Propozimet nga të gjitha sekretaritë. Ndryshojnë pagesat për 2008-ën
Tarifat e studimit për 10 universitetet
Blerina KACA
Viti akademik duket se
do t'u kushtojë shtrenjtë studentëve, veçanërisht të gjithë atyre që kanë zgjedhur Regjinë e Filmit, Drejtësinë dhe Ekonomikun. Plot 80 mijë lekë të reja është shuma që kanë propozuar dekanët e Akademisë së Arteve, për degën e Regjisë, ndërkohë që jo më pak se 30 mijë lekë të reja do të kushtojë edhe një vit akademik për Juridik në Universitetin e Tiranës. Po në këtë Universitet, dega e Ekonomikut llogaritet të shkojë deri në 25 mijë lekë të reja, tarifë kjo, e cila pas miratimit nga Këshilli i Ministrave duhet paguar çdo vit deri në përfundim të studimeve. Gazeta "Tirana Observer" boton sot të gjithë propozimet e rektorëve dhe dekanëve për të gjitha degët dhe fakultetet në 10 universitetet e vendit. Universitetet
Tarifat e studimit në fakultetet e rretheve janë të përgjysmuara, krahasuar me ato të Universitetit të Tiranës. Kështu nëse një studenti të vitit të parë, dega e Drejtësisë në kryeqytet i kushton 30 mijë lekë të reja, po kjo degë në Universitetin e Shkodrës është propozuar të jetë vetëm 15 mijë lekë të reja. E njëjta gjë ndodh me të gjitha degët e njëjta me ato të Universitetit të Tiranës, të cilat kanë vlerën më të lartë. Nga ana tjetër është propozuar që për një sërë universitetesh, si ai i Korçës, Durrësit, Gjirokastrës etj, tarifat e studimit të jenë të njëjta dhe të mos ketë asnjë dallim mes degëve. Kështu si lënda e Anglishtes, edhe ajo e Turizmit, apo Administrimit Publik në universitetin më të ri, atë të Durrësit, do t'iu kushtojë studentëve vetëm 12 000 lekë të reja në vit.
Tarifat
Universiteti i Tiranës (të rinj)
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 15 000 lekë
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 15 000 lekë
Fakulteti i Drejtësisë 30 000 lekë
Fakulteti i Shkencave Sociale 30 000 lekë
Mjekësi 25 000 lekë
Farmaci 30 000 lekë
Stomatologji 30 000 lekë
Fakulteti i Infermierisë 25 000 lekë
Fakulteti i Histori-Filologjisë 20 000 lekë
Fakulteti i Ekonomisë 25 000 lekë
Universiteti Politeknik:
Arkitektura 30 000 lekë
Elektronika 20 000 lekë
Elektrik 20 000 lekë
Ing. e Ndërtimit 25 000 lekë
Informatika 15 000 lekë
Mekanika 15 000 lekë
Gjeologjiku 15 000 lekë
Metalurgjiku 15 000 lekë
Tekstil 15 000 lekë
Akademia e Arteve
Regjia e filmit 80 000 lekë
Degët e tjera 30 000 lekë
Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve
“Vojo Kushi” 20 000 lekë
Universiteti Bujqësor:
Ekonomi Agrare 20 000 lekë
Ekonomist agrobiznes 20 000 lekë
Ing. Mjedisi 20 000 lekë
Ing. Pyjore 20 000 lekë
Ing. Agro-ushqimore 20 000 lekë
Mjekësia Veterinare 20 000 lekë
Ing. Agrare 15 000 lekë
Prodhimi Shtazor 15 000 lekë
Ing. e Drurit 15 000 lekë
Inxh/agrare në akuakulturë
dhe menaxhim peshk 15 000 lekë
Universiteti i Elbasanit
Gjuhë-Letërsi 15 000 lekë
Gazetari 15 000 lekë
Punë Sociale 15 000 lekë
Psikologji 15 000 lekë
Degët e tjera 12 000 lekë