"Koha e kometës" sjell nga Shkupi trupën ndërkombëtare
 
   
Masiela Lusha, në Tiranë për promovimin e filmit
 
     

Blendina CARA

Aktorja e njohur shqiptare, Masiela Lusha, e cila prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, do të mbërrijë pas dy ditësh në Tiranë. Ajo do të vijë së bashku me një trupë aktorësh të huaj dhe shqiptarë për promovimin e filmit të regjisorit shqiptar, Fatmir Koçi. Skenari i romanit filmit "Koha e kometës", me regji të Koçit dhe në produksion të kompanisë gjermane L.A.R.A Enterprises, bazohet në romanin "Viti i mbrapshtë" i shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare.
Takimi
Në takimin që do të zhvillohet më datë 1 gusht në Tiranë do të marrim pjesë personazhet kryesore të këtij projekti kinematografik. Do të jetë personazhi kryesor, aktori dhe bashkëproducenti Blerim Destani, i cili e luan rolin e Shestanit; partnerja e tij, aktorja Masiela Lusha, e cila e luan rolin e Agnesit; aktori hollivudian Ralf Muler; aktori i njohur televiziv gjerman, Tomas Haince; regjisori shqiptar Fatmir Koçi; shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare; sipas veprës së të cilit është shkruar skenari i filmit "Koha e kometës", producenti dhe menaxheri i përgjithshëm të kompanisë për produkcion L.A.R.A Enterprises Allan Mixhiç. I pranishëm do të jetë gjithashtu edhe drejtori i Qendrës Shqiptare të Filmit, Xhevdet Ferri, i cili në këtë film paraqitet në rolin e investitorit dhe të aktorit, si dhe Volfgang Rul, përfaqësuesi i organizatës INEA (Instituti për Çështje Evropiane), e cila zyrtarisht e përkrah këtë projekt filmik.
Filmi
Xhirimet e filmit po kryhen në Shkup të Maqedonisë dhe do të vazhdojnë të kryhen në Shkup, Kumanovë dhe Bistro deri më 27 gusht. Xhirimet mendohet se do të zhvendosen në Shqipëri vetëm javën e fundit. Aktorë të tjerë që do të interpretojnë në film janë Genti Zenelaj, Xhevdet Jashari, Luan Jaha, Adem Karaga, Marsela Lena, Naomi Valeska, etj.

Kush është Masiela Lusha

Masiela Lusha ka lindur në Tiranë më 23 tetor 1985. Ajo jeton në SHBA, ku është aktore dhe shkrimtare. Ajo është bërë një ndër shkrimtaret më të reja në moshë, kur ka botuar librin e saj të parë më poezi në moshën 12-vjeçare, shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze. Më pas ajo iu fut rrugës së aktrimit dhe ka interpretuar për disa kohë radhazi në serialin televiziv "The George Lopez Shoë", i cili shfaqej në televizionin ABC. Ajo gjitahshtu është shfaqur në filmat "Summoning" dhe "Cherry Bomb".

...................................................................................
Krye  

Regjisorja bullgare, një film të ri me titull "Divorc i stilit shqiptar"

Regjisorja bullgare, Adela Peeva, ka njoftuar se do fillojë xhirimet e një filmi të ri me titull "Divorc i stilit shqiptar". Filmi i regjisores së njohur bullgare rrëfen historinë e tre familjeve shqiptare, pasi regjimi komunist ndaloi martesat e përziera mes shqiptarëve dhe të huajve në vitin 1961, si dhe shkaktoi prishjen e shumë të tillave. Adela Peeva ka studiuar për regji në Beograd, e më pas ka punuar në Sofje. Në vitin 1990 ajo themeloi "Adela Film and TV Productions". Filmi i saj "The unwanted" në vitin 1999 është shfaqur në më shumë se njëzet festivale filmash. Filmi tjetër i saj, "Whose is this song?" dhe ka fituar çmimin e kritikëve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Mumbai dhe është emëruar për çmimin "Prix Arte", pasi u shpall si dokumentari më i mirë i Akademisë Evropiane të Filmit.

E vërteta e fotove të vajzës së Ornella Mutit, e fejuar me shqiptarin

Sipas një agjenti fotografik, i cili ka folur për mediat e ndryshme italiane, fotot që kanë bërë bujë këto ditë në Itali, ku shfaqet vajza e Ornella Mutit, Naike Rivelli, me ish-bankierin Fioranijanë krijuar enkas për të bërë bujë nga agjenti i Rivelli-t, Lele Mora. "Është e lehtë të mendosh se bëhet fjalë për një skup të thurur më parë në tavolinë", është shprehur agjenti fotografik. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, Algen Nikolla, piktor dhe artist shqiptar, i cili prej më se tre vitesh është i lidhur me vajzën e aktores së njohur italiane, Ornella Muti, ka dalë në mbrojtje të së fejuarës së tij, Naike Rivelli. Kjo pasi Rivelli është shfaqur në faqet e revistës "Tu" në disa foto disi kompromentuese me ish-bankierin Gianpiero Fiorani. Nikolla është shprehur për të përditshmet italiane se ai ka besim tek vajza që i rrëmbeu zemrën para tre vitesh. "Për fotot e Naike nuk dua të flas absolutisht. Mund të them vetëm se mes asaj dhe meje s'ka ndryshuar asgjë.

I dashuri i ri i Eliza Dushkut, një lojtar bejsbolli

I dashuri i ri i Eliza Dushkut është Bred Penny, një lojtar i suksesshëm i skuadrës së bejsbollit "Dodgers". Disa prej "website-ve" të thashethemeve në SHBA e kanë konsideruar si të çuditshme lidhjen mes dy personazheve të famshme, secili në llojin e tij, por gjithsesi pranojnë se ata duken me të vërtetë të dashuruar. Penny, sidoqoftë u bë i njohur më së shumti pas lidhjes romantike që pati disa vite më parë me aktoren e njohur Alysia Milano. Ndërkohë, aktorja me origjinë shqiptare sapo ka nënshkruar një kontratë për të interpretuar në filmin "Bottle Shock", një film që trajton një moment të rëndësishëm në historinë e verërave kaliforniane: Provat e Parisit të vitit 19976, kur punishtet e verës së Kalifornisë fituan ndaj atyre gjigande franceze. Eliza Dushku do të ketë rolin e baristes së lokalit.

 
...................................................................................
Krye  

 

Kulture
  Shkurt
..
..........................................
 
..
..........................................
   
..
..........................................
   
..
..........................................