“The Independent”: Historia e brezave të dinastive më të njohura  
   
Si e trashëguan pasurinë familjet më të pasura në botë  
     

A kanë dinastitë e pasura trashëgimtarë të lumtur? Disa e kanë quajtur "mallkimi i trashëgimisë", fakti që me gjithë se kanë patur gjithçka në jetë (ndonjëherë më shumë se mjaftueshëm), ata kanë qenë të llastuar, të papërgjegjshëm dhe egoistë. Një biznesmen zotohet se do të japë një bilionë dollarë për bamirësi. Një tjetër familje kërkon trashëgiminë e ndaluar. Të pasurit bëhen të pasur dhe fëmijët e tyre duan të gjithë një copë të tortës. Gazeta "The Independent" boton historitë e familjeve më të pasura në botë, njëkohësisht dinastitë më fatkeqe. Ndërsa do të lexoni për këto histori, do të kuptoni se fjala e urtë "Paratë nuk e bëjnë njeriun të lumtur" merr një kuptim të vërtetë. Paratë jo vetëm që nuk e bëjnë njeriun të lumtur, por ato në disa raste janë burimi i fatkeqësisë. Gati në të gjitha rastet trashëgimtarët më të rinj vuajnë nga abuzimi me alkoolin apo janë narkomanë, si në rastin e John Hervey, markezit të shtatë të familjes Bristol, pasuria e të cilit tani është zhdukur, duke i dhënë fund dinastisë shekullore. Një tjetër trashëgimtar, Charles Churchill, edhe pse vjen nga një ndër familjet më të njohura në botë, dhe në dejet e tij rrjedh gjaku i Winston Curchill, nuk mund të mbajë në dorë as edhe një kuletë. Edhe pse në moshën 51-vjeçare, ai është i njohur për koleksionin më të madh të zakoneve të këqija. Një gjykatës kohët e fundit i dha titullin ironik "një kriminel i zakonshëm", titull që i shkon më shumë se duka i Malborough. Emri i Paris Hilton është më i njohur për publikun shqiptar. Këngëtarja, aktorja dhe trashëgimtarja e 30 milionë dollarëve ka kryer dënimin kohët e fundit në shtetin kalifornian për shkelje të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor. Ajo është një ndër femrat më të pasura për momentin, duke u paguar me miliona dollarë vetëm për një dalje televizive, megjithatë edhe fakti se është personazh publik nuk e lejon të bëjë çfarë të dojë. Një ndër familjet e mallkuara është edhe familja Versace. Motra Donatella, kohët e fundit ka pranuar se ka abuzuar me drogën, dhe vajza e saj e madhe, Allegra, trashëgimtarja e pasurisë, sapo ka dalë nga klinika ku është kuruar për anoreksi.

Familja Getty

Jean Paul Getty i vjetri është ai që ka ndërtuar biznesin e naftës së familjes, duke u bërë kështu një nga burrat më të pasur në botë. Ai u martua pesë herë, duke pohuar: "Një marrëdhënie e gjatë me një grua është e mundur vetëm nëse je një dështim në biznes". Gruaja e katërt, Getty, lindi një djalë, John Paul, i riu, puna e parë e të cilit, për të provuar veten, ishte pompimi i naftës për 100 dollarë në muaj. Në vitin '73, John Paul Jr punonte në Romë si kreu i "Getty Oil Italiana" kur djali i tij, John Paul III, atëherë 16 vjeç, u rrëmbye. Rrëmbyesit i kërkuan 3 milionë dollarë. Familja, duke mos i besuar kërcënimeve, refuzoi. Rrëmbyesit i prenë veshin djaloshit. Familja pagoi. John Paul III u traumatizua dhe përfundoi i droguar.

Familja Onassise

Aristotle Onassis fitonte vetëm 23 cent në orë në punën e parë. Në kohën e martesës me vejushën e John F. Kennedy, kishte ndërtuar një perandori detare me vlerë 500 milionë dollarë. Thonë se Onassis ka shpenzuar 20 milionë dollarë gjatë muajit të mjaltit me Jackie-n dhe zotëronte jahtin më të bukur në histori me emrin "Christina", si vajza me gruan e parë, Athina-n. Por bota shpejt iu boshatis pas vdekjes së djalit, Alexandros, nga përplasja e avionit në vitin '73. Christina nuk shkonte mirë me njerkën dhe secila nga katër martesat e saj përfundoi në divorc. Kur Aristotle Onassis vdiq, ajo trashëgoi 55 për qind të pasurisë. Në vitin '88 ajo vdiq. Pasuria i mbeti vajzës 3-vjeçares, Athina, e cila sot në moshën 22-vjeçare është një nga femrat më të pasura në botë.

Familja Fraser

Fraserët e Lovatit është një nga dinastitë më të njohura të Skocisë. Pasardhësi më i famshëm i shekullit të 20-të, heroi i luftës, lordi Lovat. Megjithatë, vitet e fundit nuk kanë shkuar kaq mirë për familjen. Më 21 mars '95, Fraserët u mblodhën për herë të tretë brenda një viti në kishën në Eskadale për një funeral. Ata vajtonin jo vetëm për humbjen e të dashurve, por dhe për shkatërrimin e një pasurie. I pari që vdiq ishte Adrew Fraser, më i riu. I dyti ishte vëllai i zhytur në borxhe, Simon dhe i treti ishte MacShimi. Titulli i mbeti 18-vjeçarit Simon, i cili duhet të paguante 7 milionë paund borxhe të babait. I riu Simon u detyrua të shesë pasurinë "Beayly" për 1.5 milionë paund.

Familja Hilton

Conrad Nicholson Hilton ndërtoi hotelin në El Paso, Teksas, në vitin '30 dhe më pas ngriti zinxhirin e hoteleve më të mëdhenj në botë. U martua tri herë dhe pati katër fëmijë. Kur vdiq në vitin '79, u la vëllezërve që ishin gjallë 250 mijë dollarë secilit dhe 10 mijë dollarë nipërve dhe mbesave. Pronat e Conrad i shkuan Kishës Katolike Romake. Fëmijët e tij dhe trashëgimtarët e tjerë u çregjistruan nga testamenti. Megjithatë, djali i tij Barron luftoi për testamentin në vitin '88 dhe e transformoi vlerën në 335 milionë dollarë. Djali i Barron, Rick, ka një pasuri të tijën me një vlerë prej 300 milionë dollarësh. Ai ka katër fëmijë, Nicky dhe Paris janë më të njohurat. Paris Hilton, përveç 30 milionë dollarëve të trashëguar ka një karrierë mediatike.

Familja Bristol

Kur policia mbërriti në shtëpinë e John Hervey për të hetuar, u përgjigj shërbëtori i tij. Ata kërkonin të flisnin me markezin e shtatë të Bristolit, por shërbyesi u përgjigj: "Nuk ka arsye ta shqetësoni zotërinë. Sapo ka rënë të flejë". Ishte ora 10 e mëngjesit. Lordi Bristol, i cili vdiq papritur në moshën 44-vjeçare, ka shpenzuar 30 milionë dollarë nga paratë e familjes me festa, kokainë, heroinë dhe helikopterë. Kur u pyet nëse burgu i kishte bërë mirë, ai përgjigjet: "Jo! Burgu është për shtresat e ulëta". Burgosja ishte gjenetike. Babai i tij, Victor Hervey, ka kryer tre vite burg për një grabitje bizhuterish. Pasuria e tyre ka marrë fund, por "saga e Bristolëve" jeton. Mbesat e John, Lady Victoria dhe Lady Isabella, janë aktore dhe yje të televizionit.

Familja Mountbatten

Ata janë aristokratë, banues në pronën "Broadlands", prej 6 akrash në Hampshire, dhe janë të afërm të Mbretëreshës Elizabeth dhe princit Philip. Pikërisht në pronën e tyre këta kanë kaluar muajin e mjaltit. Megjithatë, edhe një familje të tillë e prek tragjedia. Në vitin '79, stër-stërnipi i mbretëreshës Victoria dhe dukës së Edinburgut, u vra nga "IRA", ndërsa peshkonte me nipin, i cili gjithashtu vdiq në Gjirin Donegal. Disa ditë më vonë, nipi tjetër Philip u martua me Penny-n, tani Lady Romsey, dhe mori pronën "Broadlands". Një nga vajzat e tyre, Leonora, vdiq nga një sëmundje në vitin '91. Djali i vetëm, Nicholas, po lufton me alkoolin dhe drogën. Edhe pse është trashëgimtari i 100 milionë pafundëve, prindërit e tij e kanë ndalur të marrë trashëgiminë.

Familja Hesketh

Për 150 vjet, familja Hesketh ka pasur në pronësi Easton Neston, një nga shtëpitë më të bukura në Northamptonshire. Në vitin 1950 lindi Thomas Alexander Fermor-Hesketh. Në moshën 5-vjeçare, pas vdekjes së babait, ai trashëgoi gjithë pasuritë e tij. Në vitin 2004, "Easton Neston" duhet të shitej. Paratë i ka shpenzuar duke kënaqur oreksin për ushqim, verë dhe argëtim. Ndër hobet e tij janë garat me motor dhe politika. Skuadra e tij hyri në garat "James Hunt" në F1 dhe F2 në vitet '70 dhe në vitin '80 hapi firmën e tij të motorëve, por ajo falimentoi, duke humbur kështu 1.8 milionë paundët e investorëve. Ministri në qeverinë e Theçerit, Hesketh, u bë drejtori i thesarit të Partisë Konservatore.

Familja Bismarck

Ndonjëherë emri mund të jetë një trashëgimi më e keqe se pasuria. Stër-stërnipi i kancelarit të famshëm të hekurit në Gjermani, Otto von Bismarck, ka bërë një jetë të qetë si avokat dhe ndërtues në Bruksel. Princi Ferdinand von Bismarck merret me marrëveshje nga një kështjellë në Hamburgn, pronë e familjes. Djali më i rritur, Carl-Eduard e përdor emrin e familjes për të treguar ujë dhe cigare. Vajza Vanessa von Bismarck është partnere e një firme të specializuar për artikuj luksi. Por për kontin Gottfried von Bismarck, fëmija i dytë i princit Ferdinand, gjërat shkuan ndryshe. Me emrin e xhaxhait, i cili ishte i përfshirë në kryengritjen kundër Hitlerit, i riu Gottfried e konsideroi emrin e familjes si një barrë. Ai vdiq në mënyrë të mistershme në vitin '06.

Familja Versace

Gianni Versace mësoi të modelojë nga mamaja rrobaqepëse. Në vitin '78 ai hapi dyqanin e parë me ndihmën e vëllait të madh, Santo. Për dy dekada ishte industria më me influencë në botë. Gjithçka ndryshoi në vitin '97, kur Gianni u godit në kokë nga Andrew Cunanan, një gei dhe vrasës serial. Perandoria Versace u nda mes Santos dhe Donatellas. 30 për qind të kompanisë ia la vëllait dhe 20 për qind Donatellas, por 50 për qind të trashëgimisë së Donatellas ia la vajzës së saj të madhe, Allegra, e cila i trashëgoi në vitin '04, kur mbushi 18-vjeç. Allegra trashëgoi 250 milionë dollarë, një vilë në Koma dhe një shtëpi në Manhatan, ndërsa vëllai i saj, Daniel, 16 vjeç, trashëgoi koleksionin e artit, 10 milionë dollarë. Që pas vrasjes së Gianni-t, familja ka qenë në krizë.

Familja Angelli

Prodhuesi gjigand italian, Giovanni Agnelli, themeloi "Fiatin" në vitin 1899, me një investim prej 400 dollarësh. Ai u bë kreu në vitin '20, duke e vënë emrin e kompanisë në librat e historisë. Pas vdekjes në vitin '45, djali Gianni u bë pasardhësi i dinastisë. Në shtëpinë e tyre, familja Angellis ka të njëjtin status të shenjtë që i është akorduar familjes Kennedy në SHBA. Mashtrime, komplote, çmenduri dhe vdekje e papritur ka karakterizuar klanin. Vendasit thonë se familja Agnelli është prekur nga dyfishi i shkatërrimeve më të tmerrshme. Gianni i ka hyrë luftës në vitin '40 dhe është plagosur dy herë. Djali i ti, Edoardo Agnelli u kthye në mysliman pasi studioi fe në Universitetin Princeton. Shumë shpejt u arrestua për trafikim droge në Kenya, por shpejt vdiq.

Familja Hearsts

Kur ishte 10-vjeç, William Randolph Hearst, trashëgimtari i një pasurie minierash, i kërkoi mamasë nëse mund t'ia blinte kështjellën Windsor. I lindur në vitin '63, Hearst krijoi perandorinë më të madhe të gazetave. Në ato ditë, Hearst shpenzoi 50 milionë dollarë në koleksione arti. Ai ishte blerësi i çerekut të objekteve të artit në botë që janë shitur gjatë kohës së tij. Nipërit dhe mbesat e tij kanë vazhduar të drejtojnë gazetën që ai themeloi. Stërmbesa e tij, Patty, është një nga figurat më të famshme. Në vitin '74 u rrëmbye nga revolucionarë politikë. Ajo u dashurua me rrëmbyesin dhe mediat nxorën foto të saj me automatik. Shpejt doli në 10 personat më të kërkuar. Pas shumë burgimeve, presidenti Bill Clinton i dha lirinë.

Familja churchill

John Churchill, duka i parë i Marlborough, kishte në pronë pallatin Blnheim dhe pronat në Oxfordshire që rrethonin mbretëreshën Anne në vitin 1704. Kjo është një ndër familjet që ka prodhuar numrin më të madh të aristokratëve dhe burrave të shtetit, përfshirë dhe Winston Churchill. Trashëgimtari i sotëm nuk është asnjë burrë shteti. Charles James Spencer-Churchill, 51-vjeç, i njohur si Jamie Blandford, është një nga narkotikët dhe paraprishësit më të mëdhenj. Përdorimi i drogës e ka çuar në sallën e gjyqit në shumë raste. Ai është dënuar tri herë. Kaq i shqetësuar ishte babai i tij për sigurinë e pasurisë, sa në vitin 1994 e hoqi nga trashëgimia. Vitet e fundit, Blandford thotë se ka zënë mend, megjithatë askush nuk ka besim t'i lërë një kuletë në dorë.

Pergatiti: Aurora Foto

...................................................................................
Krye  

Rekomandimet nga ekspertët për të gjitha femrat

Si kthehet një femër në një "perëndeshë seksi"?

Kohët e fundit termi "femra fatale" duket se ka dalë nga qarkullimi. Duket si një ëndërr që një grua të luajë një rol të tillë pas 10 orësh punë, pa përmendur detyrat që duhet të përmbushë në familje. Është për të ardhur keq që femrat nuk po e përdorin më këtë sharm të tyre. Tani ka ardhur koha që femrat të zgjohen dhe të bëhen "perëndesha të seksit". Pikërisht për këtë arsye seksologët rekomandojnë 20 mënyrat për t'u bërë "perëndeshë e seksit".
1- Thuaj disa fjalë partnerit para se të shtrihesh në krevat, që mund të jenë fjalë çfarëdo dhe nuk ka pse të aludohet seksi. Thoni ato fjalë me zë seksi, që të duken të buta dhe deri diku të pista.
2- Mos vish këmishë nate, pasi të kesh bërë një dush. Thjesht mbulohu me një peshqir, mundësisht të shkurtër, pa fshirë pikat e ujit të mbetura në lëkurë. Lëreni që peshqiri të tregojë pjesët më magjepse të trupit tuaj.
3- Bëni ecjen tuaj sa më shumë seksi, duke u përpjekur të lëkundni vithet tuaja dhe mos harroni të mbani drejt kurrizin tuaj që të evidentohet sa më shumë gjoksi dhe të duket me shumë vrull.
4- Një erë e lehtë djerse mund të shtojë kënaqësinë e dyanshme gjatë parapritjes për seks. Kjo nuk do të thotë se ju këshillohet të bëni stërvitje para se të bëni seks, por mund të merrni në konsideratë një zbavitje të vogël në qilim.
5- Shpikni një nofkë për veten tuaj. Diçka të këndshme, të ëmbël dhe të shijshme. Partneri juaj nuk duhet me doemos të dijë për të. Sekreti juaj me siguri që do t'u ndezë.
6- Kollituni pak më shumë se sa duhet. Vishni të brendshme të stilit të lartë, mëndafsh me dantellë. Përsëri nuk keni pse t'ia tregoni ato partnerit tuaj. Thjesht do të vëreni se do të keni një gjendje shpirtërore shumë seksuale, duke ndjerë prekjen e mëndafshit në lëkurën tuaj.
7- Mos qëndroni më në distancë, pasi bashkëshorti juaj mund të mos kuptojë qëllimet tuaja të prapa. Jepini atij një pickim në të ndenjura ose futini duart nën pantallona.
8- Harrojini për disa ditë rrobat e përditshme të shtëpisë. Vishni pantallona të shkurtra me një prerje shumë të shkurtër dhe lini të brendshmet tuaja në sirtar. Nisni një bisedë, përfundimi i të cilës do të jetë zhveshja, në mënyrë që partneri të shohë se ju s'kishit asgjë poshtë.
9- Hartoni vetë një plan seksi të papritur.
10- Vishni fustan të tejdukshëm dhe qëndroni aty ku drita ndriçon më shumë. Së shpejti do ta kuptoni se çdo të ndodhë.
11- Blini një fustan nate apo rrobë shtëpie me shumë kopsa. Lërini disa prej tyre zbërthyer, që të shihni se çdo të ndodhë më pas.
12- Shiheni atë direkt në sy, sikur po kërkoni diçka në sytë e tij. Ai me siguri do t'ju pyesë përse po e vështroni aq shumë dhe një nga përgjigjet tuaja mund të jetë: "Po pyesja veten nëse edhe ti ndjehesh po aq i eksituar sa edhe unë".
13- Një kërcim i improvizuar erotik është gjithnjë i mirëpritur.
14- Në një natë të veçantë harrojeni tharësen e flokëve. Tunduni gjatë kohës që lëvizni nëpër dhomë në një mënyrë shumë seksi, ndërkohë që shkoni të merrni gotat e verës për të ngritur një dolli së bashku me të.
15- Nëse kohët e fundit keni qenë pasive, atëherë vëreni veten në rolin kryesor. Shpesh burrave u pëlqen që të drejtohen nga gratë në momentet e tyre të afshit.
16- Luaj rolin e vajzës lozonjare dhe flirto me të në mënyrë shumë energjike. Ngadalë, por me siguri ripunoni me mënyrat e vjetra të sjelljes, filloni të qeshni nën hundë ashtu si në fillimet e lidhjes tuaj.
17- Hiqini të gjithë peshqirët nga tualeti para se ai të shkojë për të bërë dush. Kur ai t'ju thërrasë për t'ju kërkuar një, futuni edhe ju në vaskë bashkë me të.
18- Mos e rëndoni veten me tualet gjatë natës. Burrave u pëlqen t'u rrëshqasë dora në fytyrën e femrës.
19- Vendosni vetëm pak shkëlqyes në buzët tuaja për t'i ëmbëlsuar ato.
20- Flini e zhveshur. Ju do të ndiheni si një grua e vërtetë vetëm nëse shtriheni lakuriq pranë një mashkulli.

Meshkujt

Kur një çift nuk kuptohet seksualisht

Meshkujt frikësohen se gjatë lidhjeve nuk do të realizojnë intimitet dhe mirëkuptim për jetë të kënaqshme seksuale. Nëse edhe partneri juaj e ndien këtë frikë, është e sigurt se ju nuk flisni hapur për seks. Ju mund të bisedoni për ndjenjat, synimet profesionale, për planet që keni me fëmijët tuaj... por vetëm për seks jo. Ky është problem i shpeshtë midis partnerëve, ngaqë meshkujt mendojnë se seksualiteti është çështje instinktive, shumë e natyrshme për të cilën nuk ka nevojë të flitet. Por pas heshtjes së tij mund të fshihet frika se dëshirat e tij seksuale ju duken të pahijshme. Gjatë aktit seksual ju shikon në sy? Ndjek çdo ndryshim në frymëmarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: "Të pëlqen? Këto shenja nuk duhet lënë pas dore: nëse vazhdimisht është i kujdesshëm, e harron veten dhe mund të ndodhë që ta humbë ereksionin. Një marrëdhënie ka gjithmonë nevojë për përkujdesje.

Meshkujt mendojnë se nuk do jenë të aftë

Frika kryesore e mashkullit është në do të jetë ai i aftë të realizojë një marrëdhënie të plotë dhe të kënaqshme, nga e cila pastaj vjen frika. Është e shpeshtë në fillim të lidhjes ose të kontaktit për një natë. Te çiftet më me përvojë kjo frikë humb ngaqë kënaqësia e partneres është dëshmi e aftësisë të tij. Në qoftë se ai është edhe më tutje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj më të gjatë, pyesni veten - mos është problemi te ju? Ndoshta e vlerësoni ashpër ose mendoni se nuk është mjaft i mirë për ju. Pas aktit, shpeshherë ju pyet: "A të pëlqeu?". Për shkak të ngarkesës së vazhdueshme, nuk mund të arrijë atë që do. Ndonjëherë dëshiron të bëjë më shumë dashuri se sa seks, duke e bërë marrëdhënien të bezdisshme. Në qoftë se doni të keni mirëkuptim, harroni konfliktet, agresivitetin. Mundohuni të krijoni një marrëdhënie më sa më pak komplekse.

Kujdesi i meshkujve ndaj partneres

Studimet më të fundit të psikologëve kanë arritur në përfundimin se kuptimi "mashkull i vërtetë" nuk njësohet me fjalën "rebel", por "i ndjeshëm". Disa vite më parë me "mashkull i vërtetë", etiketoheshin ata që kishin marrëdhënie të shumta seksuale me partnere të ndryshme dhe në shtratin e secilës prej tyre nuk e bënin asnjëherë pyetjen "Të pëlqeu?!". Tani, thonë psikologët, do të dëgjosh nga goja e një femre "ai është mashkull i vërtetë", nëse kujdeset veçanërisht për ndjenjat e saj. Pa pyetur fare për ndjenjat e tyre, sot më e rëndësishmja është të kënaqet partnerja. E frika se "ajo nuk do të arrijë kulminacionin erotik është aq e madhe sa iu shkakton stres dhe ankth. Meshkujt bashkëkohorë më shumë frikësohen se nuk do të kënaqin partneren se sa nga fakti se nuk do të arrijnë kënaqësi për vete, thonë psikologët. Kështu hyjnë në një rreth vicioz: frika shton mundësinë e ejakulimit të parakohshëm.

Marrë nga "TIME MAGAZINE"

...................................................................................
Krye  

Simptomat dhe një paketë këshillash për të luftuar sëmundjen e qafës

Si ta njohim spondiliatrozën, ja shenjat e para që shfaqen

Spondiliartroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Më parë njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së spondiliatrozës grumbullimin e një pjese të gjakut në tru, (që vinte nga palca kurrizore) por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, etj. Ekzistojnë dy tipa të kësaj sëmundjeje. Spondiliatoza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo cervikale e qafës. Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë. Skematikisht mund të dallosh 2 tipa, midis të cilave spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale. Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet intensive.
Spondiliatroza Lumbare
Spondiliatroza lumbare shoqërohet me dhimbje të forta të shpinës, që nuk lejon të bëjë as lëvizjen më të vogël. I sëmuri duhet të qëndrojë në krevat të fortë në mënyrë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, duke vështirësuar lëvizjen.
Spondiliatroza Cervikale
Ky tip i dytë i spondiliatrozës shfaq dhimbje në qafë, përveç se ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, mpirje të krahut, shtrëngime të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje ndërmjet shpatullave.
Shkaqet
Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, Dëmtimi vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike dhe streset psikologjike.
Disa këshilla për të shmangur spondiliatrozën
Qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit. Të këshillueshme janë banjat termale, të cilat janë shumë të mira për qetësimin e dhimbjeve të mesit. Nëse dhimbjet janë shumë të forta atëherë nevojitet ndihma e mjekut. Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku. Është mirë të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit. Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm. Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.

Keshilla

Një paketë këshillash për të kuruar spondiliatrozën:

1- Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për
muskujt e qafës
2- Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare
3- Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të
lartë
4- Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për
sëmundjen
5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë
6- Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në
mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës
7- Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin
8- Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol
dhe aspirina

Nga se shkaktohet spondiliatroza

Spondiliatroza, është kryesisht sëmundje që prek të gjithë ata njerëz që kanë punuar në fabrika, uzina, në minierë. Kjo pasi helmet me të cilat punohet zakonisht në të tilla vende shkaktojnë dëmtime të sistemit nervor, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Specialistët tregojnë se spondiliatroza është edhe shfaqje e gjumit të keq në mënyrë të vazhdueshme, si dhe shfaqje e dëmtimit të sistemit nervor. Kohët e fundit është arritur në përfundimin se edhe ata njerëz të cilët nuk i mbajnë shpatullat e tyre drejtë dhe kanë probleme me mënyrën e qëndrimit, janë të "kërcënuar" nga spondiliatroza. Ajo shfaqet edhe në rastet kur ke punuar gjithë kohën në një ambient të mbyllur dhe nëse ke pasur kontakte të ndryshme me përbërje kimike, helme.

Ushtrimi fizik kuron spondiliatrozën

Ushtrimet aerobike dhe kohët e fundit fitnesi, është një ndër aleatët më të mirë për të larguar sëmundjen e spondiliatrozës. Sipas specialistëve, çdo njeri duhet të bëjë të paktën 10 minuta ushtrime në ditë për të vënë në lëvizje muskujt e kokës, që kanë edhe lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Sipas specialistëve çdo mëngjes koka duhet të lëvizet mbi 20 herë majtas-djathtas, dhe qafa duhet të rrotullohet po kaq herë, dhe menjëherë pas ushtrimeve duhet të bëhet një dush me temperaturë normale. Të gjitha këto shërbejnë për të evituar dhimbjet nga spondiliatroza gjatë ditës. Shkencëtarët kanë zbuluar se fizkultura është mënyra më e mirë për të luftuar sëmundjen. Ajo ndihmon në ringjalljen dhe rifunksionin e muskujve dhe indeve.

Dhimbjet e shkaktuara nga spondiliatroza

Dhimbjet "zgjohen" lehtësisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth. Një nga metodat e kurimit është psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë, shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë i një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë. Për ata që vuajnë nga ngacmime të shpeshta është e këshillueshme një terapi e plotë, e cila përfshin një gamë të gjerë ilaçesh si: propanol, metirsegide, pizotifene, amitriptilina e fenelzin.

Moshat që prek spondiliatroza

Spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës. Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve, sidomos sedativët dhe antidepresivët; ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme. Kohëve të fundit në përdorim ka hyrë një ilaç: sumatriptan, që është një antagonis specifik selektiv ndaj receptorëve të serotoninës.

 
.................................................................................
Krye  

 



Speciale
  Si kthehet një femër në një "perëndeshë seksi"?
..
..........................................
  Si ta njohim spondiliatrozën, ja shenjat e para që shfaqen
..
..........................................
   
..
..........................................