Të fundit që u blenë, Endri Vrapi, Jetmir Hyka dhe Daniel Xhafaj
 
   
Merkatoja, blerjet e fundit të klubit bardheblu
 
     

Entela RESULI

Tashmë meraktoaj e klubit të Tiranës konsiderohet përfundimisht e mbyllur dhe tri blerjet e fundit nga klubi bardh e blu i kryeqytetit konsiderohen mjaft shpresëdhënëse. Burime nga kjo skuadër bëjnë të ditur se do të jenë këto prurje që do të rrisin nivelin e lojës së kësaj skuadre për sezonin e ardhshëm. Nga po të njëjta burime, bëhet e ditur se ardhja e tre lojtarëve do të rrisë nivelin e lojës, pasi konsiderohen prurje cilësore. Lojtarët që do të aktivizohen janë mbrojtësi Endri Vrapi, i cili konsiderohet si një lojtar vital dhe i suksesshëm në dy skuadrat ku është aktivizuar, te Elbasani dhe Teuta. Endri Vrapi është i vetmi futbollist që ka arritur të fitojë trajneri i kombëtares sonë nga ndeshja miqësore ndaj Gjeorgjisë. Mbrojtësi i Elbasanit ishte ndër më të mirët e skuadrës sonë. Vrapi, në ndryshim nga miqësorja me Lituaninë ku u fut në lojë vetëm në minutat e fundit, në ndeshjen me Gjeorgjinë ka luajtur për 90 minuta. Tashmë mbrojtësi verdheblu mund të themi se është një nga kandidaturat kryesore për një vend si titullar në këtë ekip përfaqësues. Ndërkohë emri që prezupozohet që do t'i japë një përmirësim të konsiderueshëm mesfushës bardheblu është Jetmir Hyka, i ardhur nga ekipi grek i Olimpiakosit. Në një intervistë përpara disa kohësh Hyka është shprehur se në stilin e lojës dhe vendosjen në fushë do të thosha se i ngjaj Leo Mesit. Natyrisht kam për të mësuar dhe do më duhet të punoj shumë që t'ia arrij. Diego Maradona është idhulli im. Maradona është futbollisti që adhuroj më shumë se këdo, dhe për këtë fakt më kanë ngjitur dhe nofkën "Maradona shqiptar". Një tjetër që pretendohet se do t'i dhurojë gola Tiranës, është Vlonjati Daniel Xhafaj, i ardhur së fundmi në këtë skuadër, konsiderohet si një nga golashënuesit më të spikatur të kampionatit shqiptar. Xhafaj, një ndër lojtaret më të përfolur të merkatos, pa dyshim që është sulmuesi i Teutës, autor i 20 golave në kampionatin e kaluar, duke u renditur në vendin e dytë të shënuesve më të mirë, pas Sinanit. Për të janë të interesuara jo vetëm skuadrat e kategorisë superiore të vendit tonë, por dhe disa klube të huaja, menaxherët e të cilëve duket se kanë kontaktuar me lojtarin gjate kësaj periudhe që ai është i grumbulluar me ekipin kombëtar.

...................................................................................
Krye  

FSH: Të shpejtohen regjistrimi i lojtarëve

Federata Shqiptare e Futbollit u bën thirrje të gjithë lojtarëve që të shpejtojnë procedurat për regjistrim. Në këtë mënyrë FSHF-ja, duke para vonesat e regjistrimit të lojtarëve, ka lajmëruar drejtuesit e klubeve të futbollit të zbatojnë më përpikmëri rregulloren e federimit të futbollisteve brenda afateve kohore të caktuara. Sipas një njoftimi për shtyp të kësaj federate, në listën e federimit rezultojnë vetëm 25 futbollistë. Në këtë numër të caktuar futbollistësh, detyrimisht 6 prej tyre janë 21 vjeç. Stafi teknik duhet të përcaktohet nga lista e aprovuar e trajnerëve të licencuar.

Curri dëmtohet, po s’mungon në ndeshjen me Holandën

Debatik Curri, nën mbikëqyrjen e mjekëve të Vorsla Poltavës, ka dëmtuar muskujt e barkut dhe për këtë arsye është nën mbikëqyrjen intensive të tyre. Stafi teknik i skuadrës së Premier Ligës ukrainase bëri të ditur se mbrojtësi i skuadrës sonë kombëtare, është dëmtuar, dhe për këtë arsye lajmërohet zëvendësimi i tij në ndeshjen e fundjavës përballë Tavrija Simferopol. Në një konferencë për shtyp, trajneri i skuadrës ku luan Curri, Sergio Mrozov pohoi se mjekët e skuadrës po kujdesen për 23-vjeçarin, duke u shprehur me nota optimiste rreth këtij dëmtimi.

Caktohen gjyqtarët e ndeshjes miqësore Shqipëri-Maltë

Shqipëri-Maltë, miqësorja ndërkombëtare që do të zhvillohet, më 22 gusht 2007, në prag të takimit zyrtar Shqipëri-Holandë (12 shtator) për kualifikueset e Euro 2008, do të gjykohet nga një skuadër gjyqtarësh turq, me kryesor Ismet Arzuman. Ndihmës të tij janë Baku Tuncay Akin dhe Serkan Akarca. Takimi do të zhvillohet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", ora 20:45. Vitin e kaluar, po më 22 gusht, Shqipëria fitoi në transfertë ndeshjen miqësore me San Marinon (3-0) që ishte edhe para nën drejtimin e Oto Bariçit.

 
...................................................................................
Krye  

Sport
  Shkurt
..
..........................................
   
..
..........................................
   
..
..........................................