Written by Entela Duraj    PDF Print E-mail
Kushtet e përfitimit sipas vjetërsisë së punës dhe baza e llogaritjes

Ushtarakët, shtesë pensioni për kategorinë e pilotëve

Qeveria mori dje vendimin për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension. Pilotët, të cilët kanë fluturuar me avionë reaktivë, avionë me helikë dhe helikopterë, dhe që kanë plotësuar ose plotësojnë kushtet për pension pleqërie, përfitojnë, përveç pensionit të pleqërisë, një trajtim të veçantë financiar, në shtesë të pensionit, në masën 50 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie. Kjo në rastet kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo më pak se 12,5 (dymbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike ose kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë dhe me helikopterë jo më pak se 16,5 (gjashtëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike. Gjithashtu përfitojnë në masën 35 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie. Kjo në rastet kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo me pak se 8,5 (tetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike si dhe kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë dhe me helikopterë jo më pak se 12,5 (dymbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike. Ndërsa përfitojnë në masën 25 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie, për funksionet avion-drejtues fluturues, qitës-radist, radist, teknik, fluturues bordi, me jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) vite vjetërsi në shërbim, pavarësisht nga koha e daljes në pension.”.
Baza e llogaritjes
Sipas këtij vendimi, paga referuese është bazë për llogaritjen e këtij trajtimi financiar të veçantë. Me pagë referuese, për efekt të këtij ligji, kuptohet:
1. për pilotët/ teknikët e Forcave e Armatosura, paga bazë për funksionin, plus shpërblimin për gradën, të njehsuar me pagën referuese të funksionit organik të ushtarakut aktiv, në të njëjtën detyrë me përfituesin, në çastin e lindjes së të drejtës për trajtim financiar të veçantë;
2. për pilotët/teknikët e njësisë së transportit mjekësor me helikopter, paga e grupit, plus pozicionin dhe shtesat për fluturime, të njehsuara me pagën referuese të funksionit organik të pilotit/teknikut të kësaj njësie, në të njëjtën detyrë me përfituesin, në çastin e lindjes së të drejtës për trajtim të veçantë financiar;
3. për pilotët/teknikët e repartit të helikopterëve të Policisë së Shtetit, paga bazë për gradë apo funksion, plus shtesën për natyrë të veçantë pune e shërbimi, të njehsuar me pagën referuese të funksionit organik të pilotit/teknikut, në të njëjtën detyrë me përfituesin, në çastin e lindjes së të drejtës për trajtim të veçantë financiar;
4. për pilotët/teknikët e Gardës së Republikës, paga bazë për gradë, plus shtesën për kushte të veçanta pune e shërbimi, të njehsuar me pagën referuese të funksionit organik të pilotit/teknikut, në të njëjtën detyrë me përfituesin, në çastin e lindjes së të drejtës për trajtim të veçantë financiar.”
Njësimi i funksioneve
Kur funksionet organike, në çastin kur piloti fluturues ka dalë në rezervë, lirim ose pension pleqërie, nuk ekzistojnë më në strukturën e Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes bën njësimin e tyre, për efekt të pagës referuese, me funksionet organike që ekzistojnë në Forcat e Armatosura, në çastin kur pilotit i lind e drejta e përfitimit të këtij trajtimi. Kur funksionet organike, në çastin kur piloti/tekniku i njësisë së transportit mjekësor me helikopter ka dalë në pension pleqërie, nuk ekzistojnë më në strukturën e Ministrisë së Shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë bën njësimin e tyre, për efekt të pagës referuese, me funksionet organike, që ekzistojnë në çastin kur pilotit/teknikut i lind e drejta e përfitimit të këtij trajtimi. Kur funksionet organike, në çastin kur piloti/tekniku i repartit apo seksionit të helikopterëve ka dalë në pension pleqërie, nuk ekzistojnë më në strukturën e Policisë së Shtetit apo të Gardës së Republikës, ministri i Brendshëm, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit apo të komandantit të Gardës së Republikës, bën njësimin e tyre, për efekt të pagës referuese, me funksionet organike që ekzistojnë në Policinë e Shtetit apo Gardën e Republikës, në çastin kur pilotit/teknikut i lind e drejta e përfitimit të këtij trajtimi.”

Përfitojnë nga ky vendim:
1. pilotët/teknikët e Forcave të Armatosura, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;
2. pilotët/teknikët e njësisë së transportit mjekësor me helikopter, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;
3. pilotët/teknikët e repartit të helikopterëve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;
4. pilotët/teknikët e Gardës së Republikës, të cilët kanë fluturuar me helikopterë.”

Draft i ri për shkollat profesionale  ja ndryshimet e propozuara

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj mori pjesë në diskutimin me donatorët, lidhur me draftin e projektligjit, për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë. Mbledhja u bashkë kryesua nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, dhe Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera. Në prezantimin e tij Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj e cilësoi Arsimin Profesional si një nga prioritet më të rëndësishmit në fushën e arsimit. Arsimi dhe Formimi Profesional në Republikën e Shqipërisë mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të vendit në kuadrin e integrimit rajonal dhe Evropian. Fokusi kryesor i Qeverisë Berisha në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional është sigurimi i cilësisë, ndërtimi dhe zgjerimi i një sistemi modern dhe inovativ të arsimit profesional, në përgjigje të zhvillimit ekonomik të vendit, kërkesave të tregut të punës si dhe zhvillimit të vazhdueshëm të aftësive profesionale dhe qytetarisë së të rinjve dhe të rriturve, mbështetur në politikat sociale favorizuese.  Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8872, datë 29.3.2002  “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, synon përmirësimin e ligjit ekzistues, përshtatjen e tij me gjendjen dhe të ardhmen e sistemit të arsimit dhe formimit profesional (AFP) si dhe harmonizimin e tij me kërkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ndryshimet e propozuara në këtë projektligj mund të grupohen në disa drejtime kryesore:
1. Ndryshime që lidhen me strukturën e sistemit të AFP e cila bazohet në alternativat e kualifikimeve profesionale, të rekomanduara nga Korniza Shqiptare e Kualifikimeve.
2. Ndryshime që lidhen me partneritetin publik dhe privat, si rruga kryesore për zhvillimin e shpejtë të një sistemi inovativ të AFP.
3. Ndryshime që lidhen me partneritetin social që është tashmë një parim bazë për zhvillimin e sistemit të AFP. Projektligji sjell një sërë elementesh të rëndësishme për institucionalizimin e partneritetit social në AFP.
4. Qendrat dhe shkollat profesionale synohet të kthehen në ofrues shumëfunksionalë të AFP, të cilët do të sigurojnë një gamë kursesh, me kohëzgjatje të ndryshme për kategori të ndryshme nxënësish apo pjesëmarrësish.
5. Zbatimi i autonomisë shkollore në fushat e kurrikulës, financimit, personelit dhe menaxhimit në nivel shkolle e më lart, realizohet efektivisht duke e kompletuar me bazën përkatëse ligjore dhe ngritjen e organizmave përgjegjëse për ekzekutim dhe mbikëqyrje.

Last Updated ( Thursday, 09 September 2010 11:57 )
 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.