Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, debate për protestat e LSI-së  
   
Gjinushi nis "katarsisin" brenda së majtës    
     

Qamil XHani

Debate mes të majtës nuk ka vetëm në Partinë Socialiste. Nëse Nano deklaron katarsis brenda PS-së, Gjinushi shkon pak më tej, duke kërkuar një pastrim të gjithë të majtës. Replikat dje janë shkëmbyer mes dy selive të partive të koalicionit të majtë, PSD dhe LSI. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, kritikoi ashpër Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe deputetët e PS-së që votuan për zgjedhjen e Bamir Topit President. Sipas Gjinushit, LSI po e shfrytëzon krizën për të fituar pikë, ndërkohë që humbën shansin për të rrëzuar Berishën. Ndërkohë që nga ana e LSI-së nuk ka munguar dhe reagimi. Deputetë të kësaj partie deklaruan se, "e ftojmë Skënder Gjinushin që të lerë pushimet dhe të marrë pjesë në protestat që po bën LSI-ja për energjinë". Nga ana tjetër, kreu i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, u shpreh se do të jetë në mbështetje të reformave që mazhoranca do të ndërmarrë në fushën e drejtësisë.
Debatet
Protestat e LSI-së, sipas kreut të PSD-së, janë vetëm manovra elektorale. Gjinushi komentoi se e majta duhet të pastrohet, pasi mes saj ka shumë elementë që nuk i shërbejnë koalicionit. Ndërkohë duke u ndalur në protestat e LSI-së për energjetikën, Gjinushi nuk i ka kursyer kritikat. "Protesta që e mbajnë qeverinë dhe pastaj kërkojnë ta rrëzojnë, nuk mund të jenë të pranueshme. Protestat janë lojëra për pikë elektorale. Një qeveri e dështuar nuk protestohet, por hiqet. E majta duhet të pastrohet nga politika të cilat që në vitin 2005 nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë përçarë. Nuk bëhet fjalë për deputetë të veçantë, por për liderë brenda opozitës", tha Gjinushi.
Por nuk ka munguar dhe përgjigjja e deputetëve të LSI-së. Të kontaktuar me telefon nga gazeta, zyrtarë të LSI-së, deklaruan se "do të ishte më mirë që Gjinushi të linte pushimet dhe të bashkohej me protestat kundër qeverisë".
Qëndrimi ndaj qeverisë
I pyetur për zgjedhjen e Presidenti, kreu i PSD-së, Gjinushi, u shpreh se e vetmja gjë pozitive që duhet të bëjë Bamir Topi, është që ndryshojë kryeministrin Sali Berisha. "Vendi është në krizë qeverisëse dhe besimi, dhe të tërë janë të vonuar në kërkesën e tyre për të ndryshuar situatën dhe qeverinë. Ne kemi të gjitha shpresat që Bamir Topi t'i kthehet Kushtetues dhe të bëjë të mundur ndryshimin e kryeministrit të vendit", tha Gjinushi. Nga ana tjetër, Ceka mendon se Presidenti duhet mbështetur në reformat e tij në drejtësi. Një deklaratë e tillë duket se garanton dhe votat që i duhen mazhorancës për miratimin e ligjeve të drejtësisë.

Kodheli: Në shtator fillon politika e re e PS-së

Mbledhja e parë e kryesisë së re të Partisë Socialiste ka miratuar planin e hartuar nga kryetari Edi Rama për politikën e re të partisë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli, u shpreh se forumi miratoi kalendarin e takimeve që drejtuesit do të zhvillojnë me bazën për hartimin e programit të ri politik të partisë. Ndërkohë që në të njëjtën kohë duket se dhe ish-kryeministri do të nisë një tjetër tur. Kjo gjë duket se do të sjellë jo pak përplasje në bazën e partisë më të madhe në opozitë. Kodheli u shpreh se një nga risitë e reformimit të partisë është ajo e barazisë gjinore. "E paparë në historinë e Shqipërisë: 50 gra dhe 50 burra, që nënkupton një hap emancipimi, jo vetëm të PS-së, por edhe të shoqërisë shqiptare, do të fillojnë punën e parë mbi bazën e personave", tha Kodheli

...................................................................................
Krye  

Banka Botërore, projekte për ndërtimin e rrugëve rurale

Tani në Shqipëri ka projekte edhe për ndërtimin e rrugëve të zonave rurale. Në një takim të zhvilluar dje mes kryeministrit Berisha dhe drejtorit Ekzekutiv për Shqipërinë të Bankës Botërore, Giovanni Majnoni, është nënshkruar marrëveshja, sipas së cilës, do të lëvrohet një fond për kryerjen e këtyre punimeve. Banka Botërore ka rolin drejtues në këtë projekt, i cili jep ndihmesën e tij në zhvillimin e infrastrukturës, sidomos në zonat turistike dhe ato të prodhimeve bujqësore. Gjatë bisedës me drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë, kryeministri i vendit ka vlerësuar dhe ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e kësaj nisme si edhe për projektet e tjera në fushën e energjetikës, të turizmit dhe furnizimit me ujë.

Depozitat e naftës dhe gazit nga Durrësi shkojnë në Vlorë

Tashmë depozitat e naftës dhe të gazit në portin e Durrësit dhe të Vlorës do të shpërngulen. Shpërngulja e këtyre depozitave do të bëhet brenda një afati kohor prej një viti e gjysmë. Kjo masë është marrë nga qeveria, e cila bën të ditur se këto produkte do të zhvendosen në zona të programuara për aktivitet me orientim energjetik. Ndërkohë ky vendim i qeverisë është nisur të përgatitet në të njëjtën ditë që ndodhi aksidentit i djegies së depozitave të "Taci Oli" në Shëngjin. Aktualisht aktiviteti i importimit, transportimit dhe depozitimit të naftës e gazit dhe nënprodukteve të tyre zhvillohet në portin e kursit dhe zonën e ish-Uzinës së Sodës dhe e Triportit në veri të Vlorës. Ndërkohë shoqëritë që do t'i shpërngulin depozitat janë "Global Petroleum", "Evroil" dhe "Kastpetrol". Kjo masë e re nënkupton nivel më të lartë sigurie si dhe mbrojtjeje nga ndotja në zonat bregdetare.

 
.................................................................................
Krye  

 Politike
  Shkurt
..
..........................................
 
..
..........................................
 
..
..........................................
   
..
..........................................