitha mundësitë përballë meje.

 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.