Ambasadori amerikan takohet për herë të fundit “kokë më kokë” me Presidentin
Kreu i Shtetit sot pret për lamtumirën edhe Borchard-in
Pak para mesditës së djeshme ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë mysafir në zyrën e kreut të shtetit shqiptar, Bamir Topi. Deklarata zyrtare nga ana e Presidencës doli se bëhej fjalë për një takim lamtumire pak përpara se diplomati amerikan të lërë vendin tonë për shkak të përfundimit të mandatit. Por gjithashtu bëhet e ditur se përfaqësuesi amerikan gjatë diskutimit me presidentin Topi nuk ka lënë pa përmendur dhe një sërë çështjesh që janë me rëndësi të madhe për vendin. Mësohet se Withers ka folur dhe për ligjin e shumë debatuar të SHISH-it i cili pritet të kthehet në kuvend në muajin shtator. John Withers është shprehur kundër këtij porjketligji dhe ka kërkuar me forcë që të mos miratohet. Ditën e sotme zyrën e numrit një të shtetit do ta vizitojë edhe ambasadori i Gjermanisë, Bernd Borschard, i cili gjithashtu është në fund të mandatit. Takimi i lamtumirës mes Withers dhe Topit Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vlerësuar punën e ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers. “Ambasadori Withers do të mbetet i pazëvendësueshëm në kujtesën e popullit dhe institucioneve shqiptare për dashurinë, përkujdesjen dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të bërit diplomaci me një mendësi moderne, të shoqëruar edhe me kontributin e madh në përforcimin e urave të komunikimit dhe miqësisë tradicionale që lidh dy popujt dhe vendet tona”, ka deklaruar Topi. Ndërsa diplomati amerikan nga ana e tij ka vlerësuar me nota pozitive punën e kreut të shtetit dhe është shprehur se po largohet nga Shqipëria me kujtimet më të mira. Ai ka shprehur gjithashtu bindjen e tij se, asgjë nuk do ta ndalë popullin shqiptar që me vlerat, energjinë dhe vendosmërinë e tij të ndërtojë një Shqipëri sa më të mirë, të bazuar mbi vlerat universale të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe rritjes së mirëqenies së gjithanshme. “Amanetet” e Withers Padyshim që shqetësimi kryesorë i ambasadorit të SHAB ka të bëjë me ligjin e SHISH-it. Që në fillim ai doli publikisht dhe e kundërshtoi këtë projektligj të qeverisë i cili sipas të tij bie ndesh me parimet e NATO-s. Këtë shqetësim Withers nuk ka dashur t’ia lërë vetëm pasardhësit të tij, ambasadorit Arvizu por dhe Presidentit i cili është ka në dorë në mënyrë të drejtpërdrejtë dekretimin ose jo të një ligji që vjen nga Kuvendi. Pak muaj më parë ambasadori Withers u shpreh se ligji është i papranueshëm. “Ky është cenim i drejtpërdrejtë i pavarësisë së këtij institucioni dhe ekspozimit hapur të tij ndaj ndërhyrjeve politike. Është jetike për Shqipërinë që SHISH-i të jetë i pavarur dhe i lirë nga ndikimet politike. Ne jemi të shqetësuar që ky projektligj i minon këto parime. Ky draft i jep kompetenca shqetësuese SHISH-it për veprimtarinë brenda vendit. Mendoj se e kemi treguar ku qëndrojnë shqetësimet tona kryesore. Çfarëdo shërbimi informativ, duhet të mbetet profesional. Nuk duhet të politizohet. Duhet të ruajë pavarësinë si institucion. E kemi parë projektligjin, projektligjin e rishikuar. Vazhdojmë ta quajmë të papranueshëm në pikëpamjet që sapo përmenda. Nuk dua të hyj në shumë hollësi specifike këtu. Mendoj se e kemi bërë të qartë pozicionin tonë dhe mendoj se ju e kuptoni se cili është ky pozicion”, deklaroi Withers për projektligjin e SHISH-it.
Presidenti Topi Pasi i shprehu Dr. Xhon Uithersit mirënjohjen e thellë në emër të shtetit shqiptar për gjithë punën e vyer dhe shërbimin e çmuar diplomatik si përfaqësues i aleatit më të madh dhe partnerit më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë, Kreu i shtetit shqiptar theksoi se Ambasadori Withers “do të mbetet i pazëvendësueshëm në kujtesën e popullit dhe institucioneve shqiptare për dashurinë, përkujdesjen dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të bërit diplomaci me një mendësi moderne, të shoqëruar edhe me kontributin e madh në përforcimin e urave të komunikimit dhe miqësisë tradicionale që lidh dy popujt dhe vendet tona”.
Ambasadori Withers Nga ana e tij, Ambasadori amerikan Withers e falënderoi Kreun e Shtetit shqiptar për gjithë ndihmesën dhe mbështetjen e pakursyer personale dhe institucionale, duke theksuar se po largohet nga vendi ynë me kujtimet më të mira për këtë periudhë më tepër se trevjeçare dhe me bindjen se asgjë nuk do ta ndalë popullin shqiptar që me vlerat, energjinë dhe vendosmërinë e tij të ndërtojë një Shqipëri sa më të mirë të bazuar mbi vlerat universale të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe rritjes së mirëqenies së gjithanshme.
Historia e një diplomati të “veçantë” amerikan John Withers mbaron mandatin e tij si ambasador i SHBA-së në vendin tonë. Edhe pse në ikje e sipër, Withers do të mbetet në memorien e të gjithë shqiptarëve si një prej diplomatëve jo vetëm më aktiv por dhe mjaft popullor në Shqipëri. Nuk ka në historinë e diplomatëve të huaj në Shqipëri njeri më prezent se John Withers. Që në fillim ambasadori do të bëhej popullor me stilin e ndryshëm duke hyr në zemrën e shumë njerëzve. Ai çdo ditë e më tepër mahniste të gjithë me njohuritë që kishte për këtë vend, recitonte vjersha që shumë shqiptarë ndoshta nuk iu dinë asnjë varg, tregonte pjesë nga Historia e Shqipërisë si një historian i vërtetë dhe fliste me fëmijët e kopshtit për fabula tërheqëse. Vitin e parë të mandatit, Withers ishte një avokat i vendosur i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Për këtë arsye pati dhe një marrëdhënie mjaft të mirë me mazhorancën aktuale duke qenë ambasadori më i mirëpritur amerikan nga të djathtët shqiptarë. Me kalimin e muajve sidomos me ngjarjen e rëndë në Gërdec ky raport mes ambasadorit Withers dhe mazhorancës erdhi duke u zbehur deri në muajt e fundit kur ambasadori amerikan kundërshtoi hapur një sërë nismash të mazhorancës siç ishte dhe ligji i SHISH. Shpesh ambasadori Withers, nga eksponentët e së djathtës ose pranë saj, është etiketuar si diplomat që ka hequr dorezat e diplomatit për çështje të caktuar. Pak muaj më parë Withers në një konferencë të posaçme për shtyp deklaroi se mazhoranca po miraton një ligj për SHISH-in kundër parimeve të demokracisë duke shkelur dhe parimet e NATO-s. Mazhoranca u tërhoq për këtë ligj, por ambasadori nuk u mjaftua me kaq. Në një takim me median ai e cilësoi situatën politike në Shqipëri jo si një krizë politike por krizë qeverisëse duke bërë përgjegjëse qeverinë dhe opozitën për bllokim të vendit. Kjo deklaratë bëri që shumë komentatorë të medias të kritikonin ambasadorin për deklaratat. Me apo pa të drejtë, deklaratat e Withers, janë padyshim shprehje e vullnetit të aleatit tonë më të madh i cili historikisht ka treguar se është në krahun tonë. Dhe për këtë të gjithë duhet të falënderojmë jo vetëm SHBA-në por dhe përfaqësuesin e saj këtu në tre vitet e fundit. Thank you Mr. Ambassador! ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ Diplomati shqiptar në vendin helen prezantohet zyrtarisht
Ambasadori Derivshi parqet kredenciale Papulias
Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias. Në ceremoninë e organizuar më datë 22 korrik me këtë rast, Presidenti Papulias zhvilloi një bisedë miqësore me Ambasadorin Dervishi, gjatë së cilës Papulias vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Greqisë dhe Shqipërisë si dhe lidhjet e forta historike mes dy popujve. Në këtë kuadër, Papulias shprehu bindjen në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke veçuar këtu kontributin mjaft të rëndësishëm të emigrantëve shqiptarë në Greqi si një urë lidhëse mes dy popujve tanë. Presidenti Papulias siguroi, edhe një herë, se Greqia ka qenë dhe mbetet avokati më i mirë i Shqipërisë për integrimin e plotë në BE dhe liberalizimin e vizave dhe përcolli. Duke përcjellë urimet më të mira për Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Presidenti Papulias shprehu dëshirën për të vizituar së shpejti Shqipërinë dhe për të parë nga afër ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në vend. Ambasadori Dervishi, pasi e falënderoi Presidentin Papulias për pritjen e përzemërt, shprehu kënaqësinë për nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke vlerësuar, në mënyrë të veçantë, kontributin personal të Presidentit grek në forcimin e miqësisë mes dy popujve e dy vendeve tona mike.
Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).
Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.
Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser.
The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.
Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.